Author: almakos

Maqedonia e Veriut luan rol shumë të rëndësishëm në proceset e rajonit, deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Në intervistë për Zërin e Amerikës ai shprehu shqetësim për atë që Ballkani Perëndimor zhvillohet në “dy shpejtësi”. “Nga njëra anë, ka anëtarë të Aleancës Veriatlantike, të cilët janë shumë të përkushtuar në rrugën e tyre në NATO dhe evropiane. Janë edhe tre të tjerët që po përballen me vështirësi. Gjatë takimeve të mia me ta, vazhdimisht u kam përcjellë se SHBA-ja mbështesin rrugën e tyre euroatlantike. Ne…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme në Nju Jork ju kthye debatit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit, mbi temën “Mbajtja e qëllimeve dhe principeve Karta e OKB-së përmes multilateralizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë.Ai sugjeroi se detyra më e shpejt në botën për siguri është të jetë të angazhuar në mënyrë proaktive në përfundimin e luftës në Ukrainë. “E vetmja mënyrë për që të arrihet ky qëllim është nëpërmjet diplomacisë dhe marrëveshjes, bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarësh. Për këtë, hapi…

Lexo më Shumë

Me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë akses në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht. Tashmë janë zbatuar  testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Paralelisht po zbatohen  edhe trajnimet për aplikimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë vizitës së punës në Nju Jork, u takua me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Eskobar, u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve dhe për gjendjet në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik. Në takim u theksua rëndësia e miqësisë së madhe dhe të sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte deklaroi se është naive të besohet se ndryshimet në Kodin Penal janë thjesht ndryshime të zakonshme, por se është një skenar i përgatitur nga “boshti dhe strukturat BDI-LSDM dhe një pjesë e ish udhëheqësisë në VMRO-DPMNE” për të siguruar shumicën për të votuar ndryshimet kushtetuese sipas diktatit bullgar, e më pas për të ulur potencialin e VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, partia nuk ka qenë kurrë më e bashkuar dhe ai i ka thënë Gruevskit të mos bëjë atë që nuk dëshiron t’i bëhet. “E thashë qartë atë që kisha për të thënë në lidhje me…

Lexo më Shumë

Ish kryetari dhe kryetar aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe Hristian Mickoski janë përplasu verbalisht përmes facebook-ut. Ata përmes statusave në këtë rrjet, i kërkuan llogari dhe hodhën kundërsulme ndaj njëri tjetrit. Lideri Mickoski, ka thënë se nuk do të lejoj marrëveshje personale dhe aranzhmane në kurriz të interesit kolektiv, duke i kujtuar bashkëpartiakut të dikurshëm se ky nuk është viti 2018, por është një kohë tjetër. Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së “Nikolla, nuk kam ndërmend të jem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie me korrespondencë publike. Një ditë kur të takohemi ballë për…

Lexo më Shumë

Qindra pensionistë nga Shkupi, Tetova, Prilepi, Manstiri, Kumanova dhe prej disa qyteteve të tjera protestuan sot para Qeverisë, duke kërkuar rritje të pensioneve, respektivisht rritje të pensionit për 3.500 denarë, pensioni minimal të jetë më së paku 18.000 denarë, dhe jo të ketë rritje për 6 për qind. Ata shprehën revoltën e tyre kundër kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski dhe ministres të Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kërkuan dorëheqjen e tyre pasi nuk po mendojnë në të mirën e pensionistëve. Ata nuk pajtohen që për funskionarët  të ketë rritje të pagave për 78 për qind, ndërsa për pensionistët…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvend sot në konferencë për media deklaroi se qeveria në krye me Kovaçevskin dhe Ahmetin ka biseduar për amnisti për Gruevskin me qëllim që ai të ndikojë në përqarjet në VMRO-DPMNE dhe eventualisht tu ndihmojë që të votohen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet në kodin penal nuk janë të rastësishme, ato kanë një qëllim të dyfishtë, e para është të amnistohen funskionarët e pushtetit aktual, të cilët fatkeqësisht kanë grabitur shtetin në vitet e kaluara dhe e dyta është të ndikojnë në proceset që kanë të bëjnë me Gruevskin. Ndryshimet në…

Lexo më Shumë

Qytetarët të mos përdorin matriale joekologjike për ngrohje, komunat t’i subvencionojnë kategoritë e ndjeshme, apeloi sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova nga ngjarja nha Shtipi. Duke u përgjigjutr në pyetjen e gazetarëve, lidhur me ndotjen në vigjilje të sezonit të ngrojhjes, ministrja theksoi se vazdimisht zbatohen projekte për zvogëlimin e ndotjes. “Disa vite kemi panair aktiv nga nga Banka botërore, e cila u ndihmon komunave në zëvendësim të sistemit joekologjik dhe ekologjik, efikasitet energjetik të masave”, deklaroi Shukova. Ajo përkujtoi se edhe Qeveria disa vite me radhë finacon projekte për objektet publike për zëvendësim të sistemeve…

Lexo më Shumë

Pensionistët nga më shumë qytete kërkojnë nga shteti në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve – 20 Shtator protestë para ndërtesës së Qeverisë. Për shkak të protestës, Bulevardi “Ilinden” është mbyllur për qarkullim. Kërkresa e pensionistëve është janë rritje lineare e pensioneve për 3.500 denarë për secilin pensionist, e jo përqindje në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe ndryshim i metodologjisë për llogaritjen e pensioneve. Ministria për punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska pardje njoftoi se deri në fund të muajit pret propozime konkrete për pensionet, me fokus pensionistët me të ardhura të ulëta mujore dhe për të…

Lexo më Shumë

 Strategji të re për reformë në administratën publike (2023 – 2030) do të prezantojë sot Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me SIGMA. Strategjia do të promovohet në ngjarjen “”Administrata Publike bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar: Vizioni 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më cilësore për qytetarët dhe sektorin privat”. Janë paralajmëruar fjalime të minisrit të Shoqërisë informatike dhe administratës dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski (përmes lidhjes së konferencës, si dhe ambasadori evropian Dejvid Gir, Gregor Varant, shef i programit SIGMA, OECD dhe Maja Hanxhiska Trendafilova drejtoreshe e Shkollës rajonale për administratë publike “ReSPA). Do të prezantohet procesi i përpunimit…

Lexo më Shumë

ga java e ardhshme qytetarët mund të presin plotësim të listës me produkte të lira, duke përfshirë edhe ato për higjienë, si dhe prodhime të ëmbëlsirave të cilat shpenzohen më shpejtë, tha sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi informoi se prej nesër e deri të ptemten, të gjitha marketet do të duhet të vendosin shenjën “çmimi i garantuar” i produkteve më të lira për 10 për qind, në bazë të vendimit të miratuar të qeverisë. Prej nesër, gjithashtu, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të jenë në teren, ndërsa Beketshi personalisht, siç tha në një emision televiziv, inspektorëve do tu…

Lexo më Shumë