Deri të premten do të mbajë mot stabil dhe shumë i ngrohtë. Të shtunën pasdite pritet zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në vend të kësaj, proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie. Temperaturat minimale në tre ditët e ardhshme do të lëvizin nga 12 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja nga 25 deri në 40 gradë. Siç kumtoi DPHM-ja, të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës. MARKETING
Author: almakos
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës, duke theksuar se 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit. “Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian. Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!, ka shkruar Ahmeti. MARKETING
Zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq u dërgoi ruim me rastin e festës së madhe shtetërore Ilinden – Ditës së Republikës, të gjithë qytetarëve të vendit, me dëshirën për përparim të shtetit dhe prosperitet në të jgitha fushat dhe jetë më të mirë për qytetarët. “Sot e festojmë një nga festat më të rëndësishme të popullit maqedonas, i kremtojmë identitetit maqedonas, shtetësinë maqedonase dhe bashkësinë multikulturore të atdheut tonë. 120 vite pas Ilindenit të krushevës dhe 79 vite pas Ilindenit të KAÇKM-së, jemi të gatshëm me dituri dhe maturi ta fusim shtetin tonë në Union, i cili i respekton karakteristikat…
Nëpunës policorë nga Njësia për çështje kriminalistike Gjorçe Petrov, e kanë privuar nga liria personin R.M. (43) nga Shkupi. “Gjatë kontrollit në kryer në shtëpinë e tij në Saraj të Shkupit të kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur pushkë automatike dhe 5 plumba”, thuhet në raportin e policisë. Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor. MARKETING
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës duke theksuar se Ilindeni është simboli i luftës për liri dhe themeli i shtetësisë. “120 vjet më parë, i udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi epopennë, mbolli farën e mosbindjes dhe u kurorëzua me kryengritjen e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë. Të dy Ilindenët, ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944, lanë gjurmë të pashlyeshe në kujtesën kolektive të Maqedonisë”, shkruan Mickoski në urim. MARKETING
Sot, në festën tonë më të ndritshme Ilinden i përkujtojmë gjeneratat të cilat luftuan për dy republikat tona – atë të Krushevës në vitin 1903 dhe atë të KAÇKM-së në vitin 1944. Të udhëhequr nga idetë progresive për liri politike dhe drejtësi sociale, të rinjtë ishin forca e vërtetë shttytëse e dy Ilindenëve. Të rinjtë të parët u ngritën në luftë kundër fashizmit dhe u bënë bërthama e ushtrisë nacional-çlirimtare. Vetë KAÇKM-ja, para së gjithash, ishte mbledhje e të rinjve. Ne sot kemi shtet të lirë të Maqedonisë së Veriut falë të rinjve nga gjenerata e Ilindenit dhe ajo antifashiste,…
Për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM Maqedoni. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. MARKETING
Partia e re politike të cilën para disa ditëve e paralajmëroi deputeti Izet Mexhiti do të quhet Lëvizja Demokratike. “Emri është bërë i ditur sot pas përfundimit të afatit për dhënien e ideve nga qytetarët përmes platformës online www.lëvizja.mk”, njoftojnë nga kjo lëvizje. Kujtojmë se kjo parti do të promovohet më 13 gusht, që përkon edhe me datën e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, Lëvizja Demokratike vjen si shkak i mospajtimeve mes anëtarëve të BDI-së për mënyrën se si duhet të drejtohet partia dhe Qeveria. MARKETING
Qeveria në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”. Kjo stërvitje, sipas sqarimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizohet nga Forcat e armatosura të SHBA-së dhe përveç pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga disa vende anëtare të NATO-s dhe vende të partneritetit për paqe. Qëllimi është ndarja e njohurive dhe shkëmbimi i përvojave të cilat janë të nevojshme për personelin e Armatës për kryerjen…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistën për MIA-n për gjendjen në partinë e tij amë BDI dhe akuzat për korrupsion, si dhe ndaj tij personalisht nga disa anëtarë të partisë së tij, thotë se secili duhet “të shikojë në pasqyrë dhe të kujtohet se ku e ka vendin”. Nëse dikush ka problem duhet të jetë korrekt dhe ta thotë, thotë ai, “sepse nuk ka kolektivë të korruptuar”. “Secili nga ne duhet të shihet në pasqyrë dhe të kujtohet se ku e ka vendin për të ditur se çfarë më pas. Unë personalisht për veten mund të them se jam…
Ishte duke pritur në semaforë. Ashtu edhe siç duhet, siç i takon qenies njerëzor. Por papritmas, dikush vendos që duhen shkelur këto rregulla. E ky veprim i ngutshëm, për të përfituar disa sekonda kohë, ishte fatale për jetën e 25 vjeçarit Musli Veseli. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.25 te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, përplasja mes dy makinave, njërës “Mercedes” e drejtuar nga S.O (39) nga Shkupi, me targa të Shkupit dhe tjetrës poashtu “Mercedes” me targa italiane, e drejtuar nga A.S (41) nga Shkupi, ishte fatale për të riun shkupjan, 25 vjeçar. MPB Pas aksidentit, këmbësori është…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.Nga atje theksoijnë se intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi ka frekuencë të shtuar dhe koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku…

