Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku, të shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpartiakë të tjerë, e vizituan edhe SHF “Azem Bejta” të f. Prekaz i Epërm, në të cilën kanë qenë nxënës edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamzë Jashari.
Me këtë rast, ata ia dhuruan shkollës edhe një sasi librash, si kontribut modest e simbolik për funksionimin normal të kësaj shkolle.
Ata u pritën nga drejtoresha e shkollës, Arjeta Halili, dhe arsimtarët e tjerë, të cilët u falënderuan për vizitën dhe librat e dhuruara.
Më pas delegacioni i koalicionit VLEN ka vazhduar me vizita në Kullën e Jasharajve dhe ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Epërm.
Data 02.05.2026
Aktuale
- BDI: Burim Latifi edhe pas tre ditësh është fshehur dhe hesht për dëmin prej 6 milionë eurove
- Vdekje e dyshimtë në “Nënë Naile” në Kllokot – kjo është pacientja që u gjet pa shenja jete në dhomën e spitalit
- Detaje të reja nga vetëv*rasja në Novobërdë, zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit
- Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ja sa do shihen nafta dhe benzina
- Krenar Lloga: Reforma në drejtësi duhet të nisë nga Gjykata Supreme
- Dimitrovski: S’janë problem vetëm ndryshimet kushtetuese
- LSDM: Mickoski po përgatitet për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë
- Burrë e grua sulmohen fizikisht nga kushëriri i tyre në Jazhincë të Tetovës


