Darko Kaeski nga LSDM ka mbajtur konferencë për media para stacionit policor ku po mbahet Saliu duke kërkuar lirimin e tij. “DPMNE e ktheu VMRO-MVRO-në në mënyrën më të turpshme, brutale duke arrestuar gazetarin Furkan Saliu.LSDM e dënon këtë akt jodemokratik dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.Është e qartë për të gjithë se kjo është fyerje për heshtje dhe frikësim, pasi gazetari publikoi një aferë të lidhur drejtpërdrejt me DPMNE-në.Në krye të SPB Shkup dhe EBR janë shefat e sapoemëruar nga Toshkovski.Kështu, zyrtarët e emëruar nga Toshkovski dhe DPMNE kanë lëshuar urdhër për arrestimin e gazetarit Saliu.Ky është një…
Author: almakos
Për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, ka reaguar edhe kreytari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi.Ai thotë se gazetari Saliu sot ishte viktimë e nacionalizmit maqedonas.“Akoma pa filluar fushata zgjedhore, nacionalizmi maqedonas po vjen në shprehje nëpërmjet ministrisë së VMRO-së, parti kjo e cila në të kaluarën burgosi gazetarë, mbylli mediume me të vetmin qëllim, mbjelljen e frikës ndaj gazetarëve dhe heshtjes së fjalës së lirë.Ky veprim cilësohet si sulm brutal ndaj fjalës së lirë, dhe jo vetëm, por sulm edhe ndaj shqiptarëve me preteks të nxitjes së tensioneve ndëretnike në vend.Ftojmë faktorët ndërkombëtar që të ndërhyjnë sa më shpejtë dhe…
Në portalin e tij, (PortalX) Furkan Saliu ka reaguar për situatën e krijuar lidhur me arrestimin e tij. Ai thotë se ende është në stacion policor, ndërsa siguron se nuk ka sulmuar asnjë polic, raporton SHENJA. Ja dhe statusi i tij I plotë: Përshëndetje, Jam Furkan Saliu. Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë. Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me versionin e tyre rreth arrestimit të gazetari Furkan Saliu. Sipas MPB-së, përveç Saliut, janë arrestuar dy persona të tjerë, të cilët sipas tyre dyshohet se kanë sulmuar policinë. Nga MPB shtojnë se në veturën nën pronësi të Saliut është gjetur një armë. “Sot (04.07.2024) rreth orës 17:00 në stadiumin e futbollit në fshatin Konjare e Mesme, gjatë ndeshjes së futbollit mes K.F. “Konjare” dhe K.F. “Kumanova”, rreth njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes, është tentuar që publiku vendas të përleshet me lojtarët mysafirë. Përpjekja u pengua nga ana e shërbimeve dhe…
Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai shkruan se liria e shprehjes është e pakontestueshme dhe se asnjë gazetarë nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij.“Liria e shprehjes është e drejtë e pakontestueshme dhe asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij profesional për të njohur publikun me të vërtetën.Kërkojmë urgjentisht lirimin e gazetarit Furkan Saliu, ndërsa arrestimin e tij e konsiderojmë si sulm brutal ndaj fjalës së lirë dhe pengim i gazetarisë hulumtuese.Gjithçka mund të ndalni, po ama fjalën e lirë kurrë”, ka…
Gazetari Furkan Saliu është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë, njofton PortaliX. Sipas raportimit të PortaliX, ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – K.F. Kumanova, ndeshje në kuadër të Ligës së Tretë të vendit. “PortaliX konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe tentim qyqar për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX”, thuhet në reagimin e PortaliX, portal ku është bashkëthemelues edhe Saliu. MARKETING
Rreth mesnate, në Shkup u dogj billbordi i kandidatit për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravarit. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët njoftuan se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri. MPB “Më datë 07.04.2024 në ora 01:15 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit ‘Ilinden’ dhe ‘Ruzveltova’ i është djegur billbordi i njërit prej kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është shuar nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”. I pyetur për ta…
Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që miratoi zyrtarisht Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, kjo u bë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm përpara për forcimin e përkushtimit për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Demiri shton se angazhohen për përmirësimin e kushteve të objekteve shëndetësore publike. Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë “Ne jemi të fokusuar në forcimin e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve. Gjashtë barna të reja për sëmundje të rralla u prezantuan vitin…
Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova fushatën zgjedhore e vazhdoi në Kavadar. Ajo u sugjeroi qytetarëve të mos besojnë në fjalë, por vetëm në vepra, sepse siç tha kundërshtarët e saj janë të frikësuar para këtyre zgjedhjeve. Ndërsa u zotua se do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë presidenti i deritashëm, mes tjerash afrim me qytetarët përmes zyrave popullore. Sipas saj, imazhi i shtetit është imazhi i presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ambasadorëve, kryetarit të Gjykatës supreme apo kushtetueses.“Mendoj se është momenti i fundit për të bërë diçka për të rikthyer krenarinë, ndërsa ne kemi shumë…
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me planin që OSBE e kishte hartuar për sh’tensionimin e situatës në veri. Kryeziu përmes një postimi në Facebook thotë se e ka kuptuar që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë Osmani.“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi”, ka shkruar ai. Tutje, ai ka folur…
Nëse ma jepni besimin edhe për mandatin e dytë do të vazhdoj nëpër të njëjtën rrugë t’ju respektoj të gjithëve dhe potencialin, talentin, njohuritë dhe përvojën e kujtdo ta përdor për të mirën e shtetit. Kështu u zotua nga Kërçova kandidati për President nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë do të jetë detyra e tij më e lartë në emër të popullit nëse përsëri e fiton besimin e qytetarëve.“Të gjithë ata që hyjnë në krim madje edhe nëse janë shokët e mi më të mirë, të afërmit e mi më…
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ka dënuar aktin e djegies e bilbordit të Arben Taravarit, ndërsa ka mohuar çfarëdolloj përfshirje të tyre.Osmani, mes tjerash, shkruan SHENJA, i bëri thirrje opozitës të ndalojë me fushatën e zezë dhe të tregojnë se çfarë u ofrojnë qytetarëve.“Refuzojë çfarëdolloj përfshirje të BDI-së. Nëse dikush është duke zhvilluar fushatë pozitive, nëse dikush është duke zhvilluar fushatë konstruktive ata jemi ne. Unë dënojë akte të tilla. I bëj thirrje opozitës të ndalojë me fushatën e zezë për shkak se nuk ju shërben, nuk ju ndihmon. Askush në historinë e pluralizmit politik, nuk ka fituar zgjedhje…

