Author: almakos

Protestuesit para Higjienës Komunale janë ulur në tokë duke bllokuar derën dhe duke mos lejuar që disa nga shoferët, të cilët ia bindur urdhrit të drejtoreshës Kozana Mazneva të dalin dhe të mbledhin mbeturinat. Policia po tenton që t’i bind ata që të lirojnë rrugën, por punëtorët duke stoik në kërkesat e tyre. Ata tani kërkojnë me çdo kush dorëheqjen e drejtoreshës Mazneva. “Vetëm le të jep dorëheqje ne vet tani do të dalim, deri në orën 07 të mëngjesit”, tha njëri nga protestuesit./SHENJA/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme do të shënojë fitore të bindshme me minimum 61 deputetët. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka shtuar se gjithçka që është nën këto deputetë do të jetë humbje historike për VMRO-DPMNE-në.Për realizimin e këtij qëllimi, Mickoki ka bërë thirrje për bashkim partiak.“Të bashkuar të gjithë së bashku të arrijmë deri tek numri 61 deputetët. Gjithçka tjetër do të jetë humbje historike. Edhe këtë kuptojeni si Ilindeni i tretë dhe çlirim i tretë i Maqedonisë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë beteja për Ilindenin e tretë”, ka thënë mbrëmë lideri i VMRO-së,…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar për ngjarjen tragjike në të cilën 15 vjeçari nga Lubeteni ka humbur jetën në pishinë.I ndjeri ka qenë duke u larë në një pishinë në zonën e Karposhit.Siç thonë nga MPB, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.Në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”,mjekët kanë bërë tentativa për reanimim, por pa sukses. Të miturit i është konstatuar vdekja pa shenja dhune.Nga MPB thonë se ekipet e tyre kanë kryer inspektimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie. MARKETING

Lexo më Shumë

Qytetin e Shkupit e kanë mbuluar sot mbeturinat pasi të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale, janë duke bojkotuar punën. Ata shprehin revoltën e tyre, ndaj drejtoreshës së kësaj ndërmarrje, Kosana Nikoliç Mazneva, për të cilën thonë se ka larguar dhjetëra të punësuar nga Higjiena Komunale dhe gjithashtu i ka ofenduar dhe kërcënuar se do t’i largojë edhe qindra të tjerë.  “Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike të Higjienës Komunale në Shkup, i ka larguar nga puna dhjetëra të punësuar në këtë ndërmarrje, ndërsa ata në shenjë revolte, kanë vendosur që mos të punojnë për dy ditë radhazi, ndërsa kjo që po…

Lexo më Shumë

Ikja e mjekëve do të zgjidhet duke ofruar vende pune dhe paga më të larta. Riorganizimi i plotë i shëndetësisë do të ishte mënyra e vetme për të të dalur nga situata e keqe në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në vend, kjo është alternativë e vetme për Ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Sipas tij, keqmenaxhimi i disa objekteve shëndetësore dhe jo mungesa e parave është shkaku i kushteve jo të mira në disa prej tyre. “Konkretisht që nga dita e parë filluam punën në të gjitha drejtimet. I gjithë publiku dhe pacientët e dinë që shëndetësia është në gjendje…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së për të ndërprerë çdo komunikim me qeverinë, përfshirë edhe bisedat për ndryshimet kushtetuese, është i keq dhe i pamenduar. Me një vendim të tillë, siç tha Osmani, partia opozitare dështoi edhe një herë dhe tregoi se as nuk dëshiron dhe as synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë ndaj shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, tha Osmani, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti. BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM “Të gjitha kërkesat, kushtet dhe parakushtet e vendosura nga VMRO-DPMNE për të mbështetur ndryshimet kushtetuese janë pranuar nga Qeveria. Ata kërkuan që BDI…

Lexo më Shumë

Ndaj situatës së fundit të krijuar në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” ka reaguar Komuna e Aerodromit. Nga kjo Komunë kërkojnë që Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena Komunale” të gjejnë zgjidhje për mbeturinat e grumbulluara. “Obligim dhe përgjegjësi e çdo menaxheri, përfshirë drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe kryetarët e Qytetit të Shkupit është të vendosin dhe mbajnë sistem për menaxhim adekuat të resurseve me të cilat disponojnë dhe në atë mënyrë të sigurojnë shërbim cilësor për qytetarët. Pastërtia, higjiena publike dhe mbajtja e mjedisit të shëndetshëm, është interes publik prej të cilit të gjithë kemi përfitime”, qëndron mes tjerash në reagim.…

Lexo më Shumë

Nga MPB kanë njoftuar se gjatë një aksioni policor të ndodhur të shtunën në Kumanovë janë arrestuar tre persona nga ky qytet.“Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria B.P.(29), G М.(42) dhe М.К.(24), të gjithë nga Kumanova. Gjatë bastisjeve në më shumë lokacione në qytet, në shtëpi dhe në hapësira tjera të cilat ata i kanë shfrytëzuar, të kryera me urdhër gjyqësor, tek ata është gjetur heroinë, amfetaminë, tableta ekstazë, të holla në shumë prej 28.000 euro në valuta të ndryshme, marrëveshje noteriale dhe sende tjera në lidhje me vepra të ndryshme…

Lexo më Shumë

Policia ka filluar aktivitete për të kufizuar nivelin e zërit në dasmat në restorantet në Maqedoninë e Veriut.Pas mesnatës të 8 korrikut, ka ndërhyrë në dy ahengje në dy restorante në Tetovë të cilët kanë lëshuar muzikë të lartë. “Më datë 08.07.2023 rreth orës 00.30 nëpunësit policorë të SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekte hotelerike në rajonin e Tetovës, pas matjes së nivelit të zërit në dy objekte hotelerike, është konstatuar prishje e rendit publik dhe qetësisë duke lëshuar muzikë të lartë, më shumë se sa e lejuara me ligj. Kundër personave që menaxhojnë me objektet do të shqiptohen kundërvajtje…

Lexo më Shumë

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup nga dita e djeshme  nuk janë duke punuar, pasi të njëjtit janë duke shprehur revoltën e tyre, ndaj menaxhmentit dhe drejtoreshës së kësaj ndërrmarje Kosana Nikoliç Mazneva, pasi që siç thonë ata, i ka larguar nga puna  dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.  Puntorët  e Higjenës Komunale nënviziojnë se derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren për të punuar. Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi është shprehur optimist për një zgjidhje të mundshme mes sindikatave dhe dikasterit që menaxhon me të hollat shtetërore, për rritjen e pagave në sektorin publik. Besimi në intervistë për MIA-n, thotë se duhet të definohen edhe disa finesa, por zgjidhja është çështje ditësh nëse shikohet në intensitetin e zhvillimit të negociatave dhe përafrimit të qëndrimeve. FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE “Sipas klimës dhe intensitetit të bisedimeve, mendoj se jemi afër. Dua të jem dhe përsëris se jam optimist racional në kuptimin që optimizmi të vendos në zonë të rehatisë dhe konsideroni se nuk duhet të…

Lexo më Shumë