Author: almakos

Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunësit policor kanë privuar nga liria një person nga Kosova, sepse, siç informojnë nga MPB, për kontroll të dokumenteve ka dhënë një patentë shoferi italian e cila është konstatuar se është falsifikuar. “Sot (02.03.2024) në orën 02:45 në Pikën kufitare Tabanoc, nëpunësit policor kanë privuar nga liria Z.G. (39) nga Kosova. Gjatë kontrollit kufitar, ai ka dhënë patentë shoferi italian të falsifikuar. Personi është dërguar në SPB Kumkanovë për procedurë rë mëtutjeshme”, informon MPB në buletinin ditor. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, në Republikën e Turqisë, ku mbajti fjalim në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”, kushtuar zhvillimeve më të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidave specifike dhe zgjidhjet e mundshme për stabilitet dhe paqe të garantuar në rajon. Duke iu referuar situatës në rajon, Osmani tha se ajo edhe më tej vazhdon të jetë e cenueshme me çështje komplekse dhe se zhgënjimet e krijuara në rajon kanalizohen dhe përdoren shumë lehtë nga aktorët e tretë, dhe ato frustrime nuk janë fiktive, por shumë reale dhe të…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin. Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme i ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706. Nga kandidatët e tjerë Velo…

Lexo më Shumë

Për shkak të heqjes së defektit në rrjetin e ujësjellësit me diametër F 80 mm në rrugën “Pitu Guli” dhe F 100 mm para hyrjes së QTQ-së, të dielën nga ora 9 do të mbeten pa ujë pjesë të komunës Karposh dhe Qendër. Siç informojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup nga ora 09:00 deri në përfundim të intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Pitu Guli”, “Dimitar Pandilov”, “Ganço Haxhipanzov”, “Kapishtec”, “Karaorman”, “Aco Karamanov” dhe “Lovqenska”, “Mirce Acev”, “Mirce Macan” dhe një pjesë e rr. “Filip 2” në shtrirjen nga Spitali i Qytetit…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë. Në margjinat e këtij samiti ai ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme. “Një takim i shkurtër por i ngrohtë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Facebook. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Me miratimin unanim të të gjitha sindikatave të pesë universiteteve publike, të anashkaluara e të diskriminuara nga mosnënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive prej Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hënën më 4 mars 2024, ora 13.00 është caktuar një protestë e qetë dhe paqësore e të gjithë punonjësve para hyrjes së këtyre universiteteve.Sindikatat e përshëndesin zbatimin e Marrëveshjes Kolektive nga ana e Qeverisë me UKIM-in, por njëherësh janë edhe kundër standardeve të dyfishta, diskriminimit dhe pabarazisë ndaj universiteteve të tyre, pasi e gëzojnë të njëjtin status dhe se shteti padrejtësisht i ka lënë anash.Sindikatat nuk janë kundër askujt dhe…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret…

Lexo më Shumë

Dje një 46-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatit Kolari, pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një pasagjere e mitur në makinë. “Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kolari, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, i cili ka dalur nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka organizuar një tubim në Tetovë me aktivistët partiak. “Tetova 💜 jonë! Aleanca për Shqiptarët 🏠 jonë!Tetova gjithmonë ka qenë qendër e rezistencës, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është kështjellë që nuk shembet lehtë. Sonte isha në shtëpinë time, me motrat dhe vëllezërit e mij tetovarë, të cilët as nuk shiten, e as dorëzohen”, – ka thënë mes tjerash në këtë ngjarje Sela. [embedded content] [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nga 23 deri 29 të muajit të kaluar ka regjistruar 56 raste të reja të kollës së mirë, prej të cilëve 54 janë në Shkup, ndërsa nga një në Strumicë dhe Dibër. Të sëmurët janë të moshës prej 0 deri 70 vjet, ndërsa numri më i madh janë nga grupmoshat e fëmijëve prej 10 deri 14 vjet. Nga 56 rastet e reja, janë hospitalizuar tre, dy fëmijë të moshës nën një vjet dhe një nga grupmosha nga 1 deri 4 vjet. Deri më 29 shkurt të këtij viti në shtet janë regjistruar gjithsej 123 raste…

Lexo më Shumë

Sonte në fshatin Kollare të Kërçovës ka ndodhur një aksident i rëndë. Sipas informatave të parë aksindeti erdhi pasi një veturë nga rruga ka rënë në lumin që kalon në këtë fshat. Nga terreni mësohet se ka edhe viktima dhe se vetura është me targa të Shkupit. Pritet që më vonë policia të jep më shumë detaje për këtë aksident. /SHENJA/ [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.Lj.(60) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale “mashtrim”. 60 vjeçari nga Shkupi nuk e paraqitur se nëna e cila e cila merrte pensionin invalidor i kishte vdekur më 22 janar 2013, pas së cilët ka vazhduar të shfrytëzojë të drejtat në periudhën nga 1 shkurti 2013 deri me 6 mars 2022, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë mënyrë 60 vjeçari i ka shkaktuar buxhetit dëm prej 2.410.328 denarë. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë