Presidenti Stevo Pendarovski, si komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtatmadhorisë së Armatës të ndërmerren masa për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-ushtarake të cilat së shpejti do të niseshin drejt Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga vërshimet katastrofale të cilat e goditën vendin. Siç ceket në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në bisedë me presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar shprehi keqardhje dhe ngushëllime për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet…
Author: almakos
Në korrik të këtij viti një familje katëranëtarëshe i ishin të nevojshme 48.620 denarë për të plotësuar shportën minimale sindikaliste, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Prej tyre, 20.004 denarë ose 44.6 për qind kanë qenë të nevojshme për ushqim dhe pije, 13.664 denarë gjegjësisht 30.46 për qind për banim, 3.247 denarë ose 7.24 për qind për higjienë, 3.720 denarë ose 8.29 për qind për transport, 2.327 për veshmbathje, 1.068 çër kulturë dhe 822 denarë për ruajtjen e shëndetit. Gjithsej për të gjitha nevojat i janë nevojitur 44.853 denarë, ndërsa kur shtohen edhe shpenzimet e jetesës, 3.768…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por së bashku me ato presidenciale, në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Mirëpo Taravari është optimist që ndryshimet kushtetuese do të realizohen. Arben Taravari, lider ASH-së “Unë kam shpresa se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese. Në qoftë se nuk realizohen, kemi moment të ri, ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe do të dalim me një qëndrim. Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese gjithësesi do të jemi në situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj se ato…
Partia në pushtet LSDM, është lavdëruar se gjatë gjashtë vjetëve që janë në pushtet e kanë rritur fuqinë blerëse të qytetarëve për 30,2 për qind, pagën mesatare për 59,3 për qind dhe pensionin minimal për 46 për qind. Elena Ustamitova, kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në LSDM, deklaroi se në një periudhë krize të shkaktuar nga pandemia, e cila u pasua nga kriza më e madhe ekonomike dhe energjetike, inflacioni kumulativ u rrit me 29.1%, ndërsa rritja e pagës mesatare ishte 59.3%, që do të thotë se pavarësisht presionit të lartë të çmimeve në standardin e jetesës…
Në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë tërësisht janë larguar pengesat dhe komunikacioni po zhvillohet në dy korsi.Zv. kryeministri Artan Grubi thotë se qarkullimi në dy korsi do të bëhet deri në fund të muajit gusht, gjegjësisht, nga shtatori punimet do të vazhdojnë sërish. “Ashtu siç ju informuam para ca ditësh, me kërkesën tonë dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve dhe policinë si dhe realizuesin dhe mbikqyrësin e punimeve në rrugën Shkup – Bllacë, pengesat në tunel u hoqën përkohësisht, deri në fund të muajit gusht, për të përballur fluksin e madh të trafikut në këtë rrugë e cila po rikonstruohet…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është shprehur se nuk sheh asgjë tragjike në takimet që ka patur me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka thënë se këto kanë qenë takime të rastësishme dhe ku nuk është biseduar ndonjë temë e rëndësishme.“Unë edhe kur ka pasur takime pa kamera, kam insistuar nga ekipi i PR që të tregohet sepse nuk fshehim asgjë. Ne komunikojmë me të gjitha partitë politike, edhe maqedonase edhe shqiptare, përveç me Levicën, me të gjithë të tjerët kemi komunikim të rregullt dhe do të vazhdojmë”, ka deklaruar Taravari. MARKETING
Aleanca për Shqiptarët ka shpallur një konkurs për zgjedhjen e kryetarëve të degës në disa komuna edhe ate në Tetovë, Prespë, Studeniçan dhe Sopishte thuhet në një njoftim në faqen e Aleacës për Shqiptarët. Thirrje publike për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të degëve të Aleancës për Shqiptarët në: Tetovë, Prespë, Studeniçan dhe Sopishte. MARKETING
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 152 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa nga të cilat 87 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING
Dy persona janë plagosur në rajonin e Pollogut nga të shtënat me armë zjarri në ahengje familjare që nga nisja e këtij sezoni. Një në Çellopek të Tetovës dhe tjetri në fshatin Çegran të Gostivarit. Zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme Tetovë zbulon se rastet janë plagosje nga plumbat qorr.“Siç e filluam sezonin nuk kishim raste. Dy rastet e fundit, njëri në Çegran një zonjë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së saj pësoi lëndime nga një plumb i pa destinuar, kështu pjesëtarë të SPB Tetovë si të dyshuar të armës së zjarrit kanë arrestuar 13 persona ku janë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi që është i nevojshëm konsensus social kombëtarë që përfundimisht, të arrihet qëllimi strategjik, që vendi ynë të bëhet pjesë e BE-së. Në intervistë për MIA-n, kryeministri pret që meqë jemi në prag të mbajtjes së seancës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të sinqertë, cilësorë dhe të frytshëm, në të cilin siç shton ai, do të qartësohen të gjitha argumentet që të arrihet deri në vendimin jopartiak, por të atij që do të tregoj seriozitet dhe përgjegjësi. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të…
Sot mbushen 7 vjet nga vërshimet vdekjeprurëse që përfshinë zonën e Hasabegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit, ku humbën jetën 22 veta. Pasditen e 6 gushtit 2016, Shkupi u përfshi nga moti i furishëm me reshje intensive të shiut dhe erë të fuqishme. Por më të goditura ishin vendbanimet në pjesën e Hasanbegut dhe qarkores të autostradës Shkup – Tetovë. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit ka pasur shi të rrëmbyeshëm që vërshoi dhe dëmtoi shtëpi, vërshoi rrugë, drunjë të rënë, objekte, biznese e makina të dëmtuara, qarkorja e dëmtuar, serrat e mbjellura në këtë zonë si dhe…
Drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, brenda një dite ka ndërruar disa persona në pozitat kryesore drejtuese në administratë, mëson jozyrtarisht Fokus.Sipas informacioneve, Meliha Paneva, ndihmës drejtoresha e mëparshme e Sektorit të Akcizave, do të shkojë në pozitën më të lartë në zyrën kyçe doganore në Shkup dhe në vend të saj vjen Vesna Zmajshek, kryetarja e mëparshme e Sektorit për alkool, pije alkoolike dhe produkte të duhanit. . Ndryshim ka edhe në pozitat drejtuese të njësive doganore Shkup 1 dhe Shkup 2. Po ashtu, ndryshime ka në pozitën e shefit në pikën kufitare më të frekuentuar Tabanovc, ku shefe…

