Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov. “Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme. Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe…
Author: almakos
Në ora katër të mëngjësit një mesazh automatik i pazakontë arriti në numrin e telefonit 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Përmbajtja e mesazhit ishte se ka ndodhur një akisdent trafiku por në gjuhën angleze.Telefoni i shoferit, gjatë daljes nga automjeti, është programuar që të jep automatikisht informacion në numrin e vetëm evropian të urgjencës në çdo vend evropian dhe më gjerë, se ndoshta ka ndodhur një aksident trafiku, që do të thotë se pronari i telefonit nuk është në gjendje të telefonojë dhe të kërkojë ndihmë. Në bashkëpunim me MPB-në, thirrja është lokalizuar dhe shërbimet kanë mbërritur në…
Bujar Osmani duke komentuar incidentet e fundit sportive në ndeshjen Shkupi – Levski nga Bullgaria tha se këto u bëjnë dëm mardhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Mendoj se ma me rëndësi, më mirë është që mos të vihen në korrelacion marrëdhëniet mes tifozëve, me marrëdhëniet mes shteteve apo çfarëdolloj grupacioni etnik ose populli. Siç thash, është një botë tjetër te tifozët dhe nëse ne lejojmë që aq lehtë të bëhet korrelacion, vërshim, mendoj se vetëm do t’i bëjmë dëm marrëdhënieve”, tha Osmani. MARKETING
Nga Ministria e Financave thonë se ekonomia në Maqedoninë e Veriut do të stabilizohet, konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil. Këtë sipas MF-së e konfirmon edhe “Standard & Poors”. “Në periudhën afatmesme, rritja ekonomike në vend do të stabilizohet, ndërsa konsumi privat dhe investimet, duke përfshirë edhe investimet kapitale, do të japin shtysë të theksuar në këtë drejtim. Ndikim shtesë në perspektivat ekonomike do të ketë edhe progresi sa i përket integrimit në BE, gjë që do të kontribuojë edhe në përforcimin e kapaciteteve strukturore dhe institucionale. Vendi do të vazhdojë me konsolidimin fiskal, uljen…
Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sonte ka njoftuar se dënon ashpër incidentet e 27 korrikut 2023 në Shkup, ku u lënduan shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë. “Shtetasi bullgar i lënduar aktualisht ndodhet në gjendje të përgjithshme stabile por të rëndë dhe është duke u rikuperuar pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkatdhetarin e lënduar dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase. Presim që autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e nevojshme…
Një dyzet e katër vjeçar, banor i fshatit Veleshtë të Strugës, është arrestuar pas sulmit ndaj shefit të Stacionit Policor të Strugës. “Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë ndaluar S.N. (44) nga fshati Veleshtë e Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski. I lënduari është dërguar në spitalin e Strugës, nga ku janë konstatuar se personi ka marrë lëndime të rënda. Ndërkaq, në koordinim me prokurorin publik kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim…
Me qëllim për t’i informuar qytetarët lidhur me ndihmën juridike falas si dhe për të siguruar shfrytëzim dhe qasje më të mirë në këto shërbime, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot mori pjesë në promovimin publik të kësaj ndihme në Gjevgjeli, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. “Me Kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, diskutuam për rolin e rëndësishëm të pushtetit vendor në arritjen e synimeve tona të përbashkëta, si bashkëpunimi në realizimin e ndihmës juridike falas dhe nevojat e komunës për mbështetje nga Ministria e Drejtësisë, me të vetmin qëllim shërbimin me sukses të qytetarëve, përmbushjen e…
Përfundoi shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar, në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Seanca do të vazhdojë të hënën me debatin e ndryshimeve për Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e fitimit, me procedurë të shkurtuar. Ligjet e reja nga reforma tatimore nuk morën mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, me arsyetimin se janë të dëmshme për ekonominë e Maqedonisë. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkoska theksoi se kërkojnë debat për të arsyetuar pse është e rëndësishme…
Shtatë shtetas turq janë hasur duke kryer kativitete ndërtimore pa qëndrim të rregulluar të përkohshëm për të huajt në bazë të punësimit dhe pa leje adekuate nga Agjencia për punësim, informuan sot nga MPB. Siç sqaruan nga MPB, dje nëpunës policorë nga Sektori për krim tejkufitar, emigracione, shtetas të huaj dhe riatdhesim Shkup pranë Qendrës rajonale për punë ndërtimore Veri në bashkëveprim me inspektorë bga Inspektorati shtetëror për punë kryen kontroll në një ojekt ndërtimor në rjaonin e Aerodromit, Shkup. Pas kërkesës së parashtruar për inicim të procedurës kundërvajtëse kundër të shtatë shtetasve sipas nenit 217 paragrafi 1 dhe paragrafi…
Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë që u zhvillua në kuadër të Ligës së Konferencës kishte edhe një pjesë të tretë jashta stadiumit. Nëntëmbëdhjetë tifozë të Levskit nga Bullgaria janë ndaluar mbrëmë vonë për prishje të rendit dhe qetësisë publike para dhe gjatë ndeshjes me Shkupin. Tetë persona për dhunë në ndeshje sportive, dy persona për sulm fizik ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare dhe nëntë për sjellje agresive ndaj tyre. Rreth mesnate policët nga SPB Shkup kanë privuar edhe dy tifozë të grupit të tifozëve “Shvercerat”, të cilët me një konfrontim fizik kanë shkelur rendin dhe…
EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektrodistribuimit do të fillojnë zbatimin e projektit për rindërtimin e rrjetit në Sllupçan, njoftuan nga EVN. Aktualisht ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. EVN “Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit dhe janë dhënë garanci nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme, në organizim të ministrit të ekonomisë dhe kryetarit të Komunës së Likovës, do të mbahet një takim në komunën e Likovës, ku do të dakordohen të gjitha detajet e organizimit dhe realizimit të projektit, ndërsa në 9 gusht do…
Gjatë ditës së sotme u nënshkrua nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve. Siç bënë të ditur nga Drejtoria Doganore, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset…

