Author: almakos

Gjykata e Lartë ka marrë version jo të plotë të ndryshimeve në Kodin Penal, pa nenet kontestuese që ulin dënimet për zyrtarët. Gjykata i ka marrë ndryshimet e propozuara pa dispozitat për shpërdorim dhe shoqërimin kriminal, të nënshkruara nga ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe i është kërkuar të japë mendimin e saj deri më 20 shtator. “Në Gjykatën Penale nga ana e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë dorëzuar për të dhënë mendim për propozim-ndryshimet në Kodin Penal. Kjo e bëri të pamundur dhënien e mendimit të Gjykatës së Lartë për ndryshimet ligjore të miratuara, të cilat paraqesin çështje me…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë propozoi që deri më 30 nëntor të ndalohet ofrimi i shitjeve promocionale nga të gjitha zinxhirët e tregtarëve në vend, ndërsa nga java e ardhshme do të propozojë edhe ngrirjen e çmimeve të produkteve në industrinë ushqimore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kjo do të sjellë ulje lineare të çmimeve me të paktën 10 %. Tregtarët, siç tha Bekteshi, nuk do ta dinë se me cilën datë do të ngrihen çmimet dhe kështu nuk do të mund t’i rrisin ato. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Kjo do të bëhet sepse është vënë re se disa zinxhirë…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur versionin final të propozim – ligjit për amnisti dhe njoftojnë se i njejti do të votohet në seancën e ardhshme të Qeverisë me procedurë të shkurtuar. Sqarojnë se do të ketë lirim të plotë për dënim me burg deri në gjashtë muaj, dhe se nuk ka amnisti për vepra penale të rënda. Kurse të dënuarit, që kanë dënim me burg mbi gjashtë muaj, bëjne të ditur se do të lirohen nga vuajtja e 30% të dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë. Ministria e Drejtësisë “Amnistimi nuk vlen për personat të cilët…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, sot ka zhvilluar takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në fokusin e bisedës ishte situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, si një rajon me interes strategjik për Aleancën. “Koordinimi i ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përshpejtimi i integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit, janë mjete kyçe për konsolidimin e stabilitetit rajonal dhe mbylljen e vakumit për ndikimet e mundshme destabilizuese nga palët e treta”, theksoi Osmani. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçaçevski sot përsëriti se ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat në opinion kishte vërejtje se janë miratuar në mënyrë të shpejtë dhe pa debat paraprak publik, janë miratuar për të ndihmuar në rritjen e efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas inspektimit në fillimin e punimeve për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Komunën e Karposhit, deklaroi se nuk ka pasur keqpërdorim të flamurit evropian gjatë miratimit të ndryshimeve, të cilat sipas tij janë bërë në përputhje me legjislacioni në BE. Kryeministri tha gjithashtu se nuk ka asgjë të diskutueshme…

Lexo më Shumë

Amnistia dhe ulja e dënimeve me burg për 30 për qind është vetëm një nga mënyrat për uljen e mbipopullimit në burgje, veçanërisht në Idrizovë, dhe është jashtëzakonisht shqetësuese. Për këtë arsye mendojmë se është e mirë ideja që autorët e krimeve me intensitet më të vogël dhe me dënime më të ulëta të mbulohen me amnisti, por ne gjithmonë i theksojmë masat alternative si mënyrë për të kapërcyer problemet me mbipopullimin në burgje, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi në përgjigje të pyetjes së një gazetari sot në Shtip. Ai konsideron se mbipopullimi i burgjeve në vetvete sjell probleme …

Lexo më Shumë

Seanca kuvendore do të vazhdojë kur të ketë kushte për të. Ky është një proces që nuk dalet dhe prej tij varet e ardhmja e shtetit, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shprehur bindje se në fund 118 deputetët do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të fillimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e pishinës së mbyllur në komunën e Karposhit, Kovaçevski theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një mundësi që nuk duhet humbur dhe secili duhet të marrë përgjegjësi për veten dhe përgjegjësi në duart e tij.  Ai pret…

Lexo më Shumë

Prej sonte rifillon sezoni i ri i emisionit “Intervistë në Shenja”, me autor dhe moderator, Naser Selmani. Ky emision tashmë ndiqet me mjaft interes nga publiku sepse trajton temat e aktualitetit të fundit socio – politik në Maqedoninë e Veriut dhe me gjerë. Kështu çdo të mërkurë prej orës 20:40 do të mund ta ndiqni këtë emision, ndërkaq sonte i ftuar i parë do të jetë Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili mes tjerash do të flas edhe për ndodhitë e fundit në repartin e Onkologjisë. Na ndiqni! [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (asfalt), në aksin rrugën R2235 ndërmjet digës  Mavrovë dhe fshatit Mavrovë, me datë 13.09.2023. (e mërkure), qarkullimi do të ndalet në orën 09:00. – 4:00 pasdite. Qarkullimet do të rikahëzohen përmes fshatit Bunec – f. Leunovë – f. Nikiforovo – f. Mavrovë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të…

Lexo më Shumë

Ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj, por siç ishte bërë e ditur edhe nga Departamenti i Shtetit është e nevojshme që të ndiqen procedurat në sistemin juridik në vend, deklaroi sot ambasadorja amerikane, Angela Aggeler duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve që të japë koment për miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Kodin Penal. “Për këtë u përgjigjëm të premten, ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane i shqyrton, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese ndoshta për dikë janë të dhimbshme, por ato janë nevojshme. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Mihael Roth nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ku u mbajt Konferenca “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Demokracisë Parlamentare”. Ai porositi që përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Parlamentit ta kthejnë vendin në rrugën evropiane, duke i votuar ndryshimet kushtetuese. Mihael Roth, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman “Do doja të dërgoja një porosi shumë të thjeshtë. Po, jemi shumë të prokupuar nga lufta në Ukrainë, por kjo nuk don të thotë se ne e kemi…

Lexo më Shumë

Me pankarta me mbishkrimet “Pagat europiane për ne dhe për ju”, Sindikata e Pavarur e Administratës së Gjyqësorit, së bashku me Sindikata e Pavarur e Policisë dhe Administratës së Burgjeve dhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, sot të gjithë së bashku  para para Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në Shkup kanë protestuar, duke kërkuar rritje të pagave për 30 përqind dhe të njejtit nuk pajtohen me pagesën e K-15, për nga 10.000 denarë. Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Gjykatave,  Jasmina Veliçkova, tha se janë të indinjuar edhe nga qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkesave…

Lexo më Shumë