Author: almakos

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë në rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në urimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e agjërimit si obligim për besimtarët, duke cituar një ajet nga Kuranit që flet për këtë detyrë themelore të fejes islame. Fetahu ka theksuar se këtë muaj e përshkruan një ambient i lartë shpirtëror, që e bënë njeriun të ndihet më afër Zotit dhe i jep mundësi për t’u fokusuar në lutje dhe për të rritur dashurinë dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.Ai ka shprehur urimin që besimtarët të…

Lexo më Shumë

Nga 1 deri më 7 mars, janë regjistruar 50 raste të reja të “kollës së mirë”. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup, tre në Tetovë, nga një në Koçan, Kavadarë, Kumanovë dhe Manastir. Këtë e tregojnë të dhënat e raportit të fundit të Institutit për shëndet publik. Nga 50 rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë nën moshën 1 vjeçe dhe një nga grupi prej 1 deri në 4 vjet. Mosha e të sëmurëve është deri në moshën 40 vjeçe, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve janë fëmijë nga mosha 10 deri…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë pretendojnë se nuk mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ata thonë se uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk ua pranon numrin e sigurimeve shoqërore, i cili është i nevojshëm për regjistrim. Diaspora e bashkuar maqedonase ka marrë pretendime se arsyeja e bllokadës është se nuk kanë pasaportë me emrin e ri kushtetues, prandaj sistemi nuk i lejon të fillojnë procedurën. DBM thotë se kanë pasur probleme edhe në zgjedhjet e kaluara. Regjistrimi përfundoi me sukses, por pa asnjë shpjegim ata nuk ishin në listën zgjedhore. Regjistrimi për votim të…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në konventën promovuese të Bujar Osmanit për president të vendit tha se BDI 22 vite nuk njeh humbje. “BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani sonte në konventën e partisë për prezantimin e tij tha se pas një kryetari të Kuvendit dhe kryeministri të sukseshëm ka ardhur koha që të kemi edhe një president të Republikës të sukseshëm, njofton SHENJA. “Ne ia dolëm të ndërtojmë një shoqëri të popujve të barabartë. E dëshmuan se mund të kemi një kryetar të sukseshëm të Kuvendit, një kryeministër të sukseshëm. Tani na takon neve brezit tonë të dëshmojmë se mund të kemi president të Republikës poashtu të sukseshëm”, u shpreh Osmani.  “Një president që do të bashkojë por edhe një president…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sonte në konventën për promovimin e Bujar Osmanit kandidat për president, tha se ata që mendojnë që mund të rrëzojnë BDI-në dhe Ali Ahmetin e kanë gabim. “Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk na duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të ua tregojmë të gjithëve se kush ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se  nga e hëna, do të fillojë mënyrë e re e lëshimit të letërnjoftimeve. Nga analiza e dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, nga MPB sqarojnë se është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë sipas tyre, nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Nga e hëna,  11.03.2024 fillon një proces i ri për…

Lexo më Shumë

Situata e infeksioneve të kollës së keqe, vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut. Numri i rasteve të reja, sipas raporteve të fundit nga Institutit për Shëndet Publik, vazhdon duke u rritur. Ata thonë se në raportin e datës 7 mars, u raportuan 50 raste të reja me kollë të keqe, ku shumica e këtyre rasteve u lokalizuan në Shkup, me 43 raste, ndërsa të tjerat u raportuan në qytete të ndryshme si Tetova, Gostivari, Koçani, Kavadar, Kumanova dhe Manastiri. Theksojnë se mosha e të sëmurëve shkon deri më 40 vjeç, por se më shumë…

Lexo më Shumë

Nga 1 deri më 7 mars, janë regjistruar 50 raste të reja me kollë të mirë. Lidhur me shpërndarjen gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Shkup – 43, ndërsa janë regjistruar raste në Tetovë -tre, nga një në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe në Manastir, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar mbrëmë. Nga 50 rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë të moshës nën një vjet dhe një nga grupmosha prej një deri katër vjet. Mosha e të sëmurëve lëviz deri 40 vjet,…

Lexo më Shumë

Në mesnatë skadoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet, që filloi më 23 shkurt. Zyrtarisht në garë janë shtatë kandidatë për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill të këtij viti. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 7 marsi deri në ora 20:00, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, deri më tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme janë mbledhur nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.412 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE – 28.086, Bujar Osmani nga BDI –…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e marketeve, njoftoi drejtori i Inspektoratit, Goran Trajkovski. “Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski. Ai tha se askush nuk duhet të thyejë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët dhe paralajmëroi se do të ndjekin kontrolle të forcuara te shitësit me pakicë dhe shumicë. MARKETING

Lexo më Shumë

Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRCP) në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, kanë realizuar një anketë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, qytetarët janë përgjigjur: 20% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO DPMNE-në 12,2% e të anketuarve do të votojnë për LSDM-në, 5,9% për BDI-në së bashku me frontin evropian (ASH krahu i Ziadin Selës, PDSH, PDE e Arjanit Hoxhës, Populli e Zejdit) 6.9% për koalicionin opozitar shqiptar “VLEN”, 2.8% për Të Majtën, 2.7%…

Lexo më Shumë