Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ka qenë i ftuar në stacion policor në bisedë informative.“Arsyet mi treguan dhe kanë vendosur t’i kem dy dënime për kundërvajtje. Arsyeja është vizita e kryeministrit të Kosovës në Çair”, ka deklaruar Ganiu, raporton SHENJA.Ai tha se me sinqeritetin më të madh konfirmon se emri i Adem Demaçit në atë rrugë është shumë i qëlluar, ngase fryma e tij është ende gjallë.“Jemi kthyer në kohën kur njerëzit thirreshin në biseda informative, në kohrat e diferencimit, jemi kthyer në kohat kur incizoheshin njerëzit kush ishte aty dhe ju bëhet shtypje në punë…
Author: almakos
Njejtë sikurse edhe kryetari i komunës së Cariti, Visar Ganiu, edhe ai i komunës së Tetovës, Bilall Kasmi është ftuar në stacion policor.Arsyeja kryesore është organizimi dhe pritja që ju bë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar.Një nga arsyet është shfaqja e flamurit me Shqipërinë etnike në koncertin në Tetovë, e që ngjalli shumë debate në opinion. /SHENJA/ MARKETING
Kryetari i Komunës së Çairit, VIsar Ganiu për momentin gjendet në stacion policor ku po jep deklaratë në lidhje me organizmin për pritjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.Një nga arsyeja është edhe shfaqja e flamurit të Shqipërisë etnike, në koncertin në Tetovë. MARKETING
Faton Ahmeti nga Fondi Shëndetësorë ka dhënë dorëheqje.Ai tha se angazhimin e tij do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!Ky është postimi i plotë i z.Ahmeti:Të dashur qytetarë,Të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë.Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe.Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit! MARKETING
Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, foli për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në Rajon. Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë, por sipas tij qëllimi politik është më e thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë. “Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen…
Zjarri që lëvizte drejt fshatit Koshino, Komuna Dollneni, me aksion kryesisht preciz dhe të koordinuar të Er Traktorëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është vënë nën kontroll, kumtoi dje Qendra për menaxhim me kriza.Nga atje mbrëmë njoftuan se ende digjen ende dy vatra me shkurre, ndërsa në terren ende janë aktiv zjarrfikësit e NJTZ Prilep. “Herët në mëngjes, me agimin e parë, do të vazhdojmë shuarjen e zjarrit, i cili presim të shuhet gjatë natës. Dy helikopterë të policisë do të jenë gati të ngrihen në orën 5:00 nëse gjykojmë se ka nevojë për angazhimin e tyre”, thonë nga…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka iniciuar iniciativë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për rikthimin e emrit “Brigada e Dytë Maqedonase” e cila nga Këshilli i mëparshëm është ndryshuar në “Adem Demaçi”. “U bëjë thirrje Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë në favor të këtij propozimi vendimi, me të cilën do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të Brigadës së Dytë të Maqedonisë nga të gjithë etnikumet të cilët kanë dhënë jetën e tyre në mbrojtje të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit. Ajo ka apeluar që kjo iniciativë të mos politizohet e…
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj hulumtimit të “IRL-së”, duke bërë të ditur se si institucion i lartë shëndetësor, nuk kanë paguar asnjë qindarkë për ambulantët (spitalet modulare), kjo konkretisht për spitalin modular në Tetovë. “Ministria e Shëndetësisë mohon plotësisht dhe hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se Ministria e Shëndetësisë ka paguar para për objektet modulare të Shsh Shkup. Kjo është absolutisht e pavërtetë”, thuhet mes tjerash në reagim. Bëjnë të ditur se me marrjen e detyrës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti u zotua të zhbllokojë të gjitha procedurat për ndërtimin…
Sali Berisha ka reaguar pas debateve dhe kritikave ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh i lënduar ndaj deklaratave të presidentit maqedonas Stevo Pendarovski për emërtimin e një rruge në Çair me emrin Adem Demaçi. Përmes një shkrimi në Facebook, Pendarovski e cilësoi tubimin në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike”. Sipas tij në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Maqedonisë si një shtet shumëetnik” dhe kërkoi ndëshkimin e organizatorëve të tubimeve në Tetovë dhe…
Nisja e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, duhet të pres edhe ca kohë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rrustemi për TV Shenja thotë se janë duke pritur që të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Kosovës dhe më pas të gjendet projektuesi dhe do të vendoset për detajet e tjera. Kjo sipas tij, mund të ndodh për disa ditë, e më së voni deri në shtator. Për këtë çështje, drejtori Rrustemi pati dhënë deklaratë për gazetarët para rreth dy muajsh. Ejup Rrustemi, Drejtorii Ndërmarrjes Publike “Ne jemi në fazën bashkë me Ministrin e Transportit si Ndërmarrje Publike,…
Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, deri tek Këshilli i Qytetit të Shkupit, ka iniciuar iniciativë për rikthimin e emrit “Brigada e Dytë Maqedonase” e cila nga Këshilli i mëparshëm është ndryshuar në “Adem Demaçi”. “U bëjë thirrje Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë në favor të këtij propozimi vendimi, me të cilën do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të Brigadës së Dytë të Maqedonisë nga të gjithë etnikumet të cilët kanë dhënë jetën e tyre në mbrojtje të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, raporton SHENJA. Ajo ka apeluar që kjo iniciativë…
Prokuroria Publike dhe ekipi e Prokurorëve Publik të cilët kanë punuar në lidhje me lëndën për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, i hedhin poshtë pretendimet në emisionin e IRL-së. Nga Prokuroria thonë se qëllimi është të bëhet diskreditim dhe pa ndonjë interes real të prezantohet e vërteta, në emisionin me vetëdije po bëhet manipulim i rëndë i informacioneve, të cilat, thonë nga Prokuroria janë të gatshëm ta dëshmojnë me më tepër shembuj. “Është absolutisht e pavërtetë se të dhënat e hetimit nga ekspertet gjermanë aspak nuk janë prezantuar në procesin gjyqësor. Ekspertiza zyrtare nga Instituti Forenzik dhe laboratorit nga…

