50 produkte ushqimore nga dita e mërkurë do të shiten me çmime të ngrira, njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media. Ai bëri të ditur se në mbledhjen e së martës, qeveria do të përcaktojë listën e produkteve që nga e mërkura do të shiten me çmim të ulur, të garantuar dhe nuk do të lejohen të rriten deri më 30 nëntor. Bëhet fjalë për 25 kategori dhe mbi 50 produkte nga industria e bukës, e mishit, e qumështit dhe e ëmbëlsirave që do të shiten në markete me etiketë dhe do të kushtojnë aq…
Author: almakos
Deri në fund të këtij muaji priten propozime konkrete për rritjen e pensioneve, të cilat do të jenë me fokus për pensionistët me të ardhura të ulëta mujore. Kështu tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila theksoi se grupi punues takohet në vazhdimësi dhe për momentin janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësit për këtë çështje, ndërsa për të martën është paralajmëruar një takim i ri. Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale “Grupi punues funksionon në vazhdimësi, takohen dhe mbajnë takime ku diskutohen masat fillestare që ne si Qeveri duhet t’i parashikojmë për…
Një nga partnerët e mi më të rëndësishëm janë gazetarët dhe shtëpitë mediatike, të mos lëmë hapësirë për dezinformata dhe spekulime, sepse ne e dimë se shëndeti i pacientëve duhet të jetë mbi të gjitha, tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti në konferencën e sotme me gazetarët.Ministri foli para gazetarëve për sfidat aktuale në shëndetësi dhe prezantoi se çfarë është në fokus të punës së ministrisë që ai drejton. – Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar rritje të buxhetit për prokurimin e pajisjeve nga 2.6 në 5 milionë euro. Kjo është dyfishi i fondeve dhe unë jam krenar për këtë.…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,99 % në raport me vendimin e datës 15.9.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,225 %, te nafta për 1,906 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,619 % dhe te mazuti për 1,445% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar…
Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, tha eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçuk, i cili do të marrë pjesë në konferencën e organizuar në Parlamentin Evropian, me titull “Bashkimi gjithnjë e më i ngushtë – kontributi i Bullgarisë në integrimin evropian”.Sipas tij, hyrja në BE do të thotë rregulla dhe përmbushje e detyrimeve. “Besoj se do të gjendet arsyeja politike dhe RMV do t’i përmbushë obligimet e veta. Këto nuk janë kushte bullgare, por një përcaktim evropian i votuar nga të dyja palët”, komentoi eurodeputeti. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi,…
Për sot në orën 18:00 para Qeverisë së RMV-së është paralajmëruar protesta me moton “Drejtësia për viktimat”, organizuar nga grupi joformal “Protesta kundër vrasjes së Onkologjisë”.Revolta u shtua pasi u ngritën dyshime të reja se Klinika nuk i regjistronte pacientët që kanë vdekur në kushte shtëpiake, dhe se kinse janë marrë barna në kurriz të pacientëve të vdekur, që kanë përfunduar në tregun e zi. Protestën e përkrah edhe koordinatori nacional në sindikatat e pavarura të punëtorëve shëndetësorë, Bobi Bojçevski, shkruhet në postimin e rrjeteve sociale. MARKETING
Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së. ( Visa Waiver Program )“Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtet kanë…
wefewfwefewf
Sipas të dhënave të publikuara nga ana e Departamentit i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26, 29 për qind, Ministria e Punëve të Jashtme pasdite bëri të ditur se është filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin e SHBA-së për regjim pa viza ( Visa Waiver Program). Përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30 për qind, sipas MPJ-së, është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për çfarë planifikon së shpejti të fillojë një fushatë për edukimin e qytetarëve. MARKETING
Kordinatori nacional në sindikatën e pavarur të të punsuarve në shëndetësi, Bobi Bojçevski, ka folur për kërkesat e Sindikatës që i dërguan kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë. Kërkesa e parë siç thotë Bojçevski, për Radion Evropa e Lirë, është rritja me 30% e pagës për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, nga personeli administrativ e deri tek mjekët. BOBI BOJÇEVSKI, KORDINATOR NACIONAË NË SINDIKATËN E PAVARUR TË TË PUNSUARVE NË SHËNDETËSI “E dyta ka të bëjë me marrëveshjen kolektive sepse kjo marrëveshje që aktualisht është në fuqi është më e keqja në historinë që ekziston në sistemin shëndetësor të Republikës së…
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se në bazë të një plani operativ të përgatitur më parë për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan, komuna e Bogovinës, ku kanë gjetur drogë, ndërsa nga DAP, kanë konstatuar moslëshim të llogarive fiskale. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Gjatë kontrollit janë gjetur katër shtetase të huaja (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) si dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur. Në dyshemenë e…
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën A3 Manastir – vendkalimi kufitar “Mexhitlia” afër kryqëzimit me rrugën për fshatin Porodin në drejtim të Mexhitlisë. Siç informojnë sot nga MPB, automjeti “Reno klio” me targa të Manastirit i drejtuar nga I.S.(42) nga fshati Kravari i Manastirit ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend shoferi I.S. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë të Manastirit. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi…

