Lidhur me problemet e ndërprerjes së rrymës në Sllupçan të Likovës, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë fshat shumica paguajnë rrymë, por që bëhet fjalë për individë të caktuar që shkaktojnë probleme.“Nuk bëhet fjalë për revoltë nga banorët e Sllupçanit, ata janë njerëz familjarë. Bëhet fjalë për disa individë të cilët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen. Të gjitha produktet nëpër tregjet tona vijnë nga vende rurale si Sllupçani dhe ata njerëz paguajnë rrymën. Bëhet fjalë për disa individë”, tha Kovaçevski. MARKETING
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka deklaruar se janë identifikuar sulmuesit të cilët me thikë e kanë therur tifozin e “Levskit”, mbrëmë në Çair dhe se po punohet në gjetjen e tyre.Ministri tha se makinat me targa të Bullgarisë të cilët kanë shkuar në Çair për të provokuar, kanë hyrë në Maqedoni në regji private, gjegjësishtë pa e shfrytëzuar transportin e organizuar për ndeshjen me Shkupin.Nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” mbrëmë njoftuan se shtetasi bullgar është ther me mjet të ftoftë në Cair dhe po operohet.Janë lënduar edhe tre tifozë tjerë. Të gjithë të lënduarit janë…
MPB mbrëmë vonë ka dhënë detaje në lidhje me incidentet në ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë. MPB njoftoi se janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej tyre, tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate. Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit, të cilët e kanë prishur…
EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektroshpërndarjes do të fillojnë me realizimin e projektit për rikonstruimin e rrjetit në Sllupçan, njoftoi EVN. “Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit, ndërsa garanci janë dhënë nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme në organizim të ministrit të Ekonomisë dhe kryetarit të Likovës do të mbahet takim në komunën e Likovës në të cilin do të dakordohen të gjitha detajet për organizimin dhe realizimin e projektit dhe me punë në terren do të fillojë nga 9 gushti i këtij viti”, informuan nga EVN. MARKETING
Tifozë të zjarrtë të FC Shkupi janë përfshirë në një incident me tifozë të Levski Sofjes në Çairçane të Shkupit. Incidenti ka ndodhur para ndeshjes të Levskit me FC Shkupi. [embedded content] MARKETING
Banka Popullore informoi se fondet e qytetarëve në llogaritë bankare janë të sigurta dhe të disponueshme në çdo kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky njoftim nga i Bankës Popullore vjen pasi qytetarët u ankuan sot se nuk mund të paguajnë me kartela bankare, as të tërheqin para nga bankomatet. Pastaj Shoqata e Bankave të Maqedonisë lëshoi një deklaratë për opinionin, e cila konfirmoi se ka problem me disa nga kartelat bankare për tërheqjen e parave dhe kryerjen e pagesave në tregti. “Në pajtim me informacionin nga njoftimi i publikuar nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, Banka Popullore e informon opinionin se…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e ka vlerësuar si hap të drejtë “marjen e ingerencave” mbi gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ”, komunës së Tetovës. Shaqiri ka shkruar se shkaku i borxheve të akumuluara dhe mos veprimi i komunës gjimnazi i Tetovës është viktimë dhe ka mbetur pa energji elektrike. Ai premtoi se këtë çështje do ta diskutojë në Qeveri dhe do t’i dilet në ndihmë shkollës në fjalë. “Nuk do të jеm modest! Shumë i duhur paska qenë aktvendimi të cilin e solla para disa ditëve për t’ia marrë ingerencat Komunës së Tetovës mbi SHMK „KIRIL PEJÇINOVIQ“. Sot shkollës iu…
Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të rriten për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga KRRE sqarojnë se rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në raport me vendimin e marrë të hënën. Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 84.5 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 86.5 denarë, i dizelit 74.5 denarë për litër dhe i vajit ekstra i lehtë për amvisëri 73.5 denarë për litër. Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit për 1.337 den/kg, i cili tani…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe sot është shprehur i prerë, sa i përket votimit të ndryshimeve kushtete nga deputetet e partisë së tij. Mickoski tha se ju beson shumë 44 deputetëve së bashku me koalicionin dhe siç tha ai, ata janë garantuesi që ndryshime të tilla kushtetuese nuk do të kalojnë. Kjo vjen pas pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën e deputetit Enez Ibrahim, i cili ditë më parë tha se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese. HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE “Besoj shumë dhe për mua është më rëndësi ata 44 deputetët të cilët vijnë nga koalicioni VMRO-DPMNE…
Kartat bankare janë jashtë funksionit në orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh, por jozyrtarisht nëse doni të merrni informacion në telefonat e kontaktit të bankave thonë se është një problem teknik që po punohet intensivisht për zgjidhjen e tij. Sipas të njëjtave informacione, të gjitha llojet e kartave të të gjitha bankave janë jashtë funksionit. MARKETING
Banorët e fshatit Straçincë kanë raportuar për një zjarr I cili është përhapur me shpejtësi tek shtëpitë përreth. Denoncimi është marrë rreth orës 10:00 në numrin e vetëm të emergjencës 112 dhe, siç bëjnë me dije nga qendra për menaxhim me kriza, një ekip i zjarrfikësve ndodhet në terren për të ndërhyrë. Sipas raportit, me thonë bëhet fjalë për zjarrvënie. Nga QMK-ja bëjnë të ditur se deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, në 24 orët e fundit, në zonën e Shkupit nuk ka pasur ndërhyrje më serioze me zjarr, përveç në atarin e fshatit Pagarushë (Komuna e Studeniçanit),…
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha ka zyrtarizuar sot largimin nga partia e drejtuar nga Bilall Kasami. Hoxha ka paralajmëruar se bashkë me bashkpmendimtarët e tij do të formojnë një parti të re, e cila do të të angazhohet fuqishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Hoxha e ka arsetuar largimin nga Lëvizja Besa, duke theksuar se nuk është etike që të bashkëpunohet me Izet Mexhitin, një për eksonentëve të BDI-së që është kritikuar më së shumti nga Lëvizja Besa. /SHENJA/ MARKETING

