Author: almakos

“Artan Grubi në çdo paraqitje të tij publike, në mungesë të fakteve të qëndrueshme, merret me opozitën shqiptare, thuajse opozita është ajo që e drejton shtetin. Në fakt, partitë opozitare Grubit i janë bërë obsesion dhe, në mungesë të argumenteve të besueshme, ai shpik disa gënjeshtra bajate dhe të tejdukshme, të cilat kanë efekt krejt të kundërt dhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit të partive opozitare. Ai gënjen kur thotë se partitë e opozitare janë bërë vasal të VMRO-së, sepse ashtu e kupton ai politikën, si vasalotet, aq më tepër kur dihet se akoma, prapa kulisave, frymon dashuria e pashuar…

Lexo më Shumë

Prej sonte rifillon sezoni i ri i emisionit “bota në fokus” në TV Shenja, me autor dhe moderator, Avdi Bakiu. Ky emision tashmë njihet gjerësisht nga publiku i gjerë për tematikat interesante të cilat i trajton si dhe për informacionet në kohë reale që i sjell për zhvillimet e fundit në botë. Kështu tashmë çdo të martë prej orës 22:30 do të mund ta ndiqni këtë emision, ndërkaq sonte do të flitet për “rritja e popullsisë: si do të duket bota në vitin 2050?” MARKETING

Lexo më Shumë

Grupi punues për masa të reja për pensionistët sot mban takimin e dytë, informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Sipas saj, po punohet intensivisht dhe të gjitha materialet dhe analizat janë ndarë me Ministrinë resore dhe institucionet tjera. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trençevska tha se pret që shumë shpejt të përgatiten propozim-masa për përmirësimin e standardit të jetesës së pensionistëve, si dhe një dispozitë e re ligjore apo një ligj i ri për pensionin minimal deri në fund të vitit. “Është dhënë një javë kohë për të menduar për masat e mundshme që do të…

Lexo më Shumë

Amendamentet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por janë të nevojshme dhe për këtë dua t’i inkurajoj kolegët e mi këtu në parlament, në qeveri që të bëjnë maksimumin për ta kthyer vendin në rrugën evropiane, tha sot në Shkup kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth. “Nuk është koha për të shantazhuar njëri-tjetrin”. Mendoj se pritshmëritë nga BE-ja janë të qarta, sepse së pari ne jemi një bashkim vlerash të përbashkëta, jemi shumë më tepër se një treg i vetëm. Të gjitha vendet që duan të anëtarësohen në…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të ekspertit Lupço Postolov, i cili është pjesë e ekipit për përgatitjen e superekspertizës në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar. Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Superekpertizën të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën parapreake, ose…

Lexo më Shumë

Pas të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot në Shkup do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri i shtetit gjerman për Evropën, Michael Roth. Kjo është pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe zbatimin e amendamenteve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së. Sipas agjendës, Roth do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-së – Hristijan Mickoski. Është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin rajonal “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Diplomacisë Parlamentare”…

Lexo më Shumë

Integrimet evropiane, ndryshimet klimatike dhe shpërngulja e të rinjëve, janë temat të cilat ishin në fokusin e takimit të sotëm të liderëve të rajonit, në kuadër të Procesit të Bërdo – Brionit. Nikoqiri i këtij takimi presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se ata kanë rënë dakord që të përforcojnë kapacitetet rajonale për të parandaluar ikjen e të rinjëve. Stevo Pendarovski, president i RMV-së “Porosia jonë  e përbashkët është që të bëjmë  përpjekje  rajonale dhe bilaterale për të krijuar përspektivë që të rinjët të qëndrojnë në rajon dhe të realizohen në vendet e tyre. Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikollovski dhe anëtarin e Këshillit Ekzekutiv, Antonio Milloshovski sot realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Në takim, siç bëri të ditur VMRO-DPMNE-ja, u fol për situatën aktuale ekonomike politike në shtet dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët. Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të cilat i bëri pushteti me flamur evropian në fak përgatitet për opozitë dhe drejtpërdrejtë i amniston kuadrot e tij të cilët këtë e shohin si mënyrë që ta shmangin drejtësinë. “Një…

Lexo më Shumë

Të mos nënçmohet periudha kohore për nxjerrjen e ndryshimeve kushtetuese, porositi sot në Shkup i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. I dërguari special Saracin, e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me Bundestagun gjerman, sidomos këmbimin e përvojave për sigurimin parlamentar. “Në kuadër të funksionit të vet, e ofroi ndihmën dhe mbështetjen për avancimin e procesit të eurointegrimeve, duke theksuar se Republika Federale Gjermane dëshiron që procesi i ndryshimeve kushtetuese të rrumbullakohet sa më shpejtë. Duke e pasur parasysh mundësinë për hapjen e negociatave me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.09.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 339 drejtues automjetesh. Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. MPB njofton se 140 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 199 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut do të…

Lexo më Shumë

Propozimin që e ka hapur me iniciativë të vet – për shkelje të ligjit për financimin e partive politike, Komisionit antikorrupison është duke e mbyllur dhe do t’ia përcjell Entit shtetëror për revizioni (ESHR) dhe Ministrisë së Drejtësisë si kompetentë për mbikëqyrje dhe monitorim të financimit të partive politike. Shemshi Salai, anëtar i KSHPK-së, në seancën e sotme të 92-të të Komisionit tha se bëhet fjalë për një donacion për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) i cili ishte më i madh se sa e lejon ligji, ndërsa lënda, tha ai, është hapur më bazën e tyre iniciative të një pyetjeje…

Lexo më Shumë

Ukraina thotë se trupat e saj kanë rifituar më shumë territor në frontet lindore dhe jugore në kundërsulmin e saj ushtarak kundër forcave ruse. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se forcat e Kievit kishin rimarrë rreth 2 km katrorë tokë javën e kaluar rreth qytetit lindor të shkatërruar të Bakhmut, i cili u pushtua nga trupat ruse në maj pas muajsh luftimesh rraskapitëse, përcjell Telegrafi. Maliar i tha televizionit ukrainas se forcat ukrainase morën një pjesë të fshatit Opytne në jug të qytetit Avdiivka dhe patën “sukses të pjesshëm” pranë fshatit Novomaiorske në rajonin lindor të Donetskut. Ajo raportoi…

Lexo më Shumë