Author: almakos

Përfundoi takimi mes banorëve të Sllupçanit dhe përfaqësuesve të EVN-së. Edhe nga kompania dhe përfaqësuesit e banorëve vlerësuan se takimi ka kaluar në atmosferë pozitive i cili do të kontribuojë që plotësisht të zgjidhet problemi me energjinë elektrike në këtë fshat. “Sot përfaqësues të EVN-së u takuan me përfaqësuesit e fshatit Sllupçan. Bisedimet u zhvilluan në drejtim pozitiv. Mbetet që të realizohet edhe një takim gjatë ditës së nesërme”, njoftuan nga EVN-ja. Zekirja Shaini, këshilltar në komunën Likovë, deklaroi se takimi ka kaluar në atmosferë pozitive dhe se mbetet që të dakordohen hollësitë teknike. “Takimi kaloi në atmosferë pozitive, marrëveshja…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë mbështet angazhimet e sindikatave të mjekësisë për një sistem shëndetësor më të mirë si dhe një shërbim shëndetësor më efikas për pacientët, kumtuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë. Siç informojnë nga atje, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në takimin e fundit me kryetarin e Sindikatës së Qendrës Klinike, dr. Predrag Serafimovski dhe me dr. Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, biseduan për gjendjen aktuale në shëndetësi dhe u përmendën shumë ide lidhur me Qendrën Klinike, specializimet, kushtet më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë, zhvillimin e tyre profesional. “Në…

Lexo më Shumë

Po vijon takimi mes përfaqësuesve nga kompania “EVN”, komunës Likovë dhe banorëve nga Sllupçani, konfirmuan për MIA-n dhe nga “EVN” dhe banorët e fshatit të Likovës. Në mbledhje duhet të shqyrtohen kërkesat e banorëve dhe a janë ato të pranueshme për “EVN”. Nga “EVN” paralajmëruan hollësi pas përfundimit të mbledhjes. Pas bllokadave disa ditëshe të banorëve të Sllupçanit në dy raste në fillim dhe fund të korrikut, kompania dhe banorët lidhën marrëveshje më 27 korrik. Nga EVN-ja atëherë thanë se përqindja më e madhe e amvisërive në Sllupçan nuk paguajnë rrymë. Banorët kishin më shumë kërkesa, në mesin e të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ASK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit. Me këtë Memorandum bashkëpunimi përcaktohen të dhënat, informacionet dhe përvojat që do të shkëmbehen dhe rregullohen mënyra dhe procedura e shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit ndërmjet Palëve kontraktuese, ndërsa parashihet edhe shkëmbim i përvojave, bashkëpunim në rritjen e kapaciteteve kadrovike, trajnimet e nevojshme, caktimin e prioriteteve dhe fusha të tjera me interes. “Siguria e qytetarëve dhe vendit është ndër prioritetet më të rëndësishme, ndërsa…

Lexo më Shumë

Një përleshje mes fiqnjësh ka ndodhur në Shuto Orizarë, ku përpos mjeteve të forta është përdorur edhe armë zjarri, ndërsa si pasojë është lënduar një 51 vjeçar dhe një i mitur. Policia për TV SHENJA, ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona. “Më datë 02.08.2023 zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.F (38) dhe S.N (31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në një parcelë në bulevardin ‘Brigada Maqedonaso-Kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike mes dy familjeve fqinje, në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit dhe…

Lexo më Shumë

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësisë së eskalimit të saj, Ministria e Punëve të Jashtme iu bën apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në Niger, ndërsa ata që ndodhen në territorin e Nigerit dhe kanë mundësi të largohen nga vendi, të largohen menjëherë, thuhet në njoftimin e MPJ-së.“Njëkohësisht ju njoftojmë se Ministria përmes Ambasadës në Kajro po punon për evakuimin e një shtetasi tonë, i cili ka kërkuar ndihmë. Për këtë po zhvillohen negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësi në Niger. Me këtë rast, lusim…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri Artan Grubi ka njoftuar se rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup Bllacë do të përfundojë në tetor të këtij viti.Grubi thotë se radhët e gjata po bëhen edhe shkaku i njerëzve të papërgjegjshëm që krijojnë tejkalime me veturë, që shkakton edhe më tepër kaos. “Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit. Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar. Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i…

Lexo më Shumë

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se tani populli është i bashkuar dhe kërkon bashkim të fuqishëm kombëtar pas interesave kombëtare dhe shtetërore.“Është qeveria ajo që injoron qytetarët e saj, i poshtëron dhe përpiqet t’i përçajë. Përpjekjet e dhunshme të qeverisë për të bërë ndryshime kushtetuese po godasin një mur. OBRM-PDUKM nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, të cilat nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës dhe janë nëpërkëmbje të dinjitetit të popullit të saj”, thonë nga VMRO. Nga atje theksojnë se Maqedonia është në kërkim të një shansi të drejtë si të gjitha vendet e tjera që…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:50, punonjësit e Policisë së Njësisë së Helikopterëve, Ekipi Alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Tigrat, përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit në malin Galiçica të një shtetasi holandez që pësoi lëndime të rënda trupore gjatë hedhjes me parashutë në shpatet e malit Galiçica në anën e Maqedonisë. Gjegjësisht, në vendin e aksidentit në orën 17.00 me helikopter ka mbërritur ekipi alpinist, i cili ka fiksuar dhe ka marrë në dorëzim shtetasin holandez të lënduar L.G.J.(35), i cili paraprakisht ishte imobilizuar nga një ekip i Shërbimit të Shpëtimit Malor…

Lexo më Shumë

Dy zjarre të mëdha aktualisht janë aktive në Veles dhe Shkup. Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), njëri zjarr është mbi fshatin Otovicë në Veles, ndërsa tjetri në Shkup, në mes të fshatrave Buçinc, Miladinovc dhe Grupçinë.Siç paralajmërojnë nga QMK-ja, në shuarje së shpejti do të përfshihen një aeroplan “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). MARKETING

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se ka caktuar dy koordinator për qytetin e Ohrit dhe të Karshiakës.“Sot, zyrtarisht emërojmë Muamet Demirin, koordinator të Lëvizjes Demokratike për qytetin e Ohrit, përndryshe ekspert në fushën e financave dhe ekonomisë dhe Mesud Jakupin koordinator të Lëvizjes Demokratike për Karshiakën, kuadër i diplomuar në fushën e shkencave kompjuterike.Synimi ynë është që ndryshimin e madh në politikën e RMV ta bëjmë me kuadro të pastra, profesionale dhe cilësore!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes, transmeton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Në Maqedoni sot shënohet 120 vjetori i kryengritjes së Ilindenit, një festë shtetërore, por edhe dita e Kuvendit të parë Antifashistë për çlirimin e vendit.  Me rastin e  festave u organizuan  aktivitete përkujtimore në Pelincë në Qendrën Përkujtimore KAÇKM (Kuvendit të Parë Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë) në Krushevë dhe në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski përkujtoi se Goce Dellçev nuk donte vetëm një vend të lirë si territor, por edhe një popull të lirë, sepse ai nuk donte një vend pa popull. Ai e lidhi me largimin e sotëm në radhë të parë të bashkëqytetarëve tanë të rinjë, në…

Lexo më Shumë