Deputeti i BDI-së Arben Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se opozita shqiptare duke e bashkuar në plan të parë, por që sipas tij, nuk është më e bashkuar se në zgjedhjet e vitit 2020.
“Për shkak se në këtë bashkim të opozitës, nëse i merrni figurat edhe partitë të cilët janë bashkuar do ta shihni se është një bashkim më shumë do të kisha thënë fasadë se sa substanciale. Ke një Besë e cila është më e dobët se vitin 2020, për shkak se sekretari i asaj partie ka formuar parti tjetër, që nuk ka qenë rast në vitin 2020. Ke një parti Alternativa të cilën po thuajse i ka mbetur vetëm amblema dhe struktura poshtë nuk janë më atje. Ke, një parti, nuk është parti por një lider partie i cili është shkarkuar dhe i është bashkuar atij fronti… ne gjithë e dimë se ajo parti është identifiku me Zijadin Selën”, tha Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA”
Ziberi tha se ka një vit që ata kanë shpallur se do të krijojnë një front proevropian.
Ai tha se ata nuk e diskutojnë se do të fitojnë zgjedhjet dhe se VLEN do të pësojë humbje të thellë.
Data 02.09.2026
Aktuale
- 41 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 6 ende aktive
- Vendim befasues i Burnley, shet sulmuesin e ekipit, “assist” për Brojën
- Fundi i merkatos “nderon” Armando Brojën, merret vendimi për sulmuesin e Kombëtares
- VIDEO/ “Shëndeti, jo si mall”! Rama në opozitë premtoi epokë ndryshimesh në shëndetësi, kontrasti me realitetin në pushtet
- Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar
- Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup
- Shtrenjtohen biletat! Nga Tetova në Shkup për 50 denarë më shtrenjtë, nga Kumanova 30 denarë
- Ministri Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend



