Ministria e Shëndetësisë informon se ditën e djeshme është kryer edhe një transplant multiorganesh, ku një pacient ka marrë zemër, një pacient mëlçi, dy pacientë kanë marrë veshka, ndërsa në ditët në vijim do të kenë mundësi pacientët nga Klinika Universitare për Ortopedi për të marrë edhe indet kockore. Në kumtesën dërguar mediave ministri Demiri shpreh mirënjohje të pamasë për familjen e donatorit, që vendosi të dhurojë organet e të dashurit të tyre dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën katër jetë. “Pas pëlqimit të marrë të martën, dje në orët e para të mëngjesit kanë filluar transplantet e…
Author: almakos
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar se pas përmbylljes së procedurës tenderuese për ndërtimin e gjimnazit të Kumanovës “Sami Frashëri”, sot ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e kompanisë fituese të kësaj procedure. Shaqiri njofton se gjatë muajit prill do të hidhet gurëthemeli në rrethin e kampusit shkollor në lagjen Bedinjë për objektin krejtësisht të ri për 1200 nxënës të gjimnazit të Kumanovës. “Po ndaj sot një nga lajmet më të mirëpritura për Kumanovën – pas përmbylljes së procedurës tenderuese për ndërtimin e gjimnazit të Kumanovës “Sami Frashëri”, sot kisha kënaqësinë të nënshkruaj vendimin për zgjedhjen e kompanisë fituese të…
Koalicioni VLEN sloganin e BDI-së “presidenti i parë shqiptar” e vlerëson si slogan bosh dhe të ngjashëm si shumë slogane të tjera që i shpikin para zgjedhjeve dhe që i harrojnë menjëherë pas zgjedhjeve.“Ditëve të fundit slogani i shumë-përsëritur i BDI-së është togu “presidenti i parë shqiptar”. Sloganet e këtilla boshe, që ata rëndom i shpikin në fushata zgjedhore dhe i harrojnë pas zgjedhjeve, mund të jenë dukur të këndshme dikur, por tashmë janë bërë patetike dhe madje cinike. E vërteta është se idenë e presidentit të parë shqiptar e ka djegur pikërisht BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Siç e di…
Në një komunikatë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se Ligji për lojërat e fatit nuk ka kaluar.“Gjatë vendimmarrjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji mori 51 vota “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet për miratimin e ligjit dhe kështu përfundon procedura sipas atij Ligji. Konstatimi i Kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërave Zbavitëse i referohej shumicës së nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kuvendit. MARKETING
Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës sizmologjike evropiane-mesdhetare është ndjerë në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej III ballë në Shkup, Kumanovë dhe Veles. Epiqendra e tërmetit ka qenë 247 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Malin e Zi, me magnitudën lokale të Rihterit ML5.3, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. MARKETING
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (13.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat shtatë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, dy gjoba për drejtimin të automjetit nën ndikimin e alkoolit.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…
Kryetari i ASH-së dhe kandidati i “VLEN” për president Arben Taravari, mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan në Shqipëri, tha se opozita e bashkuar shqiptare do t’i fitojë zgjedhjet bindshëm më 8 maj. “Nga viti 2011 shqiptarët më shumë votojnë për partitë opozitare se sa për BDI-në. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2016, 2020, por partitë shqiptare të opozitës nuk bashkoheshin. Sot ndodh mrekullia, dhe jemi të bashkuar. Dhe e them me bindje se tani do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari.Sipas Taravarit, koalicioni VLEN është mrekullia e këtyre zgjedhjeve te shqiptarët në…
Deputeti i BDI-së Arben Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se opozita shqiptare duke e bashkuar në plan të parë, por që sipas tij, nuk është më e bashkuar se në zgjedhjet e vitit 2020.“Për shkak se në këtë bashkim të opozitës, nëse i merrni figurat edhe partitë të cilët janë bashkuar do ta shihni se është një bashkim më shumë do të kisha thënë fasadë se sa substanciale. Ke një Besë e cila është më e dobët se vitin 2020, për shkak se sekretari i asaj partie ka formuar parti tjetër, që nuk ka qenë rast në vitin…
Deputeti i BDI-së Arben Ziberi duke folur për opozitën shqiptare, tha se ata tërë kohën e shajnë BDI-në, por nuk tregojnë se cila është oferta e tyre, se çfarë do të bënin nëse do të ishin në pushtet.Sa i përket sloganit të BDI-së, Jo Rusisë dhe Po Evropës, ZIberi tha se ka forca në shtet, madje edhe në parlament, që kanë ndikim i cili duhet të na shqetësojë.“Besoni se, është moment shumë me rëndësi hapërimi jonë drejt BE-së dhe hapjes së kushtetutës. Është momenti i fundit, ku përfundimisht duhet t’i japim goditje këtij trendi”, tha Ziberi në emisionin “Intervistë në…
Deputeti i BDI-së Arben Ziberi tha se sot ka kuadër shqiptarë në çdo institucion dhe se ka kaluar koha ku shqiptarët janë parë si qiraxhinj në shtet. Megjithatë, tha Ziberi ka mbetje të ish sistemit të cilët nuk mund ta pranojnë këtë fakt. Ziberi këto komente i bëri i pyetur në lidhje me mos lejimin që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën shqipe në Çashkë.“Ka një dozë edhe kujdesi për shkak se këtu duhet patur parasysh se MPB i kanë edhe informatat tjera, për shkak se dikush nëpërmjet atij veprimi do të provokojë edhe incident me ngjyra etnike. Në të…
Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se gjatë këtyre katër viteve kanë qenë në presione të vazhdueshme por se qëllimi i tyre ka qenë që kjo qeverisje të vazhdon dhe të mbyllet mandati i plotë.“Kjo pasi që qytetarët ishin lodhur duke dalur gati çdo vit në zgjedhje të parakohshme. Por si element kyç në këtë mandat katër vjeçar është se askush nuk mund ta mohon faktin se shqiptarët kaq pushtet, kaq të rëndësishëm në asnjë mandat qeveritarë nuk kanë qenë”, tha deputeti Arben Ziberi nga BDI.Ai tha se shqiptarët kanë qenë faktor kyç, madje sipas…
Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, themelues dhe pronar i “Top industris”, kompania e cila e bleu qendrën tregtare “Soravia”, deri në fund të këtij viti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës në kompani, njoftuan sot nga “Top industris”. Sipas kumtesës, pronare e re është kompania amerikane “Teksas amerikan interneshënëll holldings”.“Drin Ahmeti, drejtori ekzekutiv i cili ishte në krye të kompanisë si themelues dhe pronar i ‘Top industris’, duke e udhëhequr kompaninë nëpër faza të ndryshme të rritjes dhe ristrukturimit, do të tërhiqet deri në fund të vitit”, qëndron në kumtesë. Në të shtohet se vendimi vjen…

