Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt konferenca vjetore doktorale, e cila organizohet në përputhje me strukturën e studimeve, si dhe me Rregulloren për kushtet, kriteret, rregullat e regjistrimit dhe studimit në ciklin e tretë të studimeve. Konferenca, siç bëhet e ditur në kumtesën e Universitetit të Tetovës (UT), realizohet me qëllim që, mentorët dhe anëtarët e komisioneve në fakultetet përkatëse ta përcjellin punën dhe arritjet e deritanishme të kandidatëve në fushën shkencore – hulumtuese. Komisionet përkatëse u përfaqësuan nga Prof. Dr. Vullnet Ameti, në cilësinë e anëtarit të Komisionit universitar të studimeve të doktoraturës, ndërsa nga Fakulteti Pedagogjik morën…
Author: almakos
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në lidhje me furnzimin e automobilit luksoz “audi”, njoftuan nga PTHP NKOK në brifingun e sotëm me gazetarë. Sipas prokurores e cila vepron në këtë rast, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka mbërritur pak më vonë, ndërsa procedura parahetimore ishte mundimshme. “Është ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos, me nismë të KSHPK-së, e cila mbërriti pak më vonë. Procedura parahetimore ishte e mundimshme dhe përfundimisht grumbulluam mjaftueshëm dëshmi. Aktakuza ka të bëjë me ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ lidhur…
Premtime për punë të shpejtë efikase, investim mega kapital dhe model bashkëkohor. Kështu u zotuan institucionet kompetente për ndërtimin e Korridorit 8, i cili nisi përfundimisht punimet pas shumë paralajmërimeve. Sipas kryeministrit teknik Talat Xhaferit, Korridori 8 është projekti më i madh në 30 vitet e fundit, pjesë e cilit është edhe Korridori 10 D. Premton se do të përfundoj në fund të vitit 2027. Talat Xhaferi, kryeministër teknik “Punimet do të zgjasin deri në vitin 2027, në fund të këtij viti. Ne supozojmë që do të kryhen në afatin e paraparë me kontratën, duke pasur parasysh faktin që punëmarrësit…
Presidenti aktual Stevo Pendarovski, zyrtarisht konfirmoi se do të rikandidoj për të parin e shtetit. Në fundjavë pritet që edhe LSDM zyrtarisht ta mbështes Pendarovskin për garën e mandatit të tij të dytë. Në arsyet se përse ka vendosur të rikandidoj, presidenti thotë se mandati i tij nuk ka pasur asnjë gabim strategjik, asnjë aferë korruptive dhe asnjë rast nepotizmi. Pret që në mandatin e tij eventual, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Stevo Pendarovski, president “Të dielën do të jem në Kongresin e LSDM-së, vetëm në atë pjesë ku do ju falënderoj për mbështetjen. Të hënën do…
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %. Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa të lirave 9 518. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %. Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve…
Komuna e Tetovës shpërblen me tenderë milionëshe kompanitë e familjes Bajrami që janë të afër me udhëheqësinë komunale dhe Lëvizjen Besa. Kështu kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në lidhje me rastin për tenderët milionësh të Komunës së Tetovës ndaj tre kompanive: Eko-Peu, Ereu-Trans dhe Mujo Bajrami.Ja dhe komunikata e plotë:“Miliona euro nga buxheti i Komunës së Tetovës janë derdhur në llogaritë e 3 firmave në pronësi të një familje, pra bëhet fjalë për kompanitë, Eko Peu, Ereu Trans dhe Mujo Ba. Këto firma, kanë marr tenderë ekskluzivisht nga Komuna e Tetovës dhe nga asnjë institucion tjetër.Pra burim…
Gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet deri minus një, ndërsa ajo maksimalja gjatë ditës do të arrijë 20 gradë. Nën ndikimin e valës së re të lagësht pasditen e së hënës dhe të martën do të mbajë mot i vranët dhe në disa vende me reshje shiu. Në vend të kësaj, reshjet do të jenë të bollshme, me karakter të rrëmbyeshëm dhe me shfaqje të bubullima të rralla. Temperatura do të ulet të martën dhe reshjet në male do të jenë kryesisht bore, njofton DPHM-ja. MARKETING
Sot (01.03.2024) në orën 04:00 në fshatin Senokos, komuna e Dollnenit, policët nga DPB e Prilepit kanë ndaluar një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.Përkatësisht, me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në DPB Prilep është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep, një person është konstatuar me lëndime, më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur nga Prilepi. MARKETING
Një djalë 14 vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 është gjetur pa shenja jete me plagë të shumta thikë dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme. “Në orën 19:35 morëm thirrje për ndërhyrje në bulevard. Konstatuam se personi kishte më shumë gjakderdhje të jashtme, nuk jepte asnjë shenjë jete. Ishte transferuar në repartin e anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e qytetit, por të gjitha përpjekjet për reanimim…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë në të cilin dy të mitur janë përleshur me thika në një hapësirë parkingu. “SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar në veprën penale “tentativë për vrasje”. Më 27.12.2023 në hapësirën e parkingut në Çair, i denoncuari me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër”, thuhet në kumtesën e MPB-së. MARKETING
Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar edhe rasti “Tenderët” i prokurorisë speciale publike, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia.“Është pranuar ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”. Përndryshe, vitin e kaluar në maj, Kamçeska me aktgjykim të…
Masa për çmimin e garantuar të bukës, qumështit, kosit, makaronave, disa produkteve të mishit, si dhe pijeve freskuese dhe birrës nuk do të zbatohet nga një marsi. Sot skadon edhe afati për vendimin e qeverisë, me të cilin u ul taksat e importit për perimet. Ministria e Ekonomisë ka deklaruar tashmë se masa e çmimit të garantuar nuk do të zgjatet sepse pret që ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili pas procedurës së shkurtuar është në procedurë parlamentare dhe ka kaluar fazën e parë në komisione, të vendosë rregull në konkurrencën e pandershme në tregti dhe të çojë…

