Author: almakos

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot, lidhur me protestën e pesë universiteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, për MIA-n  konfirmoi se e mbështesin çdo ide plr rritje të pagave dhe nëse ka vullnet në Kuvend për nënshkrimin e saj, si institucion do të marrin pjesë në negociata. “MASH-i dhe ministri Jeton Shaqiri e mbështesin çdo ide për rritjen e pagave të të punësuarve në institucionet arsimore pa dallim nëse janë në arsimin fillor, të mesëm apo të lartë. Duke pasur parasysh se themelues i universiteteve shtetërore është Kuvendi, nëse ka vullnet për  nënshkrimin e marrëveshjes kolektive…

Lexo më Shumë

Instituti për Hulumtime Politike – IPIS hedh poshtë anketën që u publikua një ditë më parë. Gjegjësisht ata për TV Shenja thonë se ajo anketë është e rreme dhe se nuk është publikuar nga ana e tyre, por nga dikush tjetër”, shpjegojnë nga Instituti. Instituti IPIS “Anketa është e rreme, ajo nuk është publikuar nga ana jonë. Është marrë nga Wikipedia dhe aty është vendosur nga dikush, por ajo realisht nuk ekziston. Nuk e dijmë se kush e ka vendosur aty. Agjencia ka kontaktuar me Agjensionin që e ka shpërndarë, agjensia INA, na kanë thënë se nuk kanë qenë të…

Lexo më Shumë

Sot bota shënon Ditën Botërore të Obezitetit. Instituti i Shëndetit Publik njofton se Obeziteti ose mbipesha tek të rritur dhe fëmijët në Maqedonin e Veriut  është në nivel shqetsues. Nga ISHP sqarojnë se në Maqedoninë e Veriut, 28.4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit është rritur me 13,6 për qind, dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7,4 për qind, krahasuar me vitin 1990”. INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK “Të dhënat më të fundit tregojnë se 30.5 për qind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në vendin tonë jetojnë me…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit, deri ditën e premte, më 1 mars, në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 120 raste të kollës së keqe, tha sot për AIM-në, Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. “Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve në kryeqytet aktualisht është vetëm një fëmijë me kollë të keqe. Bëhet fjalë për një foshnjë nga Kumanova, i cili është pranuar të premten në Klinikën e Fëmijëve në Shkup dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile, ka konfirmuar për MIA-në, Svetlana Koçeva nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.Komisioni për Sëmundjet Infektive nesër në ora 12:00 do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se ideja e Avokatit të Popullit, e Qeverisë dhe e të gjithë atyre që kërkojnë lëshimin e dokumenteve personale në rrugë më të shpejtë është e shkëlqyer, por fakti është se se Ministria e Brendshme ka vetëm dy makineri. “Kërkesa e Avokatit të Popullit për lëshimin e shpejtë të letërnjoftimeve për ata qytetarë që nuk kanë dokument dhe nuk do të mund të votojnë në zgjedhje është e shkëlqyer. E madhe është edhe kërkesa e Qeverisë për operatorë të caktuar, por po kërkojnë edhe inxhinierë të IT-së dhe punëtorë shëndetësorë dhe profesorë.…

Lexo më Shumë

Sektori për personalizimin e dokumenteve personale në kuadër të Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion të MPB-së, ku punohen dokumentet personale, punon edhe të dielave, ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. PANQE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Falenderoj edhe këta kolegë që me të vërtetë bëjnë perpjekjet e tyre që ky proces të ecë pa ndërprerje dhe me kapacitet maksimal, pavarësisht se çdo ditë përballen me probleme të ndryshme, si nga pikepamja teknike ashtu dhe nga ajo e kuadrove”. Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka vizituar stacionin policor “Beko”…

Lexo më Shumë

Nga LSDM kanë deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen më 24 prill, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin drejtimin e vendit, duke e paraqitur kontrastin midis rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian të udhëhequr nga LSDM dhe rrugës së propozuar nga opozita, e cila është e përqendruar në izolim dhe kthimin në një kohë të errët të nacionalizmit dhe polarizimit. “Njëra është rruga e integrimit në BE, e udhëhequr nga LSDM-ja, dhe rruga tjetër e propozuar nga opozita është krejtësisht e kundërt, është izolimi, amullia, kthimi në një kohë të errët të nacionalizmit dhe polarizimit. VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Njësitet policore sot në mëngjes në Haraçinë kanë ndaluar personat me inicialet A. Lj. (31) dhe A.S. (35), të dy nga ky fshat i Shkupit. A.Lj. ishte dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër të Burgut të Idrizovës për arratisje nga burgu, ku duhej të ka vuajtur katër vjet e tre muaj nga dënimi, njoftoi MPB. Ndërsa, A.S. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg 10 muaj për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në intervistën e tij në televizionit “Sitel” vuri në dukje se ka një zgjidhje për vështirësitë që dalin në caktimin e terminit për rezonancë magnetike dhe prioritet duhet t’u jepet pacientëve që kanë nevojë për trajtim neurokirurgjik dhe sëmundje malinje dhe të gjithë të tjerët duhet të shpërndahen. “Ka zgjidhje, sepse ka abuzime, dhe sa i përket caktimit të termineve për rezonancë magnetike, sepse ka kritere, para së gjithash përdoret teknika mixhing, pastaj vijmë te rezonanca magnetike. Kam një ndjenjë që shumë herë rekomandohet rezonanca magnetike pa pasur një qëllim përfundimtar, një tregues të qartë.…

Lexo më Shumë

Sekretariati për mundësi të barabarta të BDI-së organizoi manifestimin me moton “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit”. Historia na rastisi që në vazhdimësi të shkelim në shtigje të pa hapura, por e rëndësishme është që të lësh gjurmë – tha në fjalimin e tij Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu drejtuar manifestimit “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” në organizim të Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së. “Kështu na rastisi historia që në vazhdimësi të shkelim nëpër shtigje të pa hapura. Por, cfarë është e rëndësishme të hapish shtigje të pa hapura,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të vizitës së tij në Romë me rastin e pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të PSE-së, pati takim me liderin e Partisë Socialiste Punëtore Spanjolle (PSOE) dhe aktualisht kryeministër Spanjës, Pedro Sançez. “Bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kontinentit evropian”, informon shërbimi për shtyp i LSDM-së. Në takim, qëndron në kumtesë, u theksua se politikat progresive socialdemokrate duhet të vazhdojnë edhe më tutje, duke pasur parasysh periudhën e ardhshme zgjedhore në Maqedoninë…

Lexo më Shumë