Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka deklaruar se janë identifikuar sulmuesit të cilët me thikë e kanë therur tifozin e “Levskit”, mbrëmë në Çair dhe se po punohet në gjetjen e tyre.
Ministri tha se makinat me targa të Bullgarisë të cilët kanë shkuar në Çair për të provokuar, kanë hyrë në Maqedoni në regji private, gjegjësishtë pa e shfrytëzuar transportin e organizuar për ndeshjen me Shkupin.
Nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” mbrëmë njoftuan se shtetasi bullgar është ther me mjet të ftoftë në Cair dhe po operohet.
Janë lënduar edhe tre tifozë tjerë. Të gjithë të lënduarit janë në gjendje stabile.
Mendimi i ministrit personal është se tifozët bullgar janë ata që kanë shkuar me qëllim që të provokojnë dhe të shkaktojnë tensione. /SHENJA/
Data 30.08.2026
Aktuale
- LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc
- Nuk përmbahet Santiana, rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet në këtë veshje
- Shefi i CIA-s propozoi takim Trump-Putin-Zelensky gjatë vizitës në Moskë
- Sot dita e 92-të e revoltës kundër Ramës, shqiptarët nuk ikin nga sheshi: S’do dorëzohemi, kryeministri të dorëhiqet
- “…Asnjë s’meritonte të vritej”/ Kur komunistët pranonin shpirtin e tyre “terrorist”
- Vranësira, por temperaturat mbeten të larta – Parashikimi i motit
- Kreu i komunës së Butelit mbron drejtoreshën e shkollës “Penko” për mbylljen e paraleles shqipe
- Kurti takon Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju



