Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e saj të 9-të. Ndër të tjera, është miratuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, me qëllim të mbështetjes së gazetave nacionale dhe promovimit të kapaciteteve demokratike të shtetit përmes medias. Gjithashtu, Qeveria ka shpallur të asgjësuar vendimet e cilat janë miratuar në mënyrë të njëanshme, përfshirë edhe shkarkimin e drejtorit të IP Qendrës për Punë Sociale – Koçan, dhe ka emëruar një drejtor të ri për këtë institucion, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe procedurat administrative. Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe themelimi i…
Author: almakos
Garës për president të vendit i është bashkuar edhe një kandidat. Gjegjësisht kandiati i 14. Goce Ristov do të përpiqet që për tre ditë të mbledhë 10 mijë nënshkrime për zgjedhjet presidenciale. Këtë e bëri me dije Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili tregoi se Ristov ka dorëzuar iniciativën e tij një ditë më parë. Ristov është kandidati i vetëm për të cilin nuk ka të dhëna se nga vjen dhe pse ka vendosur të fillojë t’i bashkohet garës. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve, përfundon të prmten, 8 mars. Deri më tani obligimin e mbledhjes së nënshkrimeve e kanë përmbushur 7…
Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në çerdhe, ndërsa në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pritje janë mbi 5 000 fëmijë , deklaroi sot ministri teknik për punë dhe politikë sociale, Gjoko Velkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Mlladost” në Tetovë. GJOKO VELKOVSKI, MINISTËR TEKNIK PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE “Aktualisht në Maqedoni mbi 5000 fëmijë presin në listat e pritjes për pranim në kopshte. Në periudhën në vijim do të duhet të punohet për këtë çështje që të ketë përkujdesje për të gjithë fëmijët…
Sot e 26 më parë, familja Jashari në Prekaz ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë më. Ishte ajo ditë e 5 marsit 1998 kur forcat serbe filluan sulmin e tretë ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt. Ishte dita kur lufta për çlirimin e Kosovës mori formë dhe kur emri i Jasharëve do të shkruhej me shkronja të arta në historinë e kombit deri në përjetësi. Sulmi i parë ndaj familjes Jashari ishte bërë më 30 dhjetor të 1991-s, ndërsa presioni ndaj familjes Jashari nuk…
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot tha se partia e tij do të përkrah propozimin që të mund të votojnë qytetarët që kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit. Në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se propozimi është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.Ne do të mbështesim dhe tashmë po diskutohet. Grupet punuese që kanë punuar për Ligjin Zgjedhor që nga fundi i vitit të kaluar janë duke punuar në zgjidhjen për të pasur dispozitë e cila do t’i mundësojë çdo qytetari të ushtrojë të drejtën e tij të…
Në këtë moment do të ftoj që deputetët ta votojnë ligjin për praktika jokorrekte tregtare, për shkak se konsideroj se vetëm në këtë mënyrë do ta zgjidhim në mënyrë institucionale problemin me rritjen eventuale të çmimeve, të cilat nuk janë të tregtueshme, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Në deklaratën për media pas ngjarjes për Ditën industriale të NATO-s, zëvendëskryeministri theksoi se Inspektorati shtetëror i tregut është çdo ditë në terren. “Në momentin e parë kur do të na mbërrijë raportin nëse dhe cilat produkte kanë rritje të çmimeve, do të thuhet edhe në opinion, sidomos nëse kjo bëhet…
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur para nga një xhami në Çegran të Gostivarit. “Dje (04-mars) rreth orës 09:45, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.P. nga Bosnja dhe Hercegovina, si i dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të rëndë në xhaminë në Çegran të Gostivarit, nga ku ai ka marrë para. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë. MARKETING
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një polici, i cili dyshohet se ka penguar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës, respektivisht gjatë transportimit të një të dënuari nga burgu i Idrizovës, në Qendrën Klinike në Shkup. Nga MPB nuk tregojnë për moshën e policit, por theksojnë se bëhet fjalë për personin me iniciale S.S., i punësuar në Departamentin për sigurim të personave dhe objekteve të caktuara. “Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe ka penguar zyrtarë policorë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 154 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 6 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, dy dënime për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion. MARKETING
Presidenti aktual dhe kandidat për mandat të ri Stevo Pendarovski duke folur për anketat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale sonte në Tema e ditës në TV Sitel theksoi se kryetari i VMRO-së – DPMNE, Hristijan Mickovski flet se kandidati i tyre do të prijë me mbi 100 mijë vota në raundin e parë të zgjedhjeve, pa në këtë rast të tregojë se si do të jetë raporti në raundin e dytë. “Të gjitha parashikimet e tyre bazohen në raundin e parë. Askush asnjëherë nuk është bërë, me shtatë kandidatë, president në raundin e parë. Pra, anketat që unë i di,…
Partitë opozitare shqiptare që janë pjesë e koalicionit “VLEN kanë akuzuar BDI-në, sipas së cilës partia shqiptare në pustet ka rritur pagat vetëm për profesorët maqedonas, teksa këtë nuk e ka bërë profesorët shqiptarë. “Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodi” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi dhe Jeton Shaqirit. BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti…
Në një prononcim për televizionin Sitel, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev është pyetur se pse qytetarët nuk mund t’i marrin dokumentet e udhëtimit të kompletuara, për të cilën tha se situata është duke u hetuar nga kontrolli i brendshëm i MPB-së. “Ka një numër të mjaftueshëm punonjësish, do të hetohet e gjithë situata, do të gjendet problemi dhe do të ketë zgjidhje edhe për këtë. Kjo po ndodh në 30 ditët e fundit, më parë e dini se qytetarët i kanë marrë dokumentet personale për 15 ditë. Dua të kuptojmë se unë si zëvendësministër plotësues i Punëve…

