Forumi Rinor – Lëvizja BESA mbajti një tubim proteste para selisë së BDI-së.“Ashtu siç pritej, zyrtarisht BDI hoqi dorë edhe nga kryeministri i parë shqiptar, nga premtimi kryesor që e kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këtë e pranon vetë Artan Grubi i cili deklaroi se si BDI janë të gatshëm për të hequr dorë nga gjithçka vetëm për, gjoja, hyrjen e vendit tonë në BE. A u besoni? Kuptohet që jo, sepse askush më nuk u beson. Por pasi këtë herë e pranojnë hapur se kanë hequr dorë nga gjithçka atëherë duhet tua bëjmë të qartë se nga çka…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Facebook ka njoftuar se ministrat e BDI-së kanë dorëzuar dorëheqjet te kryeministri Dimitar Kovapevski. Grubi në njoftim thotë se dorëheqjet aktivizohen kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese. Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski Lënda: Dorëheqje I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski, Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane, duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i…
Pas vitesh pritje, zgjerimi i listës së barnave përfundimisht do të zgjerohet, këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ky veprim pritet të sjellë opsione më të avancuara dhe efektive trajtimi për pacientët në nevojë. Mexhiti thekson se një komision ekspertësh është krijuar për të lehtësuar procesin. Kompanitë farmaceutike tani mund të paraqesin propozime që barnat e tyre të përfshihen në listën pozitive, që do të thotë se Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë koston e këtyre barnave. Komisioni, i cili mblidhet dy herë në muaj, përbëhet nga zyrtarë të Fondit Shëndetësor, MALMED dhe mjekë specialistë. Kryetarja e komisionit…
Ministrat e BDI-së në seancën e qeverisë do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre, e cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.Siç njoftoi dje ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet. BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës VMRO-së, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese. MARKETING
Si pasojë e aksidentit të tmerrshëm te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, ka humbur jetën një i ri i moshës 25 vjeçare.I riu ka qenë duke pritur në semaforë në momentin kur ka ndodhur aksidenti në mes dy makinave, që për fat të keq për të goditja ka qenë fatale.Ai është dërguar menjëherë në spital, por plagët e marra nga goditja kanë qenë të rënda dhe ka humbur jetën.“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 është raportuar se në Shkup në rrugën “Sllovenasja” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të makinës “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 138 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, ndër të cilat 63 masa për tejkalim të shpejtësisë, tri masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq …”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak çaste para mesnatës në Shkup afër “Point Retail Park”.Në aksidentin janë përfshirë dy makina.Në teren është Ndihma e Shpejtë dhe policia. Po kryer hetim në vendin e ngjarjes.Ende nuk dihet sa persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.Pritet që policia të jep detaje lidhur me këtë aksident. /SHENJA MARKETING
Komunikacioni hekurudhor në shtet do të normalizohet sonte në orën 20 pasi përfaqësuesit e personelit të makinistëve dhe të udhëheqësisë në HRMV Transport vonë pasdite arritën marrëveshje për pagesën e pjesës së dytë të pagës së qershorit dhe për fillimin e bisedimeve për ndryshime në aktin e sistematizimit, konfirmoi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit të makinistëve. Komunikacioni, që është ndërprerë prej orës 13 sot kur të punësuarit filluan bojkotin, sipas paralajmërimeve të Dimovskit, do të normalizohet me trenin për Manastir 645 në orën 20 e 5 minuta. “Është arritur marrëveshje me menaxhmentin e HRMV Transport për të paguar…
Vazhdon hetimi në liqenin Glazhnjë për 30-vjeçarin nga fshati i Likovës Nikushtak i cili dje hyri në ujërat e pendës dhe nuk doli. Tre ekipe të zhytësve nga “Tigrat” po i kërkojnë ujërat në liqen, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Së shpejti do të përdoret edhe i ashtuquajturi “akuadron” të cilin do ta shfrytëzojnë ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për kërkimin e thellësisë së liqenit artificial në Likovë. “Duke qenë se personi nuk u gjet ditën e djeshme, sot kanë vijuar kërkimet me tre ekipe specialistësh që përdorin pajisje për të hyrë në…
Propozimi i Ali Ahmetit është joserioz në një moment kaq serioz kur bëhet fjalë për integrimet evropiane dhe për momentin nuk do të shqyrtohet në organet partiake, deklaroi sot kryetari i partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari. Në pyetjen e gazetarëve nëse ASH-ja do të largohet nga koalicioni qeveritar pas thirrjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që ta ndjekin shembullin e tyre me të cilin ministrat nga partia e tij dhanë dorëheqje nga funksionet, të cilat do të bëhen efektive pasi VMRO-DPMNE-ja opozitare do të votojë për ndryshimet kushtetuese, kryetari i Gostivarit dhe lideri i ASH-së theksoi…
Kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij Edi Rama, sot në Qafë Thanë, përuruan projektin On-Stop Shop, që është pikëkalimi kufitar të përbashkët ndërmjet të dyjave vendeve. Kovaçevski tha se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga Maqedonia e Veriut, që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, ndërsa tha se mundësohet qasja më e lehtë në portet dhe vendet turistike në Shqipëri. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Ajo rrit shoqërimin mes njerëzve,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,12% në raport me vendimin e datës 27.07.2023.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, rriten për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 1,204 denarë/kg dhe do te jetë 43,542 den/kg. Nga data…

