Author: almakos

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) dhe Qendra ndërkombëtare për tregti (ITC) në një takim në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Qendra ndërkombëtare për tregti është një organizatë e fokusuar në zgjidhjen e barrierave teknike për tregtinë, harmonizimin e zinxhirit të furnizimit, transparencën e zinxhirëve të furnizimit, me fokus në “ç’rrezikimin e zinxhirit të furnizimit”. Në takim morën pjesë kryetari i LOE-s Trajan Angeloski, nënkryetarët Sasho Dukoski dhe Goran Gjorgjevski, Zagorka Bllazhevska drejtore e Vita Novës dhe Tristan Evans nënkryetar i ITC (International Trade Council), ndërsa video fjalim ka pasur edhe Xhejms Semjuel Jork drejtor ekzekutiv i ICTTM (The International Center…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje dhe në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje në vend, sot në mëngjes ka frekuencë të shtuar, koha e pritjes është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qytetit është shtuar, njofton AMSM. MARKETING

Lexo më Shumë

Deri më tani nuk ka pasur ftesë nga Qeveria për takim për të diskutuar ndihmën e pushtetit qendror për kryeqytetin, tha kryetarja e Shkupit Danella Arsovska në daljen e sotme në Kanal 5, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se do ta thërriste atë dhe kolegët e saj në takim në Qeveri sepse “qyteti nuk i ngjante asgjëje”. “Në një farë mënyre, mund të duket komike që dikush përpiqet të thotë se diçka nuk është funksionale, ndërsa të ketë një kontribut të drejtpërdrejtë në mosfunksionimin e saj. E vetmja gjë që mund të them është se ai u bën…

Lexo më Shumë

Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, korriku i vitit 2023 ka qenë muaj mjaft i ngrohtë dhe mesatarisht i lagësht në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, me përjashtim të Mavrovës dhe Strumicës. Sipas DPHM-së, temperatura mesatare e mesmuajit varioi nga 18,2 gradë në Lazaropole deri në 28,2 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të korrikut, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1,6 gradë mbi mesataren e vendit. Temperatura mesatare maksimale varioi nga 25,7 gradë në Lazaropole deri në 35,9 në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 22 korrik…

Lexo më Shumë

 Për shkak të stuhisë së madhe në Slloveni, janë mbyllur shumë rrugë dhe autostrada  në të gjithë vendin. Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Slloveni që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht ato përgjatë lumenjve. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, theksohet në kumtesën…

Lexo më Shumë

Zëvendësimi i dokumenteve personale me dokumente me emrin e ri të shtetit, ka shkaktuar rrëmujë në hapësirat e ministrisë së punëve të brendshme. Turma njerëzish të cilët presin rradhë për tu fotografuar shihen para korridoreve të këtij objekti. Qytetarët për TV SHENJA thanë se koha e gjatë e cila duhet të presin për tu fotografuar ua vështirëson edhe më shumë këtë proces. Ata madje shtojnë se janë të pakënaqur sepse në linja telefonike nuk arrijnë të marin përgjigje nga askush ndërkaq në mënyrë elektronike marrin alternativa për termine vetëm pas dy muajsh pritje. Disa prej tyre thonë se edhe pas…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024 për studentëtaktualë. Afati i fundit për aplikim përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ është 10 gusht.Siç informojnë nga MASH pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës – subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar hetim për procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale-Vepër e rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi 2 c.c neni 297 par.1 i Kodit Penal dhe për të është dhënë propozim për caktim të masës së paraburgimit shtëpiak. Në lidhje me të njëjtin rast, për personin tjetër është paraqitur procedurë për padi penale- Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi neni 297 paragrafi 3 paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili përndiqet sipas…

Lexo më Shumë

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU. Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në kuadër të mbledhjes së 90-të zgjodhi Sofka Pejovska Dojçinovskën për zëvendëskryetare të re. Pejovska Dojçinovska vjen në vend të Katica Nikollovskës, të cilën anëtarët e KSHPK-së e falënderuan për punën e deritanishme. “Për zëvendëskryetar të ardhshëm propozohet anëtari më i vjetër i cili punon që nga dita e parë e formimit të KSHPK-së”, tha para votimit kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.Në seancën e zhvilluar përmes platformës Zum janë votuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025. Anëtarët e…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 322 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 96 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, ndërsa 28 të tjera motoçiklistëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 5 gjoba ëpr mosvënien e rripit të sigurisë. MARKETING

Lexo më Shumë