Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka dalë më pyetje publike për ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Pyetje publike për Bujar Osmanin: a ishte në vizitë zyrtare apo private kur e takoi Nikolla Gruevskin në Budapest?”, ka shkruar Mexhiti në facebook.
Ndërkaq kësaj pyetje i është përgjigjur ministri Osmani, i cili ka mohar një gjë të tillë.
“Njëherë thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.