Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në vazhdim të seancës 145 dhe 148 i miratoi ndryshimet në Ligjin për media dhe Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.Në kuadër të seancës së 148-të, deputetët votuan edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore.Paraprakisht, në seancën e 140-të, 138-të dhe 135-të, të cilat po ashtu u mbajtën sot, u miratuan disa ligje, ndër të cilët Ligji për Garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit rajonal të gazifikimit, i cili do të të lidhet…
Author: almakos
Me rastin e shënimit të 43 vjetorit të Njësitit “Tigrat”, zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmaxhaliev thotë se atyre u jep mirënjohje për shkak se angazhimi dhe përkushtimi i tyre, sipas tij, është historike. Ndërkohë, edhe pas 43 viteve të themelimit ky njësit special i policisë ende nuk ka as edhe një shqiptar. Në arsyetimet e Ministris së Brendshme, për mospërfshirje të shqiptarëve vazhdimisht kanë thënë se konkursi hapet për të gjithë, por pranohen ata që i përmbushin kushtet. Duke lavdëruar punën e njësitit, zëvendësministri deklaroi se vendosshmëria për të punuar si ekip jep rezultate të pranuara edhe ndërkombëtarisht Mitko Bojmaxhaliev,…
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 481-të për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim për ndërprerje të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Administrative Drita Mehmeti dhe gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Jane Tapanxhievski. Vendimin për ndërprerjen e mandateve të Mehmetit dhe Tapanxhievskit nga 13 marsi i këtij viti e solli njëzëri. Këshilli në seancën e sotme po shqyrton edhe miratimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të pozitave të lira gjyqësore për gjeneratën e X të dëgjuesve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i një ankese të paraqitur kundër vendimeve…
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të koalicionit opozitar VLEN: Një sërë lëvizjesh simptomatike të kryesisë së BDI-së bashkë me Raportin e ODIHR-së mbi rreziqet potenciale për zgjedhjet, që do të jetë temë në Austri në takimin e Gabriel Eskobarit me OSBE-në, na jep të drejtën të dyshojmë në qëllimet e humbësve të dëshpëruar, të cilët më 8 maj do të duhet të kalojnë në opozitë pas 20 viteve. Këtu është kronologjia e qëndrimeve të tyre skajshmërisht simptomatike. Së pari, Ali Ahmeti deklaroi në shkurt në Kosovë se tani nuk është koha për president shqiptar. Së dyti, Artan Grubi,…
Kandidati për president nga radhët e BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani zotohet që do inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar i cili do të përbëhej nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së “Do jetë pjesë e platformës time si president, që të kemi “vetting” për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Çka nënkupton kjo? Bord ndërkombëtar që do të certifikon në dy drejtime bartësit e funksioneve publike; një- në siguri, a kanë çfarëdo lidhje me interesin rus dhe dy- me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe, do të kërkojmë që në atë bord të…
Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Më 18 mars përfundon kontrollimi i Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare dhe më pas përfundon afati për votim në diasporë. Listat e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars në ora 24:00. KSHZ-ja për “MIA-n informon se deri më 11 mars, gjithsej 3.994 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore në njësitë dhe zyrat rajonale, gjashtë persona kanë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për president të shtetit, Bujar Osmani sonte ka bërë iftar me fqiun e tij, të njohur në lagjen e tij si aga Ibush, i cili jeton i vetëm dhe mbijeton me ndihmën e fqinjve dhe dashamirëve. “Këtë Iftar e çela bashkë me Agën Ibush, 105 vjeçarin me mendje të kthjelltë e me shpirtin Bujar. Agës Ibush i kanë vdekur të gjithë fëmijët në moshë madhore dhe jeton i vetëm ne shtëpinë e tij të vogël në Cerovë por më priti me zemërgjerësi dhe plot dashuri duke kujtuar të kaluarën e të parëve…
Qeveria në seancën e 10-të të sotme, si organ i nivelit të dytë, i ka shpallur të pavlefshme pesë urdhra për zhvendosje dhe shpërndarje të personelit në sektorët rajonalë të MPB-së dhe në Byronë për siguri të brendshme të miratuara nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm. “Qeveria, pas marrje së informacioneve nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, janë sjell pesë akte për avancime kuadrovike dhe transferime në sektorë rajonalë të MPB-së dhe në Byronë për…
SPB Manastir – Departamenti i Policisë Kriminale ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.R., zyrtar policor në Stacionin Policor Manastir, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje”. Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, më 29 janar 2024 në Manastir Xh.R. e ka sulmuar fizikisht gruan e tij të pamartuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Nga MPB-ja informojnë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rënda të rendit dhe…
TV Shenja në bashkëpunim me Al Jazeera Balkans, krenarisht ju sjell ‘Palestina në Fokus’ – një dritare drejt jetës, luftës, ëndrrave dhe sfidave të atyre që jetojnë në zemrën e një prej konflikteve më të gjata dhe më komplekse të historisë moderne. Nga rrëfimet personale të banorëve deri tek analizat e thelluara politike dhe sociale, ‘Palestina në Fokus’ sjell për ju historitë që formësojnë realitetin e këtij rajoni, të treguara nga zëra autentikë dhe ekspertë të fushës. Bashkohuni me ne për premierën e sezonit të ri, dhe zhyteni në një udhëtim të rrallë informativ dhe emocional, që synon të ndriçojë…
50 për qind e fëmiëjvë parashkollorë në territorin e Shkupit janë të pavaksinuar ose jo plotësisht të imunizuar me vaksinën kundër kollës së keqe. Këtë e ka konstatuar Inspektoriati Shëndetësor Sanitar dhe Shtetëror, i cili prej ditës së djeshme ka dalë në terren për të kryer kotrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe. Drejtoresha e Inspektoriatit, Renata Mlladenovska, tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa potecoi se kanë marrë garanci nga ana e drejtorëve se do të zbatojnë masën për mos pranimin e fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe. Renata Mladenovska, drejtoresha e Inspektoriatit “Sipas informacioneve të…
Po përfundon procedura e brendshme e LSDM-së me partnerët e koalicionit për listat zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, thotë deputeti i LSDM-së Darko Kaevski. Sipas tij, ajo që zyrtarisht dihet është se edhe në këto zgjedhje bartësit e listës së LSDM-së do të shkojnë bashkë me kandidatë nga partitë e koalicionit. Mirëpo, ai nuk e përmendi asnjë emër që do të jetë në listat e njësive zgjedhore. Darko Kaevski, deputeti i LSDM-së “Është ne fund procedura e brendshme dhe konsultimet me partnerët e koalicionit dhe për shumë shkurtë kohë do të dalim me lista të plota, me kuadro kualitative. Në lidhje…

