Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga 4 grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë.
“Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Loga në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend.
Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim.
Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton SHENJA.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Sot dita e 92-të e revoltës kundër Ramës, shqiptarët nuk ikin nga sheshi: S’do dorëzohemi, kryeministri të dorëhiqet
- “…Asnjë s’meritonte të vritej”/ Kur komunistët pranonin shpirtin e tyre “terrorist”
- Vranësira, por temperaturat mbeten të larta – Parashikimi i motit
- Kreu i komunës së Butelit mbron drejtoreshën e shkollës “Penko” për mbylljen e paraleles shqipe
- Kurti takon Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
- Xhevdet Hajredini falënderon të gjithë për ngushëllimet pas humbjes së djalit të tij, Lirimit
- “Zemra e motrës” – Elijona publikon foton e veçantë nga pushimet familjare
- “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!



