Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës ka reaguar në lidhje me falimentimin e kompanisë “E-GO” nga ku thonë se distancohen në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë. “Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë“E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj. Kemi mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, parasë gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një serie sfidash juridike. Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet të Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së vendimeve…
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës dhe numrin total të të vdekurve. Sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet ruse, 30 nga 90 luftëtarë nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në luftimet me forcat ruse. Nuk ka të dhëna nëse dhe sa njerëz nga Maqedonia e Veriut mund të luftojnë në anën ruse.“Që nga 24 shkurt 2022, gjithsej 13,387 mercenarë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të luftuar për neonazistët,” tha Ministria e Jashtme ruse, duke publikuar një tabelë sipas kontinentit dhe veçmas për çdo vend në…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se është i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.I pyetur për gjasat për koalicion parazgjedhor me LSDM-në, Bekteshi tha se nuk ka përafrime në këtë çështje.“Në pjesën e koalicionit me LSDM-në, gjithsesi se në momentin që po flasim, nuk jemi shumë afër që të ketë koalicion të tillë, por më e rëndësishmja është se kur fiton BDI, fitojnë edhe qytetarët, ndërsa tashmë dihet se BDI sigurt do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreth partive të tjera politike, unë i inkurajoj që sa më tepër të jenë në…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba, “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjashtë masa për tejkalim të shpejtësisë, 23 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër masa për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit …”, thonë nga MPB. Nga atje thonë se kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që…
Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani sot gjatë vizitës në Universitetin e Tetovës, është pritur me protesta nga studentë dhe aktivistë të rinisë së opozitës shqiptare VLEN. Protestuesit mbanin pankaratat me mbishkrimet: “Ju e shkatërruat Universitetin e Tetovës”, “Ju e përzutë rininë”, “Depolitizoni universitetin”. “Këta kanë ardhur për interesa të tyre personale e politike. Studentët janë zgjedhur se kush mund të hyjë në Universitet, pra, vetëm ata që janë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ne jemi kundër kësaj sepse edhe ne jemi studentë dhe duam të drejtat tona, e jo vetëm ata që janë të BDI-së…
Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotëfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është partner shumë i fuqishëm, bilateral dhe në aleanca multilaterale, si NATO dhe OSBE, deklaroi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i cili gjendet për vizitë në Prishtinë. Këtë në profilin zyrtar në Fejsbuk e publikoi Ambasada amerikane në Shkup. Eskobari dje porositi se Maqedonia e Veriut është partner shumë i fuqishëm i SHBA-së, si bilateral, ashtu edhe në aleanca multilaterale, si NATO-ja dhe OSBE-ja dhe Uashingtoni pret që edhe pas zgjedhjeve vendi të ketë…
Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Prokurorinë Publike për Ndjkjene e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.I.(33), S.B.(33), A.I.(26), të tre nga Shkupi dhe A.A.(37) dhe A.J.(33), të dy nga Negotina, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “organizim i grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave të tregtisë me njerëz, tregtisë të fëmijëve dhe kontrabandës me migrantë” nga neni 418-v, dhe “kontrabandë me migrantë” nga neni 418-b të Kodit Penal dhe kundër E.B.(35), B.S.(37), të dy nga Shkupi, K.E.(35 ), A.P.(37), të dy nga…
Ndryshimet e Ligjit për Lojëra të Fatit nuk janë miratuar. Kuvendi sqaroi se edhe pse dje është thënë se konstatohen ndryshimet e këtij ligji, në fakt për të njejtin ligj duheshin 61 vota, kurse dje kanë votuar vetëm 51. Kuvendi i RMV-së “Për miratimin e Ligjit nevojiten së paku 61 vota “Për”, me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe procedura sipas atij ligji përfundon”. Për mos votimin e…
Tërmeti me magnitudë 5.4 sipas shkallës Rihter që goditi Malin e Zi mëngjesin e sotëm, është ndjerë edhe në Maqedoni të Veriut. Termeti u regjistrua rreth orës 04:06 minuta dhe është ndjerë në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej 3 ballësh në Shkup, Kumanovë dhe Veles. Drejtoria Hidrometeorologjike dhe Sizmologji njoftoi se epiqendra ishte në komunën e Pluzhinës, në thellësi prej 14 kilometrash. Nuk ka raportime për viktima dhe dëme, ndërsa shtojnë se mund të ketë dëme në zonën epiqendrore, por jo të konsiderueshme. Drejtoria Hidrometeorologjike dhe Sizmologji “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se janë tejkaluar problemet me kompaninë austriake, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Tetovës. Kasami tha se ka pasur vonesa në nisjen e punës, për shkak të procedurave burokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.“Vlerësoj se ka qenë problem në fazën e tranzicionit të përgjegjësive nga kompania publike në atë private, kemi punuar gjatë kësaj periudhe për eliminimin e gjitha pengesave që janë paraqitur, që nga deponia Rusino e cila kishte kufizime në pranimin e mbeturinave, deri në organizimin e regjistrimit të pajisjeve që i kishte kompania private, si dhe…
Një nga masat që po ndërmerren tani është që banorëve të Shkupit t’u mundësohet që në vend që të shkojnë disa herë në stacion policor, të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit dhe patentë shoferit përmes ueb-faqes së MPB-së, tha Toshkovski pas vizitës së sotme në MPB-në e Kumanovës.“Tani jemi duke punuar për këtë zgjidhje. Por ne kemi vetëm një skaner nga i cili nxjerrim të dhënat dhe kjo masë do të zbatohet vetëm për Shkupin. Janë të gjitha kapacitetet, por hap pas hapi do ta normalizojmë procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale”, tha Toshkovski. Toshkovski sot ka inspektuar pilot projektin dhe…

