Author: almakos

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e në Tetovë dhe reagimeve që rrodhën në opinion pas kësaj vizite, veçmas për pjesën e ikonokografisë, nuk mbeti indiferent as presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thuhet në reagimin e Alternativës. Ata thonë se presidenti i shtetit duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë.“Ashtu siç e kemi thënë shumë…

Lexo më Shumë

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme theksuan se pensionet prej 12 mijë denarëve (194 euro) janë shumë të ulëta, gjë që sipas tyre, është e turpshme për shekullin e 21-të dhe kërkuan rritjen e tyre.Pensionistët gjithashtu kërkuan që shteti të jep llogari se ku shkojnë paratë e tyre që i japin nëpërmjet shoqatës së pensionistëve. “Ne kërkojmë 20 mijë denarë (324 euro) pension plus 3 mijë rritje, jo rritje lineare. Ku janë pensionistët me pension të madh, të solidarizohen me ata me pensione të vogla që humbën vendin e punës për shkak të falimentimit dhe marrin 9.000…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13,7 për qind e fëmijëve kanë lindur në lidhje jashtë martesore, për dallim nga Evropa Perëndimore dhe Veriore ku më shumë se gjysma e fëmijëve të lindur të gjallë janë nga prindër të pamartuar, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat.Në Evropë, më pak fëmijë të lindur jashtë martese sesa në Maqedoninë e Veriut, ka në Turqi (2.8%) dhe në Bjellorusi (13.0%). Nga vendet e rajonit, në Greqi 16,5 për qind e lindjeve të gjalla janë nga prindër të pamartuar, në Kroaci 23,6, në Serbi 30, në Slloveni 57,7 dhe…

Lexo më Shumë

Një person i vdekur dhe tre të lënduar kanë mbetur nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kriva Pallankë – Rankovcë – Kumanovë.Nga MPB njoftojnë se personi që ka ndërruar jetë është 21-vjeçari, drejtues i makinës së aksidentuar (Audi). “Me datë 14.08.2023 në ora 01.28 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Rankovcë, në fshatin Lubinci, I.M. nga Kriva Pallanka, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur në mburojat e rrugës. Nga plagët e marra drejtuesi I.M. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e…

Lexo më Shumë

Të premten në Kuvend duhet të fillojë mbledhja plenare për ndryshimet kushtetuese. Procedura tashmë ka filluar me atë që më 25 korrik, Komisioni për ndryshime kushtetuese e votoi nevojën për miratim të ndryshimeve kushtetuese dhe konkludimeve të cilat ia kaloi Kuvendit. Intervenimet në Kushtetutë kanë të bëjnë me shtimin e pjesëve të popujve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 nga Kushtetuta, gjatë numërimit të disa popujve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli…

Lexo më Shumë

“Narrativi i “Shqipërisë së Madhe” është pasqyrim i frikës së BDI-së për humbjen në zgjedhje, e cila pashmangshmërisht do të pasojë. Bashkimi i shqiptarëve në dimensionin kulturor e shpirtëror dhe jo në dimensionin territorial është thelbi dhe themeli i vetë BE-së. Askush nuk ka dyshime se opozita e bashkuar shqiptare është një aktor i drejtpërdrejtë në arritjen e anëtarësimit të plotë në BE. Ndryshe nga kushdo tjetër, ne kurrë nuk do të abuzojmë me BE-në dhe NATO-n për marrëveshje korruptive dhe përfitime personale”, thuhet në komunikatën e Alternativës. MARKETING

Lexo më Shumë

“Nuk na solli këtu inati, por koshienca, nuk na solli lakmia, por na frymëzoi vullneti, nuk u bashkuam për të qenë kundër, por për të qenë prijës, nuk u tubuam nga mllefi, por nga entuziazmi”. Nën premtime të shumta, se do të jetë ndryshimi në skenën politike, Izet Mexhiti zyrtarizoi partinë e tij “Levizja Demokratike”. Mexhiti tha se do të jetë zëri i atyre që deri sot kanë qenë të lënë nën hije dhe do të vë në funksion, potencialin e pashfrytëzuar të shoqërisë, e posaqërisht potencialin e femrës. Izet Mexhiti, kryetar i Partis Demokratike “Nuk do t’ju drejtoj komplimente…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti në Kuvendin Themelues të Lëvizjes Demokratike, tha se në këtë vend nuk i solli inati por koshienca, “nuk na solli lakmia por vullneti, nuk u bashkuam për të qenë kundër, por për të qenë prijës, na solli këto dëshira për t’i lëvizur gjërat përpara”. “Sot nuk mund të themi se partitë janë risi, rritmi i frymëmarrjes ditore sikur ka mbuluar entuziazmin, por shpresa nuk vdes asnjëherë dhe prania juaj sot këtu e konfirmon këtë të vërtet absolute, për tu rreshtuar pranë Lëvizjes për të rikthyer demokracinë në shoqërinë tonë”, tha Mexhiti, duke thënë se tani ato veprojnë më…

Lexo më Shumë

Partia Politike e themeluar nga Izet Mexhiti e që do të quhet Lëvizja Demokratike, ka caktuar për ditën e diel zhvillimin e Kuvendit Themelues ku pritet të zgjidhen organet partiake.“Mbajtja e Kuvendit themelues të Lëvizjes Demokratike erdhi pasi ditë më parë në afat rekord u mblodhën nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e partisë. Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur ditë më parë në zyrat e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV. Nga ana tjetër Lëvizja Demokratike tanimë ka përzgjedhur edhe logon partiake përmes konkursit publike, njëlloj sikurse edhe…

Lexo më Shumë

Njëzet e dy vjet më parë sot u nënshkrua Marrëveshja Kornizë, e cila i dha fund konfliktit disamujor në vend në vitin 2001.Në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare organizon për herë të dytë Shkollën për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” (PFD) me mbi 80 pjesëmarrësit.Siç njofton Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare, përmes “Dialogut të Forumit të Paqes” të rinjve u jepet mundësia të marrin njohuri për funksionimin e sistemit politik në vend, zbatimi i politikave që rezultojnë…

Lexo më Shumë

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë dhe pritja madhështore që iu bë atij sidomos në rajoninn e Sharrit ka ngjallë reagime nga partitë maqedonase dhe organizatat maqedonase. Organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën e të premtes në Shkup dhe Tetovë të kryeministrit Kurti dhe aktivitetet, sipas tyre, të organizuar nga opozita shqiptare ika cilësuar si grusht shteti. Sipas tyre Kurti dhe opozita shqiptare shpallën të premten fitoren e popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së.  DIASPORA MAQEDONASE “Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka…

Lexo më Shumë

Tani është koha për vendime të guximshme për të ardhmen evropiane të të rinjve. Kështu thotë kryeminsitri i vendit, Dimitar Kovaçevski, në urimin e tij, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, e cila shënohet më  12 gusht. I pari i qeverisë tha se nga viti 2018 e deri më sot, mbi 80 mijë të rinj i janë bashkuar “Garancisë  për të rinjtë”, ndërsa gati 40 për qind e pjesëmarrësve në këtë masë kanë marrë ofertë për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe trajnim dhe janë përfshirë në praktikë. DIMITAR KOVAÇVSKI, KRYEMINSITËR I RMV-SË “Të rinjtë janë bartës të progresit në…

Lexo më Shumë