Në rezolutën më të re në Senat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetën pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në rezolutën e sponsorizuar nga senatori demokrat i Vermontit Peter Welch, senatori demokrat i New Hampshire Jeanne Shaheen dhe senatorët republikanë të Nebraska dhe Karolina e Veriut Pete Ricketts dhe Tom Tillis, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të avokojnë për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe. REZOLUTA E SHBA-SË “Presidenti dhe Sekretari i Shtetit duhet të…
Author: almakos
Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë – Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera. “SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porosive për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal”. “Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në këtë zonë janë raportuar gjithsej 11 mashtrime (TE-9 dhe GV-2), të cilat kryesisht janë zbardhur…
Sipas hulumtimit të “Gallup international” sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë. “Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”. Në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 34 përqind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, me “jo” janë përgjigjur 51 përqind, ndërsa me “nuk e di” 15 përdind.Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor…
50 për qind e fëmijëve parashkollorë në territorin e Shkupit janë të pavaksinuar ose jo plotësisht të imunizuar me vaksinën kundër kollës së keqe.Këtë e ka konstatuar Inspektoriati Shëndetësorë Sanitar dhe Shtetëror, i cili prej ditën e djeshme ka dalur në terren për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, shkruan SHENJA.Drejtoresha e Inspektoratit, Renata Mlladenovska, tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa potencoi se kanë marrë garanci nga ana e drejtorëve se do të zbatojnë masën për mos pranimin e fëmijëve të pavaksinaur në çerdhe.“Sipas informacioneve të para që i kemi marrë nga…
Është bërë propozim rezolutë nga katër seantor e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin, tha ministri i Jashtë, Bujar Osmani, pasiqë Senati i SHBA-ve miratoi rezolutën për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pa kusht shtesë. Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë.“Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do…
Qytetarët që mbushin 18 vjeç ndërmjet dy raundeve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale duhet të kenë mundësi të votojnë, kërkon Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Nga ky institucion përsëritën se tashmë më 9 gusht 2021 kanë konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë nga ana e KSHZ-së, si dhe diskriminim tërthorazi, i cili buron nga dispozitat e Kodit Zgjedhor, bazuar në moshën e qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre të votës ndërmjet dy raundeve zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të viti 2019, ata mbushën 18 vjeç.“Këta persona, për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor, nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba. Nga gjobat e shqiptuara 12 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku…
Kandidati për president të shtetit nga radhët e VLEN, Arben Taravari iftarin e parë e ka pritur në Balindoll. [embedded content] MARKETING
“Nëse zeqatin e jep nga vetë esenca e pasurisë, pra nga ari, atëherë e jep 2,5% nga lloji që e posedon. Kjo llogaritet si vijon: (91,6:40=2.29 gr.). Nëse zeqatin e jep në valutë monetare, atëherë nisabi i zeqatit, në valutë sipas berzës aktuale është: 91,6 x 60.000=5,496.00 Euro (5,496.00:40= 137.4 euro zeqat)”, shtojnë nga BFI. Nisabi i zeqatit në argjend është 700 gramë argjend nga e cila jepet 2.5% nga esenca ose nga kundërvlera e saj. Zeqati nga vlera monetare thonë nga BFI, përfitohet nga nisabi i arit, sipas berzës aktuale, që është 5,496.00 euro. Nëse dikush ka 40 deri…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup-Njësiti për Tregti të Palejueshme me Drogë dhe Armë parashtroi kallëzim penal kundër nëpunësit policor Z.C. dhe kundër personit juridik-agjenci për sigurim, të së cilës i njëjti është pronar dhe drejtues, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese” e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal, njoftuan sot nga MPB. Poashtu, Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të disiplinës dhe rendit të…
Përsëri keqpërdoret emri i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” me porosi të cilat i marrin këto ditë qytetarët me përmbajtje të rreme, informojnë nga kompania në një publikim në ueb faqe. Me porositë qytetarët njoftohen për dërgesat e arritura dhe u bëhet thirrje që ta konfirmojnë adresën e tyre në një vegëz të ofruar. SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” potencon se nuk qëndron pas njoftimeve. Emri i Postës nacionale më parë ishte keqpërdorur në fushata mashtruese në janar dhe shkurt të këtij viti. MARKETING
Në procedura gjyqësore për orë të papaguara jashtë orarit të punës të pjesëtarëve të Armatës, Ministria e Financave ka paguar shtatë milionë euro, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në konferencën e sotme për shtyp. Petrovska në përgjigje për MIA-n thotë se Ligji për shërbimin në Armatë i përcakton saktë kompensimet që duhet të marrin pjesëtarët e ushtrisë, ku nuk përmendet shtesa për orët jashtë orarit të punës, për dallim nga Ligji për marrëdhënie pune, ku shtesa për orët jashtë orarit të punës përmendet. “Që kur kanë filluar paditë, mendoj se në vitin 2019, pjesëtarët e Armatës i dorëzojnë paditë…

