I akuzuari i parë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është shpallur fajtor për prokurimin në rastin “Softuer”, për të cilin sot është dënuar me 7 vjet burg, ndërsa për veprën penale “Shpëlarje parash” është dënuar me dënim me burg prej një viti e gjashtë muaj, pra ai u dënua me gjithsej 8 vjet.“Sipas Kodit Penal, në dënimin me burg të shqiptuar ndaj të akuzuarit të parë Dragi Rashkovski, konsiderohet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, e llogaritur nga 16.04.2021 deri në shfuqizimin e tij”, tha gjyqtari. Sipas aktakuzës, Rashkovski nuk i ka kryer detyrat e tij…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama i pyetur në lidhje lajmet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta pres në takim, tha se ai ende ka shpresë se takimi do të ndodhë. “Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka hapur kanunin që edhe kur hasmi të vije në shtëpie hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrsh deri kur ai ta mbarojë fjalën”, tha Rama, raporton SHENJA. Rama foli për Ballkanin e Hapur duke thënë se ka qenë një iniciativë jopërjashtuese dhe që ka sjellë shumë gjëra pozitive. “Nuk e kuptoj se kaa koma dyshime kur faktet flasin…
Pas dhjetë ditësh Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dalë me qëndrim nëse do të ketë zhvendosje në fillim të vitit shkollor nga data standarde e 1 shtatorit. Siç njoftoi ministri Dr.Jeton Shaqiri, javën e ardhshme komisionit për burime njerëzore do t’i paraqiten tri propozime për fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor. Propozimi i parë për MASH-in është që viti shkollor të fillojë si më parë – më 1 shtator, i dyti të fillojë më 11 shtator, pa pushim pranveror dhe të zgjasë deri në mes të qershorit, propozimi i tretë është të fillojë më 1 shtator me një…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do mirëpret në Shkup kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.Nga shtypi i qeverisë njoftojnë se takimi në mes dy kryeministrave do të bëhet sot në ora 11:00. “Në kuadër të vizitës është paraparë një takim kokë më kokë mes kryeministrave Kovaçevski dhe Rama. Më pas do të mbahet një takim dypalësh, në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja vendet. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Rama përfshin Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si…
Euroambasadori në vend, Dejvid Geer sonte në një intervistë për “Top tema” në TV Telma thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit e BE-së, por se vendi duhet të përqendrohet në reforma, veçanërisht në sundimin e drejtësisë.“Ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit për këtë vend. Ne do të kërkojmë nga ky vend që në çdo hap të bëjë reforma. Me rëndësi është që kërkesat të jenë të bazuara në reforma. A bëtë reforma në sundimin e drejtësisë, në mjedisin jetësor dhe në të gjitha ato sfera. Aty duhet të jetë fokusi, e jo…
Sonte EVN ka ndalë rrymën në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, duke e lënë të gjithë fshatin në errësirë.Në shenjë proteste banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të fshatit, duke ndezur zjarre dhe djegur goma veturash.Përplasja mes EVN-së dhe banorëve të fshatit Sllupçan është për shkak se kompania dëshiron të nxjerrë orëmatësit jashtë shtëpive me pretekstin për të evituar vjedhjen e rrymës, ndërsa banorët e kundërshtojnë një gjë të tillë.Aktualisht rruga për të hyrë në fshat është ende e bllokuar. MARKETING
Sot (05.07.2023) nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe Departamentin për Operacione Speciale Policore, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent nga PTHP Shkup, është realizuar aksion policor i koordinuar ndaj personave të involvuar në kontrabandë me automjete luksoze në rajonin e SPB Shkup si dhe në rajonet e Manastirit, Koçanës dhe Resnjës. Gjatë këtij aksioni, janë kryer bastisje në 24 lokacione, te gjithsej 23 persona me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të dëshmive materiale plotësuese të cilat rrjedhin nga vepra penale të kryera, kurse nga liria janë privuar 18 persona,…
“Grupi i zjarrit” mohon se ka përçarje brenda fraksionit. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, deklaroi sot se anëtarët e fraksionit janë nëpër pushime dhe pas përfundimit do të mblidhen për të dakorduar qëndrimet e tyre. “Për momentin nuk ka as përçarje. Ne, disa nga kolegët tanë janë në pushim. Tani do të kthehemi, do të ulemi, do të koordinohemi të gjithë, por një gjë të këtillë që ka përçarje e kam marrë nga mediat, përbrenda nuk ka asgjë.”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai tha se ata nuk e pranojnë përzgjedhjen e Bekim Nezirit në…
Ministri Oliver Spasovski, i cili sot në kuadër të aktivitetit “Kabineti i Hapur” ishte në Tetovë, informoi se mbi gjysma e dokumenteve personale të qytetarëve janë ndryshuar, me qëllim që në to në vend se Republika e Maqedonisë, të qëndrojë emri i ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut që doli nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë. Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të shmangen shpenzimet shtesë si me targat e veturave, Spasovski tha se duhet të paguhen dokumentet. “Dokumentet duhet të ndërrohen deri në mes të shkurtit 2024. Tashmë mbi 50 për qind e dokumenteve janë ndryshuar, kjo po…
Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) ndau çertifikatat e përfundimit të kurseve të gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisë – AKDEM dhe Lingua Star – Tetovë.Ky takim u realizua në prani të ushtruesit të detyrës së Ambasadorit të shtetit të Katarit në RMV Z. ْXhasim el Gamidi, kryetarit të FOCIC-it, Dr. Benjamin Idriz, zëvendëskryetarit, Prof.Dr. Adnan Ismaili, koordinatorit të kurseve të gjuhës arabe, Mr. Bekim Sulejmani, si dhe profesorëve të gjuhës arabe, Dr. Amel Kurtishi, Dr. Ziber Lata. Të gjithë kursistët që kanë kryer me sukses nivelet përkatëse morën…
Me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Pas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për përfundimin e Ballkanit të Hapur, pushteti dhe opozita në Shqipëri, por edhe ish-diplomatë, kanë qëndrime të ndryshme për arritjet dhe për arsyet e mbylljes së nismës rajonale, ku, pos Shqipërisë, bën pjesë edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Për pushtetin, nisma e arriti qëllimin përse u krijua si një shtysë për Procesin e Berlinit, ndërkaq, për opozitën, nuk pati asnjë arritje, por shkaktoi vetëm dëme në marrëdhëniet me Kosovën dhe i shërbeu Serbisë. Nisma, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në…
Gjykata e Apelit në Shkup sot e ka shpallur vendimin për rastin “Titanik”, me të cilin pjesërisht i pranoi ankesat e të akuzuarit Mile Janakieski, të akuzuarës Gordana Jankulloska dhe të akuzuarit Munir Pepiq, ndërsa ankesat e të akuzuarit Kosta Mitrovski refuzohen si të pabazuara. Mile Janakieskit ia uli dënimin për 9 muaj dhe tani duhet të vuaj 3,6 vjet burg. Gordana Jankulloskës i shqiptoi dënim me kusht në vend të 2.5 vjetëve dënim me burg. Përndryshe në shkurt të vitit të kaluar sipas vendimit gjyqësor, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski u dënuan me gjithsej 7 vjet burg. Janakievski u…

