Ministria e Punëve të Brendshme infromonë se gjatë ditës së sotme kanë organizuar një aksioni, ku policia ka arrestuar 3 persona, ndaj të cilëve kërkohet paraburgim, ndërsa gjithsej 15 persona dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 840 mijë euro. Nga MPB bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzime penale për 15 persona dhe 3 kompani. 11 persona dyshohen për kryerjen e veprës penale “shoqërim kriminal”, nga të cilët 9 për “mashtrim tatimor”, kurse njëri përveç për këto dy vepra, bashkë me 4 persona tjerë dhe 3 kompani, dyshohen për “pastrim parash”. MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Mëngjesin…
Author: almakos
Drejtori i NPRRSH, Ejup Rrustemi sot informoi se ndaj “Behtel dhe Enka” deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro. Sipas Rrustemit, për momentin po blëhen hulumtimet gjeomekanike, ndërsa për projektim të traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet e disponueshme në shtet. Po përgatiten, theksoi, edhe elaborate për eksproprijim. “Vazhdojmë me pagesën ndaj ‘Behtel dhe Enka’, sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë. Po përgatiten edhe elaboratet…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se rreth ndryshimeve kushtetuese pret të ketë një diskutim të frytshëm, debati konstruktiv dhe se do të ketë konsensus mbipartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shteti. “Qeveria mbrëmë informoi përmes një kumtese dhe përmes shpalljes së tekstit integral të propozim-iniciativës për amendamentet kushtetuese se vendimi është miratuar njëzëri dhe është dorëzuar dje në Kuvend. Kuvendi në përputhje me procedurat e tij do ta organizojë fillimisht punën e Komisionit Kushtetues, pastaj edhe seancë plenare. Sepse ambasadori evropian është këtu, shumë qartë thotë se tani varet nga ne, nga vendimet që do të marrim, si dhe në…
Policia sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së, Në mesin e të arrestuarve është edhe Ismet Guri, ish-drejtor i DHP-së i cili disa ditë më parë u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg në rastin “Titanik 3” për manipulim të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-ës në Çair, njofton SHENJA. Sipas informacioneve të Telmas, janë arrestuar tre të punësuar në DHP, ne mesin e të cilëve Ismet Guri dhe djali i tij. Gjithashtu të dyshuar…
Policia sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së. Duke pasur parasysh profesionet e të arrestuarve, ata dyshohen për vepra penale që lidhen me mashtrimin tatimor dhe pastrimin e parave. Nga MPB konfirmojnë për portalin 24 info se janë duke u bërë bastisje, ndërsa për detajet e krimeve të këtij grupi të organizuar dhe personat e arrestuar do të informojnë gjatë ditës së sotme. Portali 24 info ka informuar poshtu se mëngjesin e sotëm nw mesin e tw arrestuarve…
SPB Shkup edhe dje (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, pesë për vozitje pa patentë shofer, 17 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. “Tetë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë gjoba për mos dhënien e përparësisë për këmbësorët, dy sanksione për kalim në semafor të kuq”. MARKETING
Kjo Qeveri, ia doli në atë që ishte e paarritshme deri tani, ia doli të kthejë një faqe të re të historisë dhe për herë të parë pas 15 viteve, në të njëjtën tryezë me sindikatat dhe të gjithë të interesuarit, së bashku gjetëm një zgjidhje të qëndrueshme për pagat në sektorin publik, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, e cila u nënshkrua sot në Qeveri, është fitore për punëtorët dhe është rezultat i negociatave të suksesshme dhe dialogut tonë të hapur me sindikatat”, njoftoi kryeministri.…
Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozimit për aderim në ndryshime me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendosi që dokumenti të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë. “Propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës është përgatitur nga grupi punues i përbërë nga ekspertë, profesorë eminentë nga disa universitete të vendit, si dhe përfaqësues të partive politike, me mbështetjen unanime të përmbajtjes së tekstit, pas së cilës pika u fut në rendin e ditës të seancës së sotme të…
EVN Maqedoni dje ka shënuar konsumin më të lartë të energjisë elektrike në vend në 30 ditët e fundit. Siç informojnë për MIA-n nga kompania, nga data 17 qershor deri më 17 korrik janë konsumuar gjithsej 405.028 megavat orë energji elektrike, që sipas tyre vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe. “Konsumimi më i lartë prej 16.015 megavat orë është regjistruar dje, në njërën prej ditëve më të nxehta në këtë periudhë me minimum 21 dhe maksimale 38 gradë Celsius të matura në aeroportin e Shkupit, thanë nga EVN Maqedoni për MIA-n. Më pas theksojnë se rajoni…
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, duke komentuar hapjen e lëvizjes së re nga ish nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti, tha se ata si BDI, shprehin keqardhje të thellë për rrugën që kanë zgjedhur dy deputetët e tyre. Ademi thotë se ata janë trajtuar me përkëdhelje nga Ali Ahmeti. ARBËR ADEMI, DEPUTET I BDI-së “Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë për arsye se prej mediumeve dje kemi qenë të informuar se janë përcaktuar për ndonjë rrugë tjetër politike. Por, opinioni e di, ju e dini, është notere që…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 109 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës, dy masa për shoferët që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së MARKETING
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut që t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese, për t’ua hapur rrugën bisedimeve për anëtarësim në bllokun evropian. Ky mesazh u është përcjellë autoriteteve maqedonase nga Sekretarja shtetërore e Francës, Laurence Boon, ministrja gjermane për Evropën, Anna Leermann dhe ministri polak për Evropën, Szymon Szynkowski. Tre zyrtarët e lartë të shteteve anëtare të BE-së, gjatë një vizite të hënën në Shkup, kanë thënë se procesi i anëtarësimit në BE nuk mund të nisë e as të përmbyllet pa plotësimin e kushteve, para se gjithash ndryshimin e kushtetutës. Këto ndryshime…

