Author: almakos

Ndryshimet kushtetuese janë çështja që do ta shfrenojë procesin, gjegjësisht do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Konsideroj se të gjithë duhet para qytetarëve të dalim dhe të tregojmë nëse qëndrojmë prapa vullnetit të tyre që të bëhemi anëtare  e Bashkimin Evropian, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një intervistë për Frontlajn dhe CIVILI Media. Ai thekson se opozita plotësisht e partizon agjendën, plotësisht e vendos në funksion perspektivën evropiane të shtetit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. “Keni parti politike që me këmbëngulje e bllokojnë atë proces dhe prandaj konsideroj se duhet  para qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për SHBA-në në vitin 2022. Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikacionet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29 për qind e aplikacioneve të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në dokumentin zyrtar thuhet se gati 20 për qind e aplikimeve për viza amerikane janë refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, 5,56 për qind nga Kroacia, 13,47 për qind nga Sllovenia, 19,45 për qind nga Serbia, 17,93 nga Kosova, 27, 55 nga Shqipëria dhe 34…

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, janë shprehur se kërkesa për faljen ose amnistimin e ish kryeministri Nikolla Gruevski në adresën e tij kanë ardhur nga struktura të afërta me opozitën aktuale dhe ish politikanë.“Lidhur me pohimet e VMRO-së, informojmë se deri të presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar për faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjin e Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Drejtësisë  njoftojnë se do të kryejnë mbikëqyrje në  sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike. Ata sqarojnë se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve. MINISTRIA E DREJTËSISË “Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes”. Gjithashtu, nga kjo Ministria deklarojnë se ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ishte i ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota. Në kongres morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë  Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike.  Nga Ministria e Drejtësisë  informuan se ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve…

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, ajo që në vendet e zhvilluara është traditë e gjatë, këtu është ende në fazat fillestare të zhvillimit, u tha presidenti Stevo Pendarovski përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Shkup gjatë rinovimit të mbrëmshëm të “Klubit të bizneseve të përgjegjshme”, i cili synon për të rritur donacionet. Për këto procese është e nevojshme e gjithë mbështetja e mundshme, shtoi Pendarovski.Ai tha se beson se qëllimet e projektit të partneriteteve të donacioneve janë të arritshme. Këto përfshijnë rritjen në nivelin dhe shtrirjen e donacioneve të korporatave dhe individëve, varësinë më të ulët nga donatorët e huaj dhe stimujt për individët…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve (RKEP), thonë nga Ministria e Drejtësisë..“Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes. Gjithashtu, ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është në frymën e reformave në fushën e gjyqësorit dhe avancimit të…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot nën organizimin e Ministrisë së Financave ishte folës kryesor në “Skopje Economic and Finance Forum SEFF ‘23” në Panelin e III-të “Integrimi europian dhe prosperiteti ekonomik “Europa – Po, Europa Tash”, në temën “Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”. “Kënaqesi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionarëve të huaj në vendin tonë, por edhe…

Lexo më Shumë

Në këtë mënyrë familjarët e viktimave në spitalin modular të Tetovës, shprehën mllefin e tyre, ndaj institucioneve për mos ndëshkueshmërinë e personave përgjegjës për këtë fatkeqësi. Ata edhe një herë kërkuan shkarkim të kryeprokurorit Lubomir Joveski dhe prokurorëve tjerë të përfshirë në këtë rast, rigjykim të rastit dhe akuzë për udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Brako”. Në të kundërt, paralajmëron se do t’i ashpërsojnë protestat. Ibin Imshiu, familjar “Ne si familjarë kërkojmë, shkarkim të kryeprokurorit Ljubomir Joveskit, bashkë me prokuroret tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski, të involvuar në fshehjen e krimit. Hapje të…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare mbështet protestën e banorëve të fshatit Batincë për deponinë Drislla. Lëvizja Demokratike nëpërmjet një komunikate me shkrim ka njoftuar se e përkrahin fuqishëm protestën qytetare kundër abuzimit në Deponinë Drislla. LËVIZJA DEMOKRATIKE “Në vijë me shqetësimin e qytetarëve të Karshiakës, e sidomos atyre të fshatit Batincë dhe konzistent me reagimet e mëhershme, përkrahim fuqishëm protestën qytetare dhe i ftojmë të gjithë qytetarët pavarësisht proviniencës politike të marrin pjesë në mënyrë sa më masovike”. Nda Lëvizja Demokratike sqarojnë se deponia Drislla tashmë 30 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike, konform Ligjit për Mbrojtje dhe avansim  të ambientit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se me deponinë “Drisla” nuk menaxhon Qeveria, por qyteti i Shkupit, por theksoi se sot do të bisedojë me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe Ministrinë kompetente për të kryer kontrolle për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodh në deponinë. “Është e vërtetë që Qeveria nuk e menaxhon Drislën. Është ndërmarrje komunale në kuadër të Qytetit të Shkupit. Atë që mund ta bëjë Qeveria për hir të qytetarëve të qytetit të Shkupit dhe për këdo tjetër jashtë shtetit, do ta bëjë shteti. Pas marrjes së këtij informacioni, planifikoj që sot të zhvilloj…

Lexo më Shumë

Ajo që mund t’ju them me siguri është se procedura është në vazhdim e sipër, ende po mblidhen dëshmi dhe të dhëna dhe besojmë se janë në rrugën e duhur. Jemi të bindur për angazhimin e dy prokuroreve përgjegjëse për rastin dhe presim një rezultat pozitiv nga i gjithë hetimi. Këtë e publikou në fejsbuk, Elizabeta Ristovska, një nga pacientet e përfshira në hetimin e Prokurorisë Publike për rastin Onkologjia. “Mirëdita, të dashur miq dhe të gjithë të prekurit nga rasti i Onkologjisë. Sot për herë të parë unë dhe Katerina Millosheva jemi thirrur nga PTHP dhe jemi njohur me…

Lexo më Shumë