Fëmijët e pavaksinuar duhet të kthehen nga kopshtet. Situata është mjaft e ndjeshme dhe nuk ka asnjë justifikim. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili tha se në të gjithë tеrritorin e Maqedonisë së Veriut do të kryhen kontrolle të intensifikuara nëse fëmijët në çerdhe janë të vaksinuar apo jo, veçanërisht me vaksinën DTP, pasi kohëve të fundit janë shtuar rastet e kollës së keqe. Ilir Demri, ministër i Shëndetësisë “Jo vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ku është shpallur gjendje epidemike, por në të gjithë territorin, në nivel shtetëror do të ketë inspektime të jashtëzakonshme dhe…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit , në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, policia ka shqiptuar 740 dënime për shoferët të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Janë sanksionuar 740 shoferë, prej tyre gjashtëdhjetë e dy kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar”. Po ashtu, siç njoftojnë nga MPB, është konstatuar se 378 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e…
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do jetë bartës në njësinë zgjedhore numër 1. Mickoski, i bëri të njohur 5 bartës të njësive zgjedhore. Ai deklaroi se sipas planit të aktiviteteve, më 31 mars është ditë e paraparë për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë dhe më 2 prill përfundon afati, kështu këto 2-3 janë thotë se do të jetë gjithçka më e qartë.Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së“Në njësinë zgjedhore numër 1 do të jem unë, këtë e kam thënë. Nënkrytari Misajllovski do të jetë bartës në njësinë zgjedhore numër 2. Në njësinë 3…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti fjalim në shënim e 81-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve maqedonas, në lokacionin e ish-Monopolit të Shkupit, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore filloi dëbimi i hebrenjve maqedonas në kampin nazist në Treblinka. Në të njëjtën kohë, delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Xhaferi, bëri homazhe dhe vendosi lule para Monumentit të 7144 hebrenjve të dëbuar maqedonas. Kjo ngjarje në Shkup është pjesë e Programit përkujtimor treditor 1943-2024, organizuar nga komuniteti hebre në këtë vend dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, i cili realizohet nën sloganin „Kujtim…
Depuyteti dhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi thotë se në Kuvend do të kalojë edhe pr/ligji për rritje të pagave të punonjësve në institutet shkencore. “Siç intervenuam në Ligjin për arsimin e lartë, ashtu do të bëjmë edhe sot, ku para deputetëve do të paraqesim propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.Besoj që edhe ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.Ne…
“Përfaqësuesi i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar udhëtoi drejt Austrisë, ku do të takohet me kancelarin e OSBE/ODIHR për të biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, njoftojnë nga DASH. Përveç në Austri, Escobari do të shkoj edhe në Belgjikë, Kosovë dhe Mal të Zi nga 10 deri 18 mars, raportoi Zëri i Amerikës. “Vizita e tij do të konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekje për integrim euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të shtetit. Gjatë vizitës në Belgjikë,…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh) me 8 mars mori vendimin e ministrit të Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive, për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme dhe ndalimin e pranimit në institucionet parashkollore të fëmijëve, të cilët nuk janë të imunizuar apo që nuk janë imunizuar plotësisht, njofton Inspektorati, transmeton Portalb.mk. Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin sot, datë 11 mars, me vendimin për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose që nuk janë të imunizuar plotësisht me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike, sqaron IShSSh.Gjithashtu, shtojnë nga atje, personat përgjegjës në…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup (SPB) edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 208 masa. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 208 masa, prej të cilave 131 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim ë automjetit pa patentë shofer, 15 për vozitje nën nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.Nga atje thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe…
Nëpër xhamitë në vendet e Ballkanit, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e parë të taravisë me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, raporton Anadolu. Një numër i madh besimtarësh në kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, si dhe në qytete të tjera të rajonit, u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë. – Maqedoni e Veriut Si në të gjitha xhamitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, Xhamia Mustafa Pasha në Shkup ishte e mbushur me besimtarë muslimanë për faljen e taravisë. Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, pas mbushjes së ambienteve…
Kandidati i BDI-së, për president Bujar Osmani, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë.“Uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’i forcojë ndjenjat tona të bashkimit e solidaritetit, si dhe të na shpie drejt paqes e harmonisë.Në këtë muaj të bekuar, le të kujtojmë edhe një herë vlerën e bashkëndarjes dhe bashkëpunimit.Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit!, ka shkruar Osmani. MARKETING
Mbi 700 qytetar te RMV kanë shprehur interes për të punuar në Shqipëri ose Serbi më pak se një javë pas hapjes së tregut të vetëm të punës në Ballkanin e Hapur. Pas marrjes së një numri ID, ata mund të hyjnë në tregjet e punës në sistemin e shërbimeve elektronike në vendin e aplikimit dhe pasi të kenë kaluar kontrollet e sigurisë, mund të kërkojnë kompani për punë, pa marrë leje pune.E në Serbi numri i qytetarëve serbë që kanë aplikuar për punë në Maqedoni apo Shqipëri është pothuajse identik dhe tashmë ka kompani maqedonase që presin që të…
Ministria e financave të SHBA-ve ka sanksionuar kompaninë amerikane “Side Rocks” për spiunime me softuerin predator. Këtë e bëjnë të ditur nga koalicioni VLEN duke thënë se drejtori i kësaj kompanie Izraelite, Ivo Malinkovski është i afërt me qeveritarët e Maqedonisë. Blerant Ramadani nga opozita shqiptare bën të ditur se pushtetarët e vendit tonë kanë ditur për veprimet e kësaj kompanie prej në vitin 2022, si dhe ai shton se para syve të tyre kanë spiunuar zyrtarë amerikanë, skandal siç e quajnë antiamerikan dhe antiperendimor. “Të gjitha këto skandale vërtetojnë se Maqedonia e Veriut nën pushtetin LSDM-BDI është shëndrruar në…

