Author: almakos

Sllupçani nuk është vendi i vetëm ku ka kyçje ilegale në rrjetin energjetik dhe ku nuk paguhen faturat e rrymës. Ashtu ka qenë Haraçina dhe ka edhe vende të tjera, tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski për problemin me energjinë elektrike në fshatin Sllupçan të Likovës. Kovaçevski bëri të ditur se zgjidhje është arritur dhe se banorët do t’i paguajnë faturat, kurse ata që janë kyçur ilegalisht në rrjet, do të detektohen. Përfundoi, se askush nuk është i detyruar që t’ia paguajë tjetrit faturat e rrymës. “Nuk ka të bëjë me qasjen e institucioneve, por me realizimin e punimeve të…

Lexo më Shumë

Një djalosh i moshës 22 vjeçare nga Spanja pasdite është mbytur në pishinën e hapur në Manastir, shkruan TV Telma.Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa kanë qenë të pasuksesshme tentimet nga mjeket e ndihmës së shpejtë për ta reanimuar, pas çka është konstatuar vdekja tek shtetasi spanjoll i cili ka qenë për vizitë në Manastir.Policia ka kryer hetim në vend ngjarje, ndërsa trupi me urdhër të prokurori publik është dorëzuar për obduksion, për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë quar deri tek kjo ngjarje tragjike. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Izet Mexhit në rrjetin social facebook, ka njoftuar se sonte ata kanë caktuar koordinator për degën e Gostivarit, Tetovës, Çairit, zonën zgjedhor numër 1 dhe numër 2. Mexhiti ka shkruar se rrugëtimi i tyre vazhdon dhe se nuk do të shmangen nga ajo rrugë, raporton SHENJA. “Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon! Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin. Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin…

Lexo më Shumë

Ndryshimet Kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në parlament, aty edhe ku e kanë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është prioritet i çdo deputeti që të mbështesë këtë proces dhe të sigurojë vazhdimin e integrimit europian të vendit duke hapur kapitujt, dhe duke i dhënë fund negociatave deri në vitin 2030. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka të bëjë me mandatin e Qeverisë, por me integrimin evropian të shtetit dhe është…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me misionin vlerësues të Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor, të cilin e njoftoi ambasadori evropian David Geer dhe e mirëpriti kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se me këtë kryeministri Kovaçevski ka pranuar se është i paaftë dhe se nuk duhet të punojë për asgjë, përveç se po mendon për parcela dhe fotovoltaikë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Në një skenë të hapur, Dimitar Kovaçevski e pranon se është i paaftë dhe se përveç që mendon për parcela për fotovoltaikë, fjalë për fjalë nuk mund të punojë për asgjë tjetër. Kështu që tani do…

Lexo më Shumë

Rritet numri i konsumatorëve që lidhen për shkak të avantazheve që ofron sistemi qendror për ngrohje, informuan sot nga EMV Furnizim me energji ngrohëse dhe shtojnë se deri më 31 gusht 2023, ofron mundësi për lidhje falas të konsumatorëve të shkëputur. Nga 1 shtatori 2023, lidhja do të paguhet plotësisht sipas çmimores së vlefshme. Numri i konsumatorëve që janë lidhur në sistemin qendror për energji ngrohëse, me të cilin udhëheqin kompanitë e reja të SHA EMV, citohet në kumtesë, është në rritje të vazhdueshme. “Pasi që EMV Furnizim  ka licencë për furnizim me energji ngrohëse në qytetin e Shkupit, deri…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut sot nga Mali i Zi e ndërmori kryesimin me Bashkësinë Transportuese dhe vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i aktiviteteve dhe ngjarjeve që do të kontribuojnë për harmonizimin me politikat transportuese të vendeve nga Ballkani Peërndimor dhe Bashkimi Evropian. Siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ministri Boçvarski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër për Investimet Kapitale Ervan Ibrahimoviq, në prani të Matej Zakonjshev, kryetar i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese kanë realizuar pranim-dorëzimin e kryesimit dhe në atë kontekst e theksuan rolin e Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese në proceset eurointegruese të vendeve…

Lexo më Shumë

Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e VMRO-DPMNE- së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM. “Pastruesi më i madh i parave i VMRO-DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie. Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin elektro-distributiv, sot pa energji elektrike do të jenë disa nga konsumatorët e komunave Butel dhe Gazi Babë, kumtojnë nga QRMK – Shkup. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “2” në Vizbeg, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të locuar në bul. “Magjistralja e Adriatikut” në Komunën e Butelit. Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rr.”Rokomia” nga nr.1 deri në nr.74 në Komunën e Butelit. Në periudhën prej 11:30 deri më 12:30…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Transportit Mile Janakievski, sot pasdite është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku duhet të vuajë tre vjet e gjysmë burg për rastin “Titanik”. Duke marrë parasysh se Janakievski për rastin ka qenë në arrest shtëpiak, nga Gjykata penale sqarojnë se nuk ka nevojë për akt referimi, por vetëm urdhër përmbarimor. “Gjyqtari për zbatimin e sanksioneve ka lëshuar urdhër për paraburgimin e personit të dënuar, për të cilin kërkoni arrest shtëpiak deri në vuajtje të dënimit me burg, duke qenë se i akuzuari tashmë ishte në arrest shtëpiak në lëndën për të cilin Gjykata e Apelit tashmë ka nxjerrë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për vizitë pune në Shkup ku u prit nga homologu i tij, Dimitar Kovaçevski. Ndalesa në Maqedoninë e Veriut është e para për kryeministrin shqiptar në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama deklaroi se turi i tij ballkanik dhe vizita në Shkup, lidhet me diskutimet që duhet të bëhen në kuadër të mbajtjes të Samitit të Procesit të Berlinit në Shqipëri në tetor. Rama ka theksuar se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e tij, por mohon të ketë ‘lajmërim vdekje’ për këtë nismë.  Sipas tij  Ballkani I hapur u…

Lexo më Shumë

Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare projektligjin për tatimin e solidaritetit, njoftuan sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, nënkryetari Zoran Jovanovski dhe drejtori ekzekutiv Antoni Peshev. Me këtë zgjidhje ligjore, kompanitë e mëdha që fituan pasuri shtesë gjatë krizës duhet të paguanin tatim shtesë në krahasim me vitet e kaluara. Siç njoftoi Oda, Qeveria ka respektuar kërkesën e sektorit të biznesit dhe e ka tërhequr projektligjin nga procedura ligjore. Kryetari i odës ekonomike Branko Azeski tha se qeveria  e dëgjoi, e tërhoqi projektligjin për taksën e solidaritetit, por ne kërkojmë jo vetëm të tërhiqet, por edhe të ndërpritet tërësisht…

Lexo më Shumë