Author: almakos

Në atmosferë shumë të mirë, sipas zëdhënësit të Qeverisë greke, Pavllos Marinakis kaloi takimi i djeshëm në Vilnius i kryeminsitrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis. Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, Marinakis, theksoi shkurt se bisedimet kaluan në atmosferë të mirë, por nuk zbuloi hollësi shtesë për takim dhe iu referua informacioneve të publikuara dje nga kabineti i kryeministrit grek. “Takimi ishte në atmosferë shumë të mirë, si edhe me liderët e tjerë me të cilët u takua kryeministri”, u përgjigj…

Lexo më Shumë

Është publikuar tenderi për ndërtimin e 10,5 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë me të cilin dërgohet ftesë për parakualifikim për kontraktuesin e aktiviteteve sa i takon fazës së dytë. Thirrja është e hapur deri më 21 gusht të këtij viti. Thirrja është në dispozicion në faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku për projektin është siguruar kredi në vlerë prej 167 milionë euro si dhe grant prej 20.8 milionë euro që është në dispozicion përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor. Autostrada Shkup-Bllacë ka një gjatësi totale prej 12.5 kilometra, ndërsa nga maji…

Lexo më Shumë

Greqia është një prej mbështetëseve më të fuqishme të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili në Vilnus, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, pati takim me kryeminsitrin grek, Kiriakos Micotakis. Sipas Kovaçevskit, vetë takimi që e realizoi me Micotakisin konfirmon se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale. “Marrëveshja e Prespës, e cila paraqet shembull të cekur edhe në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare për zgjidhje të çështjeve të identitetit dhe për zgjidhje të qëndrueshme në bazë të së cilës u bëmë vend anëtar i NATO-s, konfirmon…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe 10 në emrin e tij personal si qytetar, për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të botuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës. Qëllimi është, siç informoi Ministria, që të garantohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve në vend dhe për të gjitha të vlejnë afatet kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare. “Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme solli vendim me të cilin u konstatua se është kryer shkelje e lirisë së të shprehurit të lirë të mendimit për Vlaltko Stojanovskin, të kryer me dy aktvendime, njëri nga Gjykata civile Shkup dhe trjtri nga Gjykata e Apelit, që të dy të miratuar gjatë vitit 2021. Sipas gjykatës, në dy aktvendimet është bërë lëshim në konstatimin e shkeljes së lirisë së shprehjes për Vllatko Stojanovskin, si gazetar i “Fokus”-it, gjatë ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, që ndodhën në Kuvend. Siç deklaroi sot zëdhënësja e Gjykatës kushtetuese, Hristina Belovska, pikënisje për marrjen…

Lexo më Shumë

Me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet potenciale nga dukuria e helmimit me ushqim. Temperaturat e larta të paralajmëruara këtë javë, siç theksojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), janë rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to nuk ndërmerren në kohë masa për sigurimin e sasive të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit të pijshëm. Sipas UAV-së, në mënyrë që të parandalohet dukuria e mundshme e helmimit me ushqim, është e domosdoshme të bëhet zgjedhja dhe furnizimi i rregullt, të sigurohen transporti dhe kushtet për ruajtje. ushqimi duhet të blihet nga vende të kontrolluara ku ka kushte…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-prokurori Mihajlo Manevski ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pesë zyrtarëve të qeverisë për rastin “Behtel dhe Enka”. Zyrtarët e paditur nga Manevski janë: kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve publike Ejup Rustemi. Siç shkruhet në kallëzimin e paraqitur penal, personat e përmendur kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal. Sipas këtij neni, personat i kanë shkaktuar dëm të madh material buxhetit të Republikës së Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili kryeson delegacionin maqedonas në Samitin e NATO-s në Vilnius, sot merr pjesë në dy sesione të Aleancës të drejtat e të cilave janë me partnerët nga rajoni Indo-Paqësor, ku do të ndahen aspektet më të rëndësishme të veprimit të përbashkët në drejtim të sigurimit të paqes në botë në këtë moment të ri gjeopolitik.   “Dje u informuat nga Sekretari i Përgjithshëm se tashmë është miratuar një plan i ri në lidhje me afrimin e Ukrainës. Ajo që ishte aderimi me dy hapa tani është një procedurë e thjeshtuar dhe radha e hapave dhe vendimeve do…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të kaluara ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete të përforcuara në kuadër të së cilës u pastruan dhe transportuan gjithsej 1130 ton mbetje komunale nga kontejnerët evendosur në sipërfaqe publike, si dhe  nga koshat e amvisërive individuale, thuhet në reagimin e Higjienës Komunale, transmeton SHENJA. “U pastruan edhe 250 metër kub mbetje nga afërsisht njëzet deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e qytetit. Duke filluar nga ndërrimi u parë gjatë ditës së sotme, NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikes standarde,…

Lexo më Shumë

Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska sot u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme, të 82-të votoi për të gjithë kandidatët e paraqitur, ndërsa shumicën e nevojshme nuk e fituan kandidatët Zoran Markovski, Spasenka Andonova, Vladimir Millosheski, Natasha Saramandova, Jovan Serafimovski, Lubomir Lape, Zllatko Bikovski, Rasim Deca, Darko Jakimovski dhe Lençe Ristovska.Më parë, këshilli i zgjodhi Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seancën e sotme do të zgjidhen prokurorë edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, që u mbajt në kuadër të Samitit të NATO-s, në Vilnius. Takimi u zhvillua në dritën e marrëveshjes së arritur politike me të cilën Suedia i bashkohet familjes transatlantike, duke vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë si shteti i 32-të anëtar i Aleancës. Hapi i këtillë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të NATO-s dhe garantimin afatgjatë të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit euroatlantik. Njëherit, u theksua rëndësia e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, ku…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, në një deklaratë për shtyp i ka deklaruar qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, të cilat do t’i përcjell sot në kuadër të nga dy sesionet e Samitit. Në vazhdim ua përcjellim deklaratën e Kryetarit të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski. “Së pari dua të shprehem i kënaqur nga takimi i djeshëm, nga seanca e parë në të cilën siç pritej u konfirmua uniteti në Aleancën e NATO-s. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë mirëpritëm hyrjen e Finlandës si…

Lexo më Shumë