Korrupsioni në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 është ulur për 22 për qind në krahasim me vitin e kaluar, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.Ministri njofton se në gjysmën e parë të vitit janë evidentuar 47 vepra penale, 80 kryerës janë paraqitur penalisht dhe dëm material mbi 92,7 milionë denarë. Po ashtu, 26 vepra penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare me elementë korruptiv dhe nëntë vepra penale për punë nga pakujdesia. Gjatë kësaj periudhe janë kryer gjashtë vepra për marrje ryshfeti, katër për dhënie ryshfeti dhe një vepër penale për pastrim parash dhe produkte të tjera…
Author: almakos
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (10.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 261 masa.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 261 masa, nga të cilat 74 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tre…
Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler në intervistën e saj për Kanal 5 u shpreh se korrupsioni vazhdon të jetë sfida më e madhe e Maqedonisë së Veriut. “Sfidë ka qenë edhe më parë. Ka problem sistematik që nga pavarësia para 31 viteve dhe për këtë arsye nuk mund të akuzojmë vetëm Qeverinë apo ndonjë institucion tjetër”, u shpreh Aggeler. Sipas saj, përgjegjësia është mbi gjyqësinë dhe çdo qeveri dhe se korrupsioni nuk ndodh vetvetiu. “Nuk mund të jem vetëm unë e korruptuar. Është prodhim i individëve, i qytetarëve dhe personave zyrtar. Shpresoj të kemi ndryshime”, u…
Në pikun e veres çmimet e frutave dhe perimeve vazhdojnë të mbeten të larta dhe të papërballueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. TV SHENJA vizitoi tregun e gjelbërt në Shkup, ku pa nga afër çmimet e frutave dhe perimve të cilat ishin më të larta se viteve të kaluara. Specat 80 denarë kilogrami, domatet 60 denarë kilogrami, bostani 30 deri në 40 denarë kilogrami, këto ishin disa nga çmimet e frutave dhe perimeve që ishin në treg. Qytetarët, madje edhe ata që nuk jetonin këtu por, jashtë vendit thonin se nuk e dinë se si arrijnë të mbijetojnë qytetarët…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi sot në Rosoman, ku jetën humbën 2 person.Fillimisht janë përplasur dy makina, më pas një automjet mallrash ka dalë nga rruga në mënyrë që të evitojë aksidentin, ndërsa makina e katërt ka goditur automjetin e mallrave.“Sot rreth orës 06:30 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep – Rosoman, afër vendit të quajtur “Kamen doll”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Fiat Doblo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.Gj.(55 ) nga Prilepi dhe veturës së pasagjerëve “Volksëagen Golf”…
Gjatë ditës së djeshme (09.08.2023) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar i aksionit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 212 drejtues mjetesh. Prej tyre 133 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 36 kanë vozitur pa patentë shofer, tri motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimi i shumë zhurmës, si dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera. MARKETING
Ministria e Punëve të Brendshme sot publikoi shpallje publike për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës polic, në pajtim me nevojat organizative, në pajtim me dispozitat e Ligjit për punë të brendshme dhe policinë, si dhe në pajtim me aktet përkatëse nënligjore. Në të vërtetë, për vendin e punës polic në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup kërkohen 300 kandidatë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër janë hapur vende për 100 kandidatë, pranimi i 30 kandidatëve është mundësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, nga 20 kandidatë është mundësuar në Sektorin e…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc është vërejtur rritje e frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje njoftojnë se nga ora 06:40 është ndërprerë komunikacioni në rrugën Prilep-Gradski, për shkak të një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur në vendin e quajtur “Kamen Dol”.…
Qyteti i Shkupit gjatë verës mbushet me turistë nga vendi dhe nga jashtë, por ajo që më shumti bie në sy është ardhje e mërgimtarëve. Televizioni Shenja vizitoi njërin ndër vendet më të preferuar të mërgimtarëve , Çarshinë e Vjetër, ku ata edhe pse kanë disa ankesa për çmimet e larta, megjithatë deklarojnë se kalojnë bukur dhe se ja vlenë të vizitohet ky vend. QYTETAR “Shumë mirë, çmimet janë të larta në krahasim me Gjermaninë. Çarshia e Vjetër nuk është më ajo Çarshija që ka qenë, për arsye se ka ndryshuar infrastruktura, ka ndryshuar arkitektura e Çarshisë së Vjetër, prej…
Partitë shqiptare në opozitë, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja demokratike e Izet Mexhitit nuk e mbashtesin Manifestin e Partive në pushtet për negociatat me Bashkimin Europian. Nga Lëvizja Besa thonë se I ashtuquajturi manifest nuk është gjë tjetër përveç se tentativë për të manipuluar opinionin, e në praktikë gjithçka veprojnë kundër anëtarësimit në BE dhe vlerave të BE. Sipas tyre, “Më e logjikshme për partitë në Qeveri do të ishte të nënshkruajnë “Manifest” për atë se: Si do të luftohet krimi dhe korrupsioni, si të zbardhet rasti “Soravia” dhe keqpërdorimet e pushtetit nga ministrat e BDI, LSDM, të cilët tash…
Partneriteti dhe qasja gjithëpërfshirëse në krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike të Qeverisë po jep rezultate. Përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, Qeveria që nga vendosja e tij, gjegjësisht në periudhën 2018-2022, me rreth 57 milionë euro ka mbështetur 630 kompani të cilat kanë investuar mbi 340 milionë euro. Besimi i subjekteve afariste në institucionet dhe politikat tona ekonomike po rritet nga viti në vit, numri i marrëveshjeve të nënshkruara për mbështetje financiare të kompanive është në vazhdimësi po rritet, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Sipas tij, që nga hyrja në fuqi të Ligjit në vitin 2018,…
Afati për aplikim për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë për vitin akademik 2023-2024, skadon nesër. Paraqitja bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në konkursin e publikuar, pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. “Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës – subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë,…

