Deri të mërkurën do të vazhdojë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës dhe me indeks të lartë UV. Veçanërisht nxehtë do të jetë sot dhe të martën dhe niveli portokalli i rrezikut të temperaturës së lartë do të jetë aktiv, informojnë nga DPHM-ja. Temperaturat maksimale sot do të lëvizin ndërmjet 36 dhe 43 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 10. Në Shkup mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, e cila për pak kohë në zonat më të larta do të…
Author: almakos
Në orët e hershme të mëngjesin është djegur vetura private “Audi” e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Por, sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetura është në emër të një personi tjetër, me inicialet B.L. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”. Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të…
Pas sulmit ndaj veturës së tij private ka reagur zëvendëskryeministri Grubi. REAGIMI I PLOTË I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim. I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim. Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se në rrugën Strumiçka në Shkup është djegur një automjet, që është vetura private e zëvendëskryeministrit Artan Grubit por jo në emër të tij. “Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së. MARKETING
(SPB) Shkup edhe gjatë ditë së djeshme ka vazhduar me kontrollet në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 40 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 11 sanksione iu shqiptuan drejtuese të motoçikletave. MARKETING
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Ruen në Koçan, të cilën Qeveria e ka mbështetur financiarisht me marrëveshjen për mbështetje financiare të investimeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Ruen, e cila guxoi të hyjë në një projekt të ri investues prej gati 110 milionë denarë për prodhimin e pjesëve dhe aksesorëve shtesë për automjete, përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve për periudhën 2017-2021, Qeveria ka paguar mbi 43 milionë denarë mbështetje financiare. “Kjo mbështetje është e rëndësishme për zhvillimin e kompanive tona dhe…
Sot, zjarre të reja kanë shpërthyer në Kumanovë dhe Shtip, duke rezultuar në reagime emergjente nga zjarrfikësit vendas.Në Kumanovë, Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka raportuar për një zjarr në natyrë në rrugën “Gjuro Poshtar”, ku digjet bar i thatë dhe kashtë. Zjarri u raportua fillimisht në orën 13:52. Njësiti Territorial Zjarrfikës (NJTKZ) Kumanovë kanë intervenuar me një mjet kundër zjarrit dhe tre zjarrfikës, të cilët aktualisht janë në terren duke e shuar flakët. Njëkohësisht, në Shtip, QKM Rajonale ka marrë njoftime për një zjarr që përfshin djegien e barit të thatë pranë varrezave turke në orën 13:00.…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, të cilin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për të martën, më 25 korrik në ora 10:00. VMRO-DPMNE “Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ditë më parë tha se do të konsultohet me grupin parlamentar për mënyrën e funksionimit të deputetëve të VMRO-së në Komision dhe seancë. Ai dje në një…
Ish-ministrja e Jashtme bullgare dhe deputete aktuale, Ekaterina Zakharieva kritikoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut pasi MPB-ja filloi hetime kundër menaxhmentit të “Bitolski Montmartre” që i çoi fëmijët nga Manastiri në Bullgari për takime me presidentin aktual bullgar Rumen Radev dhe politikanë të tjerë bullgarë. “Qeveria e RMV-së arriti një nivel të ri: Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski urdhëroi policinë të fillojë një hetim paraprak kundër një mësuesi, sepse ai i çoi fëmijët për të pikturuar në Bullgari, para Teatrit Kombëtar dhe në Plovdiv, dhe më pas vizitoi parlamentin bullgar dhe presidencën”, njoftoi Zakharieva. Ajo shtoi se ishte e befasuar…
Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë në seancën e sotme ka pranuar propozimin e deputetit Pavle Trajanov nga Unioni Demokratik, me të cilin kërkohet nga institucionet kompetente që të dorëzojnë informacione për sistemet e sofistikuara Pegasus dhe Predator, veçanërisht për prodhimin, shitjen, përdorimin dhe keqpërdorimet e mundshme. “Përveç të tjerash, informacioni duhet të përfshijë elementët e mëposhtëm – cilat kompani janë të përfshira në prodhimin dhe shitjen e sistemeve, nëse shërbimet tona i përdorin dhe i zotërojnë ato, nëse sisteme të tilla janë në pronësi të individëve, kompanive, partive politike dhe subjekteve…
MPB u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të veprojnë me përgjegjësi me të dhënat e tyre personale, të mos i ndajnë me persona të panjohur. Ky paralajmërim vjen pas një numri në rritje të lojërave të rreme në internet që reklamojnë çmime, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në periudhën e kaluar, sektori i krimeve kompjuterike pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme konstatoi një dukuri të shtuar të raportimeve për lojëra shpërblyese false në internet, nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale, veçanërisht përmes rrjetit social Facebook, përmes hapjes së profileve false me emrin e një kompanie…
Nga fillimi i këtij muaji e deri më sot, njësiti i zjarrfikësve të Kumanovës ka intervenuar në 37 zjarre, prej të cilave 22 kanë ndodhur në ambient të hapur, njoftojnë sot nga NJTZ. “Nga fillimi i muajit ka pasur 37 intervenime, në disa shtëpi të djegura, në arkivin e gjykatës së Kumanovës, një banesë, ndërsa pjesa tjetër janë intervenime në ambient të hapur”, deklaroi zëvendëskomandanti i NJTZ Kumanovë, Boris Stankovski. Dje në rajonin e Kumanovës dhe Likovës është djegur një sipërfaqe e madhe me kashtë, bar të thatë dhe drithëra, si dhe ishte prekur edhe konstruksioni i çatisë së një…

