Author: almakos

Me miratimin e rendit të ditës filloi diskutimi për nevojën për ndryshimin e Kushtetutës. Pika e parë dhe e vetme e rendit të ditësh ishte Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, dhe i njëjti ishte miratuar me 70 vota “për”.Për votimin e nevojës për ndryshime kushtetuese janë të nevojshme 80 deputetë.Në momentin kur rendi i ditës është votuar me 70 vota, opozita ka duartrokitur sepse pushteti nuk kishte 80 deputetët. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, para nisjes së seancës për ndryshimet kushtetuese, tha se sot është ditë e rëndësishme.Ai gjithashtu theksoi se partitë në pushtet “frontin evropian e kanë pasur vetëm për ta mbajtur gjallë qeverisjen”. “Sot është dita e rëndësishme ku do t’i shohim. Sipas informatave, dmth “frontin evropian” e kanë pasur vetëm për ta mbajtur gjallë qeverisjen, jo integrimet apo interesat strategjike të shtetit”, tha Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Partia në pushtet LSDM, thotë se seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë se kush është “për” dhe “kundër” BE-së.“Nuk ka më vend për Hristijan Mickoskin dhe manipulimet e tij para opinionit. Seanca e sotme në Kuvend, ku do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, do të tregojë nëse Mickoski dhe janë pro apo definitivisht kundër BE-së”. “Ndryshimet kushtetuese e forcojnë karakterin multietnik dhe identitetin maqedonas, sepse gjuha maqedonase është e njohur në BE dhe me kornizën negociuese dhe për shkak të definimit të veçantisë maqedonase”. “Por Mickoski me shumë lehtësi thotë se është i gatshëm ta bllokojë të ardhmen evropiane…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.08.2023) ka zbatuar kontroll të forcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 359 drejtues automjetesh. Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në ndërkohë në vendbanim kanë tejkaluar shpejtësinë 202 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 157. “Kontrollet…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore të RMV-së zhvillohet pa ndërprerje.Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM. “LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, shtojnë nga aty. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se seanca e nesërme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit tonë, thuhet në kumtesën e integristëve. “Rrjedhimisht, BDI apelon tek të gjithë deputetët që të reflektojnë mbi rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona integruese europiane.Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundshme, vetëm që mos të bllokohet procesi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njofton se sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane në vend, Angela Aggeler me të cilën kanë biseduar për të ardhmen evropiane të vendit dhe për ndryshimet kushtetuese. “Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler, biseduam për mbështetjen e partnerit tonë strategjik SHBA-të për rrugën evropiane të vendit dhe hapat e ardhshëm, i cili është i përhershëm dhe i fuqishëm. Na presin vendime të guximshme dhe të vështira, të 120 deputetët duhet të tregojnë sjellje shtetërore, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të njohur se nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. “Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, Kovaçevski nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën, le të përgatitet për një largim të shpejtë. Po të kishte Kovaçevski deputetë për amendamentet kushtetuese, do t’i kishte votuar shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë. Ndërkohë…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ndërmarrje së Transportit Publik sot kanë marrë pagën e muajit korrik, e më pas heqin dorë nga protestat e paralajmëruara për nesër. Këtë informacion e ka marrë kryetari i njërës prej tri sindikatat përfaqësuese të NTP Shkup. Një ditë para hyrjes në objektin e Qytetit të Shkupit, sindikatat kërkuan pritje dhe takim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për zgjidhjen e problemit të vonesës së pagave, por nuk u zhvillua asnjë bisedë. Megjithatë, rrogat janë lëshuar në llogaritë e tyre. Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar as punëtorët e ndërmarrjes publike nuk dolën për…

Lexo më Shumë

80 deputë,  aq edhe sa duhen për të ndryshuar kushtetutën, nuk i nevojiten qeverisë, por ju nevojiten qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kavaçevski. Ai thotë se Qeverisë i nevojiten 61 deputetë për të marrë vendim para zgjedhjes së qeverisë së ardhshme, por për Maqedoninë Evropiane nevojiten 80 deputetë. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Qeverisë i duhen 61 deputetë që të mund të punojë deri në qeverinë e ardhshme. Një shumicë prej dy të tretash është e domosdoshme për çdo qytetar në vend. Kur themi 80 deputetë, këta  nuk i duhen qeverisë, por qytetarëve të këtij vendi.…

Lexo më Shumë

Nëse me të vërtetë duam të mirën për vendin dhe duam ta arrijmë qëllimin – deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut është anëtare e BE-së, tani është koha ta tregojmë në veprim, porosit në një intervistë për “Civil media”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në prag të seancës së nesërme kuvendore për ndryshimet kushtetuese.Mariçiq thotë se tani nuk është koha për populizëm dhe se bllokadat e opozitës sjellin izolim, pasiguri për shtetin dhe hapin hapësirë për ndikime të palëve të treta. “Ikja nga marrja e vendimeve shtetërore dhe mospjesëmarrja në procesin më të rëndësishëm kombëtar vetëm sa e…

Lexo më Shumë

Ljubomir Joveskit po i kërkohet dorëheqja nga pozita e kryeprokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e ka theksuar Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit, të cilët theksojnë se hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë. PLATFORMA E ORGANIZATAVE CIVILE PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT “Nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në…

Lexo më Shumë