Dy persona janë plagosur në rajonin e Pollogut nga të shtënat me armë zjarri në ahengje familjare që nga nisja e këtij sezoni. Një në Çellopek të Tetovës dhe tjetri në fshatin Çegran të Gostivarit. Zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme Tetovë zbulon se rastet janë plagosje nga plumbat qorr.
“Siç e filluam sezonin nuk kishim raste. Dy rastet e fundit, njëri në Çegran një zonjë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së saj pësoi lëndime nga një plumb i pa destinuar, kështu pjesëtarë të SPB Tetovë si të dyshuar të armës së zjarrit kanë arrestuar 13 persona ku janë mbajtur në stacionin policor dhe punohet në zbardhjen e rastit. Rasti dytë është në Çellopek të Tetovës ku një person duke qëndruar në qendër të fshatit është goditur në kokë nga një plumb i pa destinuar dhe për fat të mirë ka përfunduar me lëndime jo serioze”, u shpreh Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Është përfshirë nga zjarri një autobus dykatësh i NTP “Shkup” në Vodno
- Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
- Adrola dhe Capital T në ‘kulmin e dashurisë’, bëjnë edhe këtë veprim kur janë bashkë
- “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve
- “Luftë” me flakët në 26 zjarre në Shqipëri, riaktivizohet vatra në Dajt
- QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, tetë mbeten ende aktive
- Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, përkujton figurën e Petro Janurës
- Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin



