Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës në Kolegjin AAB në Prishtinë, ishte edhe në qytezën e Prakazit, ku gjendet Qendra Memoriale „Adem Jashari”, për të shprehur edhe nderimet personale me vënien e luleve të freskëta mbi varret e viktimave eshtrat e të cilëve pushojnë atje. Bëhet fjalë për 56 anëtarë të familjes Jasharaj, të cilët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, u vranë në pragun e shtëpive të veta, në luftën për liri dhe pavarësi të atdheut. Njëherazi, Kryeministri Xhaferi i vizitoi edhe një pjesë të anëtarëve…
Author: almakos
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin Talat Xhaferi, tha se ka dëgjuar se është akuzuar nga kryeministri se ai është fajtor për atë se nuk janë krijuar kushte për rritjen e kapaciteteve për nxjerrjen e dokumenteve personale. “Unë nuk mund të besojë se këta njerëz nuk kanë vullnet të ndryshojnë një nen nga ligji, dhe,m ta keni të qartë, 100 mijë njerëz nuk kanë të drejtë vote. E drejta e dytë njerëzore të cilën do ta shkelim”, u shpreh ministri Toshkovski. Ministri tha se ai…
Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku, të shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpartiakë të tjerë, e vizituan edhe SHF “Azem Bejta” të f. Prekaz i Epërm, në të cilën kanë qenë nxënës edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamzë Jashari.Me këtë rast, ata ia dhuruan shkollës edhe një sasi librash, si kontribut modest e simbolik për funksionimin normal të kësaj shkolle.Ata u pritën nga drejtoresha e shkollës, Arjeta Halili, dhe arsimtarët e tjerë, të cilët u falënderuan për vizitën dhe librat e…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka komentuar aksionin e fundit policor me të cilin janë përfshirë më tepër persona.Ministri se nga ana e SPB Shtip janë siguruar prova ndërsa ka të bëj me keqpërdorim e detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentacionit, sasi fiktive e naftës e cila është dorëzuar në kuadër në më tepër institucione të komunës.“Është periudha kohore prej 2021, fillimi i vitit, përfshirë vitin 2023. Janë përfshirë më tepër persona në këtë lëndë, dhe në bazë të informacioneve që i kam bëhet fjalë për keqpërdorim shumë milionësh të mjeteve buxhetore…
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për parandalimin e përhapjes së kollës së keqe. Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe. Ministria e Shëndetësisë I bwn thirrje prindwrve qw ti vaksinojnw fwmijwt e tyre, pasi vaksinat janw…
Anëtarët e Komisionit kuvendor juridiko-ligjvënës sot i kanë dhënë mbështetje Propozim ligjit për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, me procedurë të shkurtuar, pasi që dje ky vendim ligjor kaloi edhe në Komisionin për çështje evropiane. Pastaj deputetët duhet të debatojnë për të në seancë plenare. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që ligji të jetë në seancë plenare më 11 ose 13 të këtij muaji dhe të votohet, pas së cilës pas shpalljes në Gazetën Zyrtare do të hapet seanca publike. Bekteshi siguron se nuk do të ketë rritje enorme të…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi i bëri thirrje opozitës , e cila paralajmëroi se do të paraqesë 40 amandamente për ligjet për investimet strategjike në energjetikë, të jetë e arsyeshme dhe e përgjegjshme dhe të marrë pjesën në debatin amandamentar për të dëgjuar përgjigjet për secilin amandament. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Bytyqi tha se i ka shqyrtuar amandamentet, por duhet t’i dëgjojë edhe përfaqësuesit e opozitës. Përsëriti se këto investime janë për të mirën e qytetarëve. “Mendoj se nuk është puna nëse dikush është “pro” apo “kundër”, puna është që ata të qëndrojnë dinjitoz në qëndrimet e…
Qeveria nuk është as gjykatës as prokuror dhe nuk mund të veprojë si gjykatë, u përgjigj kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për shtyp në pyetjen e gazetarëve nëse do të veprojë rreth nismë së KSHPK-së që të kërohet përgjegjësi nga njeriu i parë i Fondit për inovacione për shkak të parregullsive të vërtetuara me grante të dhëna firmave të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit. “Prezumpimi i pafajësisë është rregull bazë në drejtësi dhe institucionet kompetente të cilat duhet të veprojnë nëse kanë vendim ndryshe adekuate, nuk ka arsye të mos veprojë Qeveria. Kështu që Qeveria nuk mund ta marrë…
Gjykata Themelore Penale Shkup u deklarua jo kompetente për të vepruar në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Nga Gjykata në fjalë njoftojnë se kanë marrë aktvendim me të cilin janë shpallur jokompetent dhe lënda do t’i dërgohet Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë të mëtejme. Nga atje shtojnë se kompetencë reale për të vepruar është gjykata me kompetencë themelore në zonën e së cilës është kryer vepra. Kundër këtij vendimi palët kanë të…
Kryeministri Talat Xhaferi thotë se ka hapësirë që deri para zgjedhjeve, edhe 100.000 qytetarë të pajisen me letërnjoftim me emrin e ri të shtetit. “Duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, ata qindra mijë që qarkullojnë si informacion se nuk kanë dokument, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me një dokument të përshtatshëm. Por fillimisht qytetari nis një kërkesë për të pasur një dokument. Për të pasur një dokument, duhet ta kërkoni atë. Tani kemi ardhur në një situatë ku qytetarët nuk kanë dokumente personale. Nuk dua të flas hipotetikisht…
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 5 dhe 6 mars, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme kanë privuar nga liria F.P.(29), D.D.(32) dhe D.P.(25), të gjithë nga Shkupi, për të cilët dyshohet se janë shpërndarës të drogës. “Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përdorur nga F.P, të kryer me vendim gjykate, ai u kap me D.D duke paketuar marihuanë. Njëkohësisht u gjetën 78 pako…
Komisioni parlamentar juridiko-lighdhënës sot duhet të debatojë rreth Projektligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, me procedurë të shkurtuar, pasi që dje ky vendim ligjor kaloi në Komisionin për çështjet evropiane. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që ligji të jetë në seancë plenare më 11 ose 13 të këtij muaji dhe të votohet, pas së cilës pas shpalljes në Gazetën Zyrtare do të hapet seanca publike. Bekteshi siguron se nuk do të ketë rritje enorme të çmimeve të produkteve në periudhën derisa të fillojë zbatimi i plotë i ligjit,…

