Author: almakos

Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se ai nuk ju beson deputetëve të cilët e përkrahin këtë qeveri. Kjo vjen pas pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklarata e deputetit Enez Ibrahim i cili ditë më parë tha se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese.“Besoj dhe për mua është më rëndësi ata 44 deputetët të cilët vijnë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe e di se ata sigurt nuk do të votojnë në këto rrethana dhe nuk do të pranojnë diktat bullgar. Ndërsa ne si qeveri e ardhshme jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë të shohim si mundet së bashku…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike. Sipas Ministrisë, çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar. Ministri Kreshnik Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjetikë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në bartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. “Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut. Ftojmë të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 66 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. “Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian është shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në sferën e sundimit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me Këshillin Gjyqësor dhe për këtë qëllim në vend dërgon mision vlerësues për punën e tij, deklaroi për AIM zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, në prag të fillimit të sotëm të vizitës dyditore të shefit të misionit, Branko Hërvatin në Shkup.“Këshilli duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve dhe institucioneve dhe të mbrohet nga ndikimi joadekuat. Duke pasur parasysh ngjarjet më të reja në lidhje me Këshillin Gjyqësor, Komisioni…

Lexo më Shumë

Subjekte të ndryshme nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e hetimeve që i bën Shërbimi Evropian kundër Mashtrimit (OLAF) për keqpërdorim të mjeteve nga fondet evropiane në vend, tha sot në Manastir ambasadori evropian David Geer. Ai konfirmoi se nga 36 hetime në Ballkanin Perëndimor, 18 kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve evropiane në Maqedoni. DAVID GEER, EUROAMBASADOR “Kjo tregon se sa seriozisht afrohet dhe kontrollon BE-ja se si shpenzohen paratë e taksapaguesve evropianë në këtë vend. OLAF është një organ serioz hetimor. Unë e konfirmoj atë shifër, por nuk mund të hyj në të dhe as nuk di…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me ndryshimet kushtetuese do të hapet rruga për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas tyre, BE është donatori më i madh në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Maqedoninë e Veriut. LSDM “Për shkak të partneritetit funksional me BE-në që kemi, Komisioni Evropian miratoi edhe 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut, pasi më parë kemi marrë 160 milionë euro për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, si dhe një grant. 80 milionë euro për përballimin e krizës energjetike”. Nga kjo parti gjithashtu theksojnë se kjo mbështetje do të vazhdojë, me shumë…

Lexo më Shumë

Banorët e Sllupçanit të Likovës sërish nuk i lejuan ekipet e EVN-së të punojnë në rrjet, kumtuan sot nga EVN-ja. Nga atje thonë se vazhdon rezistenca e vendasve nga Sllupçani, të cilët sot nuk lejuan që ekipet e EVN-së të punojnë. Në terren ka qenë  prezente edhe policia EVN-ja deri në media i ka dërguar edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati ku ata kërkojnë që t’u falen borxhet e mëparshme, të cilat siç theksojnë nga kompania arrijnë shumën prej disa mijëra eurosh, për të marrin kyçje të reja falas, pa dalllim sa shumë do të shpenzojnë në të ardhmen,…

Lexo më Shumë

Nëse hetimet e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve – OLAF rezultojnë me dyshime për aktivitete kriminale, ato lëndë do të përcillen në Prokurorin Publike dhe për atë rast presim që prokurori publik të marrë veprimet me kohë dhe ato veprime ne do t’i ndjekim me vëmendje, deklaroi sot në Manastir Dejvid Gir, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të MIA-s. Ambasadori Gir konfirmoi se Shërbimi evropian kundër mashtrimeve (OLAF) me seli në Bruksel ka përgatitur rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e RMV-së në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane. “Kjo tregon…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të Njësitit për tregti të palejuar pranë SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunës policorë të Njësitit të policisë intervenuese pranë SPB Shkup, sot e kanë privuar nga liria tridhjetë e një vjeçarin R.S. nga fshati Kondovë-Shkup. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë dhe tetë tenxhere me kërcell të zhvilluar kanabis sativa. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. MARKETING

Lexo më Shumë

Në praninë e ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, sot në Jurop Haus Manastir, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir dhe Mikela Telativ, drejtoreshë e zyrës së UNOPS për Maqedoninë e Veriut me ceremoninë e nënshkrimit do ta fillojnë programin “BE-ja për ajër të pastër”. Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, Programi “BE-ja për ajër të pastër” ka për qëllim të kontribuojë për uljen e emetimeve të grimcave dhe ndotësve në Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, me çka do të përmirësohet cilësia e ajrit në vend. Theksohet se…

Lexo më Shumë

 Në seancën e sotme të Qeverisë do të miratohet një masë ndërhyrëse nga Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për deponimin e grurit dhe elbit, paralajmëroi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski nga Sveti Nikolla, gjegjësisht nga hambari i dytë më i madh në vend. Masa e ndërhyrjes ofron mbështetje për fermerët për ruajtjen e elbit dhe grurit brenda nëntë muajve, ndërsa  paraprakisht kjo mbështetje ka zgjatur dy muaj. “Mundësojmë subvencionim të deponimit të grurit dhe elbit në depo për nëntë muaj, që do të thotë 120 denarë për ton, në muaj. Është mbështetje për…

Lexo më Shumë

Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror. Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023. “Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023. Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më…

Lexo më Shumë