Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka shkruar se partia që drejton ai, Aleanca për Shqiptarët, desolidarizohet nga çdo nismë të re të Qeverisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
“Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar të njohur si Ballkani i Hapur.
Me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon.
Rruga përpara është e qartë: marrëveshjet tanimë të nënshkurara në kuadër të Ballkanit të Hapur, duhet të integrohen në tërësi dhe të zbatohen në kuadër të Procesit të Berlinit, duke filluar nga samiti i tetorit në Tiranë”, ka shkruar Taravari, transmeton SHENJA.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë promovuar sistemin e përbashkët për pagesat rrugore. Ata kanë dkelaruar se kjo nismë është në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Data 20.05.2026
Aktuale
- VMRO: Filipçe hesht ndaj deklaratave fyese nga Bullgaria
- 16-vjeçari tmerron xhamitë e Tetovës, thyente kasafortat e donacioneve dhe merrte paratë
- Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë
- Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit
- Kapen 500,000 € në “Tabanoc”, në një minibus që drejtohej nga një shtetas shqiptar
- LSM: Shporta sindikale minimale në muajin maj është 68.743 denarë
- Kaq po shitet nafta dhe benzina sot në Kosovë
- Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF


