Author: almakos

Siç mëson Almakos nga burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, së fundmi janë shpallur non grata tre diplomatë rus, përkatësisht do të dëbohen nga vendi jonë për thyerje të kodeksit diplomatik nëveprimtarinë e tyre të dyshimtë. Emrat e dëbuar rus i ka parë redaksia e Almakos dhe bëhet fjalë për këshilltarët politikë I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe S. Popov atashe, i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike. Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konsideron se duhet të ndërmerren një sërë masash dhe aktivitetesh, duke përfshirë ndryshimet e rregulloreve ligjore, të cilat do të kontribuojnë në luftën më efektive kundër korrupsionit dhe krimi në shoqëri, në atë drejtim ai i sheh ndryshimet në Kodin Penal. “Kur flas për efikasitet, do të thotë të ketë procedura efikase, të shpejta në të cilat ata që kanë shpërdoruar pozitat e tyre dhe janë përfshirë në korrupsion të lartë, të ndiqen penalisht në mënyrë shumë të shpejtë dhe efikase dhe gjithçka që kanë fituar të konfiskohet dhe të kthehet. Pra, ndryshimin…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike, në vijë me shqetësimin e qytetarëve të Karshiakës, e sidomos atyre të fshatit Batincë dhe konzistent me reagimet e mëhershme (29 gusht) duke ngritur alarmin për Deponinë Drislla përmes Dr. Rexhep Memedit, ku nga vendngjarja reaguam që kjo deponi paraqet problem publik, ambiental dhe shëndetësorë, përkrahim fuqishëm protestën qytetare të paralajmëruar për sot, 15.09.2023 dhe ftojmë që të gjithë qytetarët pavarësisht proviniencës politike të marrin pjesë në mënyrë sa më masovike. Drislla tashmë 30 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike, konform Ligjit për Mbrojtje dhe avansim  të ambientit jetësor dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat, e…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të zhvillohet protestë nga familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë. Marshi protestues do të fillojë nga ora 14:00, nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila i ka mbyll sytë karshi drejtësisë, dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën 14 njerëz të gjallë. “U bëjmë apel Në Shkup nesër do të zhvillohet protestë nga familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë. Marshi protestuese do të fillojë nga ora 14:00, nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria e Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi sonte se ulja e paralajmëruar e produkteve të caktuara nuk do të jetë nga çmimet e muajve shtator dhe gusht, por nga muajt e tjerë ku, siç thotë ai, ka pasur çmime të mira. Bekteshi paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do të dorëzohet zgjidhje e re ligjore për praktikat jokorrekte tregtare. “Asnjë nga tregtarët nuk e di se cila do të jetë data e referencës, me çfarë çmimesh do të merret vendimi të martën në pjesën e uljes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Ekskluzivisht mund të them se nuk do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin dhe ta votojnë Ligjin për Amnisti. Lloga njofton se koordinatorëve të partive politike u ka dërguar shkresë disa herë, që të prononcohen për këtë propozim-ligj. Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë    “Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për Amnisti. Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian e shprehu shqetësimin e tij se disa nga ndryshimet  të cilat u bënë në Kodin Penal bartin rrezik të uljes së mosndëshkimit, u përgjigj ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. “Mendoj se kjo pyetje tashmë ka marrë përgjigje nga ana përfaqësuesve nga Brukseli”, theksoi Giri dhe shtoi se Komisioni Evropian para disa ditëve tashmë ka bërë disa vërejtje lidhur me këtë çështje. Siç ka theksuar, Komisioni Evropian sërish ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e flamurit evropian, që të mundet të mbrohet miratimi i ndonjë ligji. “Komisioni Evropian përkujtoi në…

Lexo më Shumë

Deri në këtë moment nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë është siguruar material i vëllimshëm i provave dhe dokumentacion i cili tashmë është lëndë e analizës. Në mënyrë shtesë, vijojnë marrjet në pyetje edhe të 20 pacientëve të cilët deri në këtë moment vullnetarisht u lajmëruan në linjën telefonike të Prokurorisë Themelore Publike Shkup që të ndihmojnë në hetimin me njohuri të tyre, informojnë nga PP. “Të dhënat janë nxjerrë me historitë e trajtimit të grupeve të pacientëve që kanë marrë terapi biologjike në Klinikë, si dhe historitë mjekësore të rreth 40 pacientëve të tjerë për të cilët kryhet kontroll…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot është marrë në pyetje eksperti Lupço Postolov, pjesë e ekipit që ka përgatitur aktekspertizën e komunikacionit për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku 16 persona humbën jetën dhe rreth 30 u lënduan. Postolov është marrë në pyetje nga avokati Lupço Micevski, mbrojtësi i të akuzuarit të gjashtë – shoferi i autobusit, lidhur me korrektësinë e autobusit dhe deklaratat nga kontrollet teknike si dhe dokumentet dhe provat nga rasti. I pyetur se kur janë riparuar për herë të fundit frenat në autobus, eksperti është përgjigjur se nuk ka bazë ligjore për të…

Lexo më Shumë

Në korrik të këtij viti janë dhënë 280 leje ndërtimi, që është për 33,6 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Më së shumti leje janë dhënë në rajonin e Shkupit, 73, pas së cilës vijojnë rajoni Lindor, 44, rajoni i Pollogut, 41, i Vardarit 34, i Pellagonis, 30. Rajoni verilindor është me numrin më të ulët të lejeve për ndërtim dhe aty janë dhënë nëntë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara në korrik të këtij viti, vlera e parashikuar e objekteve është 4.147.120.000 denarë,…

Lexo më Shumë

Në rajonet e Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir dhe Kumanovë janë realizuar një sërë aktivitetesh kushtuar sigurisë në komunikacion nga disa aspekte, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Në rajonin e SPB Manastirit, në qytetet Makedonski Brod, Demir Hisar dhe Resnjë, nëpunësit policorë kanë vizituar nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në shkollat fillore atje, gjatë të cilave janë mbajtur mësime edukative për rregullat elementare të komunikacionit, të rëndësishme për fëmijët si këmbësorë, por edhe si përdorues të skuterëve dhe biçikletave”, kumtoi MPB-ja. Në Prilep, nga ana tjetër, është realizuar një aktivitet parandalues për drejtuesit e mjeteve…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për Amnisti. Ministri Krenar Lloga shpjegon se kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023 Ai tha se nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre. “Theksojmë se situata në burgje është alarmante, për të cilën tregojnë edhe raportet e shumta ndërkombëtare…

Lexo më Shumë