Author: almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka shkruar se partia që drejton ai, Aleanca për Shqiptarët, desolidarizohet nga çdo nismë të re të Qeverisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.“Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar të njohur si Ballkani i Hapur.Me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi nuk i ndihmojnë frymës integruese…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik, e cila është në komunikim të rregullt me ​​spitalin ku ndodhet i plagosuri nga incidenti i djeshëm në Halkidiki, i plagosuri ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.Pas incidentit të djeshëm, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve të Greqisë dhe të gjitha ndryshimet i raportojnë rregullisht në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup. Ministria e Punëve të Jashtme…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga 4 grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë.“Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Loga në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend.Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim.Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në seancën e ardhshme të qeverisë do të rishqyrtohet propozimi i pranuar nga Ministria e Ekonomisë për bashkimin e koncesioneve për projektin  Illovicë-Shtukë. Ai tha se vendimet për koncesionet për Euromax Resources janë dhënë nga qeveria e mëparshme dhe se tani ai duhet të balancojë mes qëndrimit se nuk duhet të ketë miniera dhe rrezikut të rikuperimit të shtrenjtë për kontratat e anuluara. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Koncesionet për minierën e Illovicës janë dhënë në vitet 2012-2013 nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Ato miniera të Illovicës janë në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore.Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare të publikuar pas, siç thonë ata, shumë pyetjeve nga mediat lidhur me natyrën e kompromisit evropian të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve. “Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin…

Lexo më Shumë

“Qeveria kurrë nuk ishte “pala kundërshtare” në negociatat me sindikatat, por menaxher i procesit të përcaktimit të rezultatit optimal. Negociatat i kemi zhvilluar në mënyrë aktive, por për ne me rëndësi ishte edhe ofrimi i zgjidhjes përkatëse para FMN-së, me qëllim që edhe ata të perceptojnë se ky propozim ka qëndrueshmëri fiskale dhe se nuk do të ushtrojë presion mbi stabilitetin makroekonomik”, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit, dedikuar vendosjes së sistemit për indeksimin e pagave në sektorin publik.Ministri thekson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike për…

Lexo më Shumë

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos rëndë një 45-vjeçar ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit, Greqi. Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me maska, kanë arritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Sipas mediave greke bëhet fjalë për likuidim. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit me qira ku po qëndronin viktimat dhe filluan të gjuanin me arme…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se rajoni i vendit tonë në periudhën në vijim do të jetë nën ndikim të një vale shumë të ngrohtë ajrore. Nga DPHM informojnë se moti do të jetë shumë i ngrohtë, me temperatura të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe mbi 40 gradë për shkak të së cilës do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë 10. MARKETING

Lexo më Shumë

SPB Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 masa, nga të cilat 64 sanksione për vozitje të shpejtë, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër sanksione për vozitje të shpejtë dhe ndikimi i alkoolit. Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë masa për kalim të semaforit (semafori i kuq), gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në Hanioti të Halkidikit në Greq ka ndodhur një vrasje në tëm cilën janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve nga policia greke, dy persona (një 39-vjeçar dhe 43-vjeçar) nga Shkupi, të shtunën herët në mëngjes, janë plagosur me armë zjarrë pas së cilës janë dërguar në në Spitalin Kasandra. Sipas informacioneve të para, persona të panjohur me kapelë i janë afruar dhomës me qira ku ndodheshin banorët e Shkupit dhe i kanë qëlluar. The post Gjuajtje me armë në Greqi ndaj dy personave nga Shkupi, njëri vritet, tjetri në gjendje…

Lexo më Shumë