Author: almakos

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të përgjithshme vendosi qëndrim parimor për akreditimin e mediave në lidhje me lejet për incizim dhe fotografim, me të cilin zgjidhet çështja për praktikë të ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim për një lëndë të caktuar, ndërsa lidhur me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për Procedurën Penale dhe nenit 105 të Rregullores së Gjykatës. “Leja e dhënë nga ana e kryetarit  të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizimin ose fotografimin e një rasti të caktuar vlen nga dita e…

Lexo më Shumë

“Për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”. Këtë premtim e ka bërë kreu aktual i VMRO-së Hristijan Mickoski, nëse partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Por, Mickoski ka folur vetëm për krimet e kryera në gjashtë vitet e fundit, duke mos përmendur të arratisurim më të famshëm në vend, paraardhësin e tij Nikolla Gruevski. Duke anashkaluar këtë, Miskoski është mjaftuar për të përmendur një rast anonim në qytetin që e ka vizituar. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË “Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka vazhduar përplasjen e tij me Gjykatën Kushtetuese për certifikatat e të lindurve.Lloga në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se certifikatat e të lindurve në Kroaci jepen me grafë etnike, propozim të cilin ministrit ia anuloi Gjykata Kushtetuese në RMV. Lloga në përshkrimin e tij në postim, aludon se shembulli i Kroacisë është sipas standardeve evropiane. Ndryshe, pasi erdhi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Lloga miratoi një Udhëzim i cili parashihte që në certifikatat e reja të të lindurve në RMV të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Por këtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli Konkurs për pranim të studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023/2024. Sipas Konkursit të publikuar në ueb-faqen e MASH-it, të lira janë gjithsej 4.480 vende për akomodim të studentëve në konviktet në Shkup, Tetovë, Manastir, Ohër, Prilep dhe Shtip. Prej tyre, 1.093 janë për studentë të regjistruar në vitin e parë dhe 3.385 për studentë të regjistruar nga viti i dytë deri vitin e gjashtë në studime dhe për absolventë. Studentët të cilët paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje…

Lexo më Shumë

Zona e vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të nxehtë edhe gjatë javës së ardhshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë Celsius, e herë pas here edhe mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot në mëngjes ka frekuencë të rritur të veturave dhe koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta.Në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje nga shteti gjithashtu ka frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa pritja është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të komunikacionit. MARKETING

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup gjatë ditës së djeshme (13.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, nga të cilat: 14 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, 17 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, katër sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë. Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, Aleksandar Shallenberg, Jan Lipevski dhe Miroslav Vlahovski, përfaqësues të formatit të iniciativës trepalëshe Sllavkov. Në takim u diskutua për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe situatën në rajon më gjerë, në kuadër të agresionit rus ndaj Ukrainës. Presidenti Pendarovski falënderoi vendet e formatit Sllavkov për mbështetjen e vazhdueshme në aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë kontekst u shkëmbyen mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh të vendit tonë…

Lexo më Shumë

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në VK Tabanoc për hyrje në vend vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rikujton se për shkak të asfaltimit, pjesa Veles – Gradsko do të jetë e mbyllur për qarkullim nga dje deri më 22 korrik 2023 në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 18:00. MARKETING

Lexo më Shumë

Integrimi në BE duhet të jetë çështje e konsensusit nacional dhe të gjithë deputetët në Kuvend ta tejkalojnë politikën partiake dhe të mendojnë për të ardhmen evropiane të shtetit. Sa më parë sillen ndryshimet kushtetuese aq më shpjetë Maqedonia e Veriut do të arrijë drejt BE-së, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të jenë kundërproduktive. Këtë e porositën në konferencën e përbashkët për shtyp ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Ministri federal i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Aleksander Shalenberg, vizitën e sotme e vlerësoi të rëndësishme, duke potencuar se kanë pasur takime të suksesshme me…

Lexo më Shumë