Author: almakos

Do të përpilohet strategji e sigurisë kombëtare. Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar Informata për nevojën e zhvillimit të strategjisë dhe është marrë Vendim për formimin e Komisionit drejtues për koordinimin dhe zhvillimin e këtij dokumenti. Në Komision do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe të gjitha ministrive, si dhe nga Zyra e kryetarit të Qeverisë. Nga Pres shërbimi qeveritar në shpjegimin e vendimeve, thonë se siguria kombëtare është bazë e prosperitetit të shtetit dhe se vetëm një mjedis i sigurt mund të sigurojë funksionimin e një rendi kushtetues të pjekur dhe demokratik, rritje të qëndrueshme ekonomike,…

Lexo më Shumë

Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë, pohon kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për gazetën gjermane “Frankfurter altemajne cajtung”. Për të nxjerrë ndryshimet kushtetuese, qeveria po përgatit marrëveshje të pista, tha Mickoski. Mickoski më tej shton nuk do të kalojnë planet e qeverisë për përçarjen e partë dhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë nëse nuk pranohet kërkesa e tij për zbatim e shtyrë të tyre. MARKETING

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u shtye gjykimi për lëndën për përgjimet masive “Target – Fortesa”. “Duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, gjegjësisht çështjet juridike që dalin prej tij dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat të pandehurit ndiqen deri në vendimin e duhur të prokurorit publik u kërkua shtyrjen e seancës së caktuar”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë. Më pas gjykatësi caktoi seancën e radhës për datën 4 tetor, duke i lënë hapësirë ​​Prokurorisë Publike të saktësojë dhe t’i…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese informon se po vepron rreth tri lëndëve lidhur me ndryshimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Pune, të cilat janë në fazën e procedurës paraprake, gjegjësisht në vijim është analiza kushtetuese-gjyqësore dhe shqyrtimi  i pretendimeve. Lënda e parë është formuar me iniciativë të parashtruar nga partia politike “E Majta”, ndërsa ka të bëjë me faktin se me aktin kontestues mundësohet mënyra dhe vendi i pagesës së pagave për punëtorëve të cilët punojnë në projekte me rëndësi strategjike kombëtare të rregullohet me një akt nënligjor i miratuar nga Ministri i Financave, në përputhje me ministren e Punës dhe Politikës Sociale,…

Lexo më Shumë

Ligji i Amnistisë i përgatiur nga Ministria e Drejtësisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë pasdite. Lajmin e kanë konfirmuar për tv Shenja nga Ministria e Drejtësisë, prej nga kanë hedhur poshtë gjithashtu raportimet e publikuara nga disa media se ministri i Drejtësisë Krenar Lloga do të japë dorëheqje pasi që kishte sinjale se ligji nuk do të miratohej nga ekzekutivi i vendit. Nga ministria kanë deklaruar se Lloga është në krye të punëve dhe se do të çojë përpara procedurën për miratimin e plotë të Ligjit, i cili siç është thënë vazhdimisht nga Ministria, nuk ka…

Lexo më Shumë

Nga data 27 shtator, 2 500 të punësuarit në prokurori dhe gjykata hyjnë në grevë.  Ata sot bënë me dije se do të punojnë vetëm për rastet urgjente, ndërkaq grevën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sindikata e të punësuarve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat qytetare, kërkon rritje të pagave njësoj sikur e funksionarëve  për 78% dhe të paguhen rregullisht shtesat e pagave, të cilat nuk u paguhen tashmë një kohë të gjatë. Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës “Pakënaqësia tek të punësuarit në prokuroritë publike dhe në gjykata është e madhe. Ministria e Drejtësisë dhe…

Lexo më Shumë

Sindikata “AGRO” pranë lidhjes së sindikatave të Maqedonisë së Veriut së bashku me punëtorët e ndërmarjes publike, “Ujësjellsi”- Shkup, në protestën e sotme para qeverisë ka njoftuar se do të hyjnë në grevë nga java e ardhshme, nëse nuk u paguhen dy pagat e mbetura. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe sindikata “AGRO” thonë se janë të brengosur për gjendjen në ndërmarrjen për menaxhimin e ujërave, veçanërisht për shkak se punëtorët rregullisht i kryejnë detyrat e tyre të punës dhe në këmbim nuk kanë marrë pagat për disa muaj. “Qeveria i detyrohet një shpjegim 550 familjeve që kanë mbetur pa…

Lexo më Shumë

Nga Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike kanë reaguar pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një pjesë të vogël të paraqitjes së tij në RTVM foli në gjuhën maqedonase. Fronti opozitar pretendon se detyroi Ahmetin që të flet në gjuhën maqedonase, pasi sipas tyre, BDI po ia kthen shpinën LSDM-së. “Pas intervistës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, ku ai u përpoq të tregojë se e njeh gjuhën maqedonase, duam të njoftojmë si në vijim: Ndoshta është koha për tezën e radhës – BDI-ja po ia kthen shpinën LSDM-së dhe e fillon fushatën për t’i pëlqyer Levicës dhe VMRO-DPMNE-së. A…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pati një takim të shkurtër me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, në kuadër të manifestimit për shënimin e 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, që u mbajt në selinë e Organizatës në Nju Jork. Kryeministri Kovaçevski e uroi kancelarin Sholc për anëtarësimin jubilar të Gjermanisë në KB dhe kontributin e madh të Republikës Federale të Gjermanisë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, Evropës dhe botës. Kryeministri falënderoi kancelarin për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të KB-së, por edhe në bazë dypalëshe në 30 vitet…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka dalë më pyetje publike për ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Pyetje publike për Bujar Osmanin: a ishte në vizitë zyrtare apo private kur e takoi Nikolla Gruevskin në Budapest?”, ka shkruar Mexhiti në facebook. Ndërkaq kësaj pyetje i është përgjigjur ministri Osmani, i cili ka mohar një gjë të tillë. “Njëherë thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. MARKETING

Lexo më Shumë

Studentët nga vendi sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë kundër ndryshimeve të miratuara në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime më të lehta me burg për zyrtarët. Siç theksojnë studentët që janë regjistruar në fakultetet juridike në Maqedoni, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj tendencës dhe veprimeve të vazhdueshme që çojnë në shkatërrimin e plotë të sistemit juridik. “Kërkojmë që ligji të rikthehet, të respektohet ashtu siç duhet dhe të ketë drejtësi”, tha studenti, Lazar Simonov. Studentët kërkojnë anulimin e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar së fundmi. Ata kërkojnë, që drejtësia të…

Lexo më Shumë

Një i punësuar  në Klinikën e Kardiokirurgjisë, me iniciale S.J. sot rreth orës 10:00 fillimisht verbalisht e ka sulmuar një infermiere, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht M.SH. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe vetë është paraqitur në SP Qendër, njoftojnë nga  MPB-ja. Në SPB Shkup  është marrë një kalllëzim për rastin. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndëmerren masa për zbardhjen e ngjarjes. Për incidentin informon edhe Ministria e Shëndetësisë. “Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident për të cilin është njoftuar policia. Ministri i…

Lexo më Shumë