Lëvizja Demokratike (LD) thotë se BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren. Sipas tyre, para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen. “Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një arterie e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e kësaj rruge që lidh dy qytetet me rëndësi historike.
Kjo rrugë gjithsesi do të bëhet, por jo me BDI-në, e cila, gjë që është e pritshme, tenton ta përvetësojë si projekt partiak.
Ndaj para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen. Duhet t’i kryejnë punët e tunelit disa dhjetëra metra që me muaj të tërë është bërë makth i vërtetë për ata që marrin rrugën drejt Kosovës apo anasjelltas. Gjithsesi do të duhet t’i sqarojnë edhe skandalet korruptive lidhur me Korridorin 8.
BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren, ndonëse të gjithë e kanë të qartë se do të bëjnë çmos që ta përdorin edhe këtë nismë, sepse të zëshmit e kësaj partie e dinë se zgjedhjet parlamentare janë shumë afër dhe fundi i tyre po kështu është afër. Rruga e vetme e tyre do të jetë ajo që do t’i çojë drejt humbjes…”, thuhet në reagim.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
- Nuk përmbahet Xhensila, shfaqet super provokuese nga jugu i Shqipërisë
- Diellza Kolgeci paska shkëlqyer në martesën e kunatit, me nusen duken si motra
- Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare “i kënaqur” me kushtet e ashpra të të burgosurve palestinezë
- Rrëshqitja e dheut në Gyirong shkakton 16 viktima, përcaktohet shkaku i katastrofës
- VLEN sot ndërton, BDI-ja për 20 vjet vetëm premtonte
- Flakët përfshinë një veturë në udhëkryqin afër “Mavrovasjas” në Shkup
- Kim Mehmeti: Flamuri kombëtar nuk është qefin për ta mbuluar kufomën e cilitdo shqiptari!



