Author: almakos

EVN Maqedoni e përmbylli sfidën për nxënëset e shkollave të mesme “Kyçje për aftësi” duke ndarë çmime për pjesëmarrëset më të mira simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo sfidë përfshiu nxënëse të vitit të tretë dhe të katërt nga të gjitha shkollat e mesme, të cilat dëshirojnë të mësojnë më shumë, të zhvillojnë aftësitë e tyre në sektorin teknik dhe të demonstrojnë kualitetet e tyre përmes projekteve të ndryshme. Fitueset e çmimit të parë si nga sfida ekipore ashtu edhe nga sfidat individuale morën çmime në të holla prej 100.000 denarë, fitueset e çmimit të dytë morën laptopë të…

Lexo më Shumë

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme, të cilat kanë nisur më 23 shkurt, do të zgjasë deri në mesnatën e sotme (e premte). Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, 10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i ka mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM 28.086, Bujar Osmani nga BDI – 11.085, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” – 10.710, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski – 11.278, Maksim Dimitrievski lideri i…

Lexo më Shumë

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë. Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.Numri serial i produkteve të tërhequra është OSK0934652 dhe ka një datë skadence më 18.08.2024. MARKETING

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 145 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 masa, ndër të cilat 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për mospërdorimin e rripit…”, thonë nga MPB.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion. MARKETING

Lexo më Shumë

Një vajzë e re është pranuar mbrëmë në Emergjencën e spitalit të Vranjës pasi është qëlluar me armë zjarri në kabinën e pikëpagesës. Sipas informacioneve nga Qendra Shëndetësore mjekët po luftojnë për jetën e sak. Mediat serbe shkruajn se bëhet fjalë për një të gruantë re nga Lugina e Preshevës, e cila është qëlluar nga një i moshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, një burrë dhe një grua që ndodheshin në makinë janë grindur, ajo ka zbritur nga makina dhe ai ka qëlluar me dy plumba në drejtim të saj dhe më pas është vetëvrarë.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë ka vepruar menjëherë në lidhje me obligimet ligjore që i ka në pjesën e praktikës për pagë gjashtëmujore të mjekëve të rinj, të cilët do të angazhohen në pikat e vaksinimit dhe në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë Qendrave Shëndetësore në territorin e gjithë vendit, kumtuan pasdite nga Ministria. “Në përfundimin e tij, Komisioni Kombëtar i Imunizimit rekomandon që mjekët e rinj të përfshihen sa më shpejt në procesin e imunizimit, pra mjekët që kryejnë praktikën e detyrueshme pas diplomimit të përfshihen në kërkimin e fëmijëve të pavaksinuar, thirrjen e tyre, si dhe regjistrimin e vaksinimeve në…

Lexo më Shumë

Deputetët i miratuan sot pasdite ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të mundësojnë votim në zgjedhjet e ardhshme me dokumente personale të cilave u ka skaduar vlefshmëria. Gjithsej 84 deputetë dhanë mbështetjen e tyre. Ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor u  miratuar pa diskutim, me procedurë të shkurtuar. Deputeti Martin Kostovski, sqaroi se qëllimi është të përmirësohet kuadri ligjor ekzistues dhe të përshtatet dispozitat e zgjidhjes ekzistuese ligjore në drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Po ashtu me këto ndryshime përmirësohen dispozitat në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve për të siguruar që të gjithë…

Lexo më Shumë

“7 Marsi”- Dita e mësuesit shënohet sot në të gjtha trevat shqiptare. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Në këtë ditë të shënuar vlerësohet kontributi dhe puna e mësusëve për mundin e dhënë me vite të tëra në procesin edukativo-arsimor. Por se a vlerësohet një kontribut i tillë në Maqedoninë e Veriut, mësimdhënësit nuk shprehen edhe aq të kënaqur dhe të vlerësuar nga ana institucionale e shtetit. Profesoresha, Gyltene Raxhallari, thotë se viteve të fundit arsimi në Maqedoninë e Veritu nuk e merrë vlersimin që i takon. Gylten Raxhallari, profesoresh   “Mendoj…

Lexo më Shumë

Koordinatori dhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në facebook ka njoftuar se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë. ”Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Falenderoj të gjithë deputetët që votuan për miratimin e këtij Ligji i cili përjashton çdo mundësi të diskriminimit ndaj ndonjë universiteti publik”, ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot në shkollën në të cilën ka mësuar në Forinë të Gostivarit, tha se edhe në pozitën e tij të re do të punojë me përgjegjësi për të arsyetuar besimin që i është dhënë. Në lidhje me festën e 7 Marsit, Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, Xhaferi tha se “duhet të kontribuojmë që gjeneratat e ardhshme të kenë arsim më të mirë”. “Deshi fati që në politikë të na jepet mundësia e përfaqësimit që e kemi dëshiruar me dekada. Mbështetja juaj kulminoi me besimin e detyrave më të rëndësishme në vend duke drejtuar institucionet më…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është shpallur aktgjykimi për rastin “Besa Trans”, i cili ka të bëjë me djegien e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan. Pronari i “Besa Trans” Bekim Haxhiu, u dënua me një vit e tetë muaj burg, ndërsa kompania “Besa Trans” si subjekt juridik është dënuar me gjobë prej 800 mijë denarëve (12.986 euro).Në fjalët përfundimtare, përfaqësuesi i akuzës, Vlladimir Milloshevski, tha se autobusi i cili është aksidentuar në Bullgari e ka kaluar kufirin me licencë të përgjithshme, në vend që me…

Lexo më Shumë

Sindikatat e pesë universiteteve të cilat tashmë e disa ditë janë të zëshëm ndaj kërkesës së tyre – të nënshkruhen marrëveshjet kolektive me çka do të ketë rritje të pagave të të punësuarve, kanë dërguar DEMANT ndaj kryeministrit teknik – Talat Xhaferi.Ja dhe demanti i plotë:DEMANT ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi Në emër të së vërtetës, ua dërgojmë këtë demant ndaj pretendimeve në konferencën e sotme për shtyp të kryeministrit teknik Talat Xhaferit lidhur me mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të pesë universiteteve publike.Në të vërtetë, sindikatat e pesë universiteteve publike: “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, Universitetit “Goce Dellçev”…

Lexo më Shumë