Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po fillon një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit. Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen. Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024. fillon një proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e komisariateve kompetente…

Lexo më Shumë

Nga ana e Inspektoratit të Tregut janë lëshuar dy vendime për mbylljen e marketeve, informon drejtori i Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) Goran Trajkovski në profilin e tij në Fejsbuk dhe paralajmëron se do pasojnë kontrolle të përforcuara  te tregtarët me pakicë dhe shumicë. “Shpreh mirënjohje  për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar t’i ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj të njejtën ta bëjnë edhe tregtarët me shumicë (furnizuesit)”, tha Trajkovski. Drejtori i ISHT-së në postimin e tij në Fejsbuk, thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjin dhe të manipulojë me…

Lexo më Shumë

Një higjieniste në Konsullatën e Bullgarisë në Manastir ka kryer intervista me kandidatë për marrjen e shtetësisë bullgare, zbuloi deputeti nga partia bullgare Rilindja, Angel Georgiev. Siç transmetojnë sot mediumet në Bullgari, ndaj kësaj vërejtjeje të tij dhe pyetje të deputetit, zëvendëskryeministrja dhe njëherit shefe e diplomacisë, Maria Gabriel konfirmoi se ka pasur lëshime sistematike në konsullatën bullgare në Manastir, dhe se pastruesja tashmë nuk ka qasje drejt arkivit dhe shërbimit konsullar. Sipas Gabriel, nga kontrolli i kryer në konsullatë, nuk janë konstatuar dëshmi të drejtpërdrejta se pastruesja i ka intervistuar kandidatët për shtetësi bullgare, por konfirmoi se ka pasur…

Lexo më Shumë

Kandidatët për president dhe deputetë, do të shfrytëzojnë orët e fundit për të grumbulluar nënshkrimet e nevojshme, pasi në mesnatë përfundon afati për sigurimin e 10 000 nënshkrimeve. Prej 15 kandidatëve për presidentë sa janë paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, vetëm 7 prej tyre kanë arritur të mbledhin numrin e duhur të nënshkrimeve të qytetarëve dhe të sigurojnë një vend në garën për kreun e shtetit. Minimumin e nevojshëm prej 10.000 nënshkrimeve për kandidaturën presidenciale deri më tani e kanë fituar: kandidati i BDI-së Bujar Osmani, kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovski…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Makedonsko-Kosovska Brigada”, ku janë përfshirë katër vetura, të gjitha me targa të Shkupit.  Rastin për Televizionin Shenja e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët informojnë se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sot (03.08.2024) rreth orës 09:00 në SPB- Shkup është raportuar se në rrugën ‘Makedonsko – Kosovska Brigada’ ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, theksoi se grumbujt e mbeturinave që janë krijuar rreth kontejnerëve gjatë ditëve të fundit, janë për faktin se nuk kishte ku të dërgoheshin  të gjitha mbeturinat nga qyteti. Kasami sqaroi se  është zgjidhur problemi me deponinë Rusino, ku kishte një limit mbeturinash.  BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS  “Në deponinë Rusino kishte urdhër nga drejtori që të mos pranonin më shumë se 40 tonë  mbeturina, ndërsa ne kemi 100 tonë mbeturina në ditë. Tani e kemi zgjidh problemin me deponinë Rusino dhe tashmë ajo I pranon të gjitha mbeturinat. Ne punojmë në…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi konsideron se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do ta zgjidhin plotësisht problemin me vlefshmërinë e dokumenteve të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe thekson se qytetarët duhet të lejohen të votojnë me dokumente të vjetra pa afat. “Nuk jam i bindur që problemi me dokumentet e udhëtimit do të zgjidhet në funksion të dispozitave të rregulluara dhe të sanksionuara nga vetë ligji, ai parashikon që të gjithë qytetarët që kanë dokumente që kanë skaduar brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve do të mund të votojnë”. “Ata që kanë dokumente më të vjetra nuk do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjitha zonjat me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas. Në urimin e tij në Facebook, Ahmeti shkuan se tashmë për gratë kohërat kanë ndryshuar dhe janë krijuar kushtet për progres shoqëror të tyre në çdo institucion të vendit dhe në çdo sferë të jetës. Statusi i plotë: Të dashura motra, nëna,Në ditën ndërkombëtare që shënon kauzën tuaj të drejtë për barazi dhe respekt shoqëror, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës.Dita e sotme le të jetë shkëndijë reflektimi…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) sot ka marrë vendim nga ministri i Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, që të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe të ndalojë pranimin e fëmijëve të pa imunizuar në institucionet parashkollore, ose të cilët nuk janë imunizuar plotësisht me DTP, informuan sot pasdite nga Inspektorati. “Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin të hënën, më 11 mars, me vendimin për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose të imunizuar joplotësisht me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike”, sqarojnë nga ISHSSH. Gjithashtu, shtojnë nga atje, do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptaret dhe kandidat i koalicionit VLEN për zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari, me rastin e 8 Marsit, ka shpërndarë një urim të bashkëshortes së tij Nora Taravari, ku, siç thotë ai, janë thënë të gjitha sa i përket kësaj dite të rëndësishme të gruas. Më poshtë ua sjellim postimin e plotë: Unë kam fatin të jem rrethuar nga nëna ime e shtrenjtë, nga gruaja ime e mrekullueshme, motra ime Zanë, që është po njësoj një mrekulli! Por sot kam zgjedhur këtë urim të gruas time Nora që ta ndaj me ju, sepse mendoj që Nora i ka…

Lexo më Shumë