Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov. “Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme. Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe arsyet e saj, ju drejtojmë të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë detaje”, thonë nga Presidenca.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendosë tabelën e re në bregun e liqenit Ontario
- Analiza e Preç Zogajt: Reflektim ndaj protestave, forcim i shtet-partisë elektorale. Hallet që ua krijuan, do i përdorin për t’i futur në borxhe qytetarët!
- LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc
- Nuk përmbahet Santiana, rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet në këtë veshje
- Shefi i CIA-s propozoi takim Trump-Putin-Zelensky gjatë vizitës në Moskë
- Sot dita e 92-të e revoltës kundër Ramës, shqiptarët nuk ikin nga sheshi: S’do dorëzohemi, kryeministri të dorëhiqet
- “…Asnjë s’meritonte të vritej”/ Kur komunistët pranonin shpirtin e tyre “terrorist”
- Vranësira, por temperaturat mbeten të larta – Parashikimi i motit



